LIVE UPDATES
Bota

"Pika të nxehta dhe mënyra të reja!" Analiza: Udhëheqësit e BE-së përpëliten për emigrimin

Takimi është i fundit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor, si dhe zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për anëtarësimin në BE në Moldavi, më 20 tetor, dhe zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, më 26 tetor.

15 Tetor 2024, 11:59 Nga M.B
"Pika të nxehta dhe mënyra të reja!" Analiza:
Foto ilustruese

BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel më 17 dhe 18 tetor për samitin e tyre të rregullt të vjeshtës. Takimi është i fundit para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që do të mbahen në nëntor, si dhe zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për anëtarësimin në BE në Moldavi, më 20 tetor, dhe zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, më 26 tetor.

Në Bruksel, bisedimet për Ukrainën do të jenë kryesoret, edhe pse priten pak vendime. Çështje e nxehtë pritet të jetë debati për migracionin, i cili mund të ketë pasoja për disa vende që shpresojnë t’i bashkohen një ditë BE-së. Draft-konkluzionet e samitit, që i pa Radio Evropa e Lirë, përfshijnë pak të reja për Ukrainën.

Përveçse përmendet një lloj “samiti i paqes”, që do të mbahej deri në fund të vitit, duke përfshirë potencialisht edhe pjesëmarrjen ruse, në tekstin e konkluzioneve thuhet, thjesht, se “Këshilli Evropian thekson se nuk mund të ndërmerret ndonjë iniciativë për Ukrainën pa Ukrainën”.

Draft-dokumenti lë të kuptohet se nuk do të ketë sanksione të reja kundër Rusisë dhe se, në vend të tyre, udhëheqësit, në fund të samitit, do të theksojnë nevojën për “zbatim të plotë dhe efektiv të sanksioneve dhe për masa të mëtejshme për të luftuar shmangien e tyre, përfshirë edhe përmes vendeve të treta”.

Për ndihmën ekonomike, ambasadorët e BE-së ranë dakord, javën e kaluar, për 35 miliardë euro të tjera ndihmë financiare për Kievin për vitin 2025, të cilat i morën nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë në BE. Megjithatë, BE-ja nuk u pajtua për zgjatjen e sanksioneve ndaj këtyre aseteve - nga gjashtë muaj në 36 muaj. Kjo zgjatje do t’u lejonte vendeve të tjera të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, të ofronin fonde gjithashtu.

Hungaria, aktualisht, është duke e bllokuar zgjatjen e sanksioneve dhe një vendim për këtë çështje ka të ngjarë që Brukseli të mos e marrë deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Në votimet e ardhshme në Moldavi, draft-konkluzionet e samitit nxjerrin në pah përpjekjet e Kremlinit për të ndikuar në proces, përmes manipulimeve dhe ndërhyrjeve në informacione. Ndonëse nuk mban anë publikisht, është e qartë se Brukseli shpreson që moldavët të votojnë për BE-në, si në referendum, ashtu edhe në zgjedhjet presidenciale.

Vetëm javën e kaluar, BE-ja vendosi për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për pesë persona, përfshirë Evghenia Gutulin, guvernatore proruse e rajonit autonom moldav të Gagauzisë. BE-ja sanksionoi edhe Evrazia-n, një OJQ me bazë në Rusi, e themeluar për t’i promovuar interesat ruse në Moldavi.

Për më tepër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, udhëtoi së voni në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinjev, ku prezantoi një paketë financiare për këtë vend, me vlerë prej 1.8 miliard eurosh, për tre vjetët e ardhshëm. Për Gjeorgjinë, disponimi është padyshim më i zymtë.

Draft-konkluzionet nxjerrin në dukje një “shqetësim serioz për kursin e veprimit në Gjeorgji, i cili bie ndesh me vlerat dhe parimet mbi të cilat është themeluar Bashkimi Evropian” dhe theksojnë se zhvillimet e fundit në Gjeorgji, rrezikojnë rrugën e vendit drejt BE-së dhe “de facto ndalojnë procesin e anëtarësimit”.

Miratimi i të ashtuquajturit “ligj për agjentët e huaj” dhe “ligjit anti-LGBT” në Gjeorgji e ka shtyrë BE-në t’i anulojë vizitat politike të nivelit të lartë në Tbilisi dhe t’i bllokojë disa fonde të dedikuara për vendin e Kaukazit Jugor. Brukseli nuk e përjashton mundësinë e miratimit të më shumë masave në të ardhmen, nëse Gjeorgjia devijon më tej nga demokracia.

Por, diskutimi më intensiv në samitin dyditor të kësaj jave pritet të përqendrohet rreth migrimit. Rreshti më i diskutueshëm në draft-konkluzione ka të bëjë me “mënyrat e reja për të parandaluar dhe luftuar migrimin e parregullt... në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

Kjo është diçka si vazhdimësi e një letre të shkruar nga 15 shtete anëtare të BE-së - drejtuar Komisionit Evropian në qershor - në të cilën theksohej nevoja për partneritete të ndryshme me vendet joanëtare të BE-së. Kjo mund të nënkuptojë pagesën e vendeve si Tunizia dhe Turqia, për t’i parandaluar migrantët që të arrijnë në BE, ose skema të tjera, të tilla si ajo që po zhvillohet midis Italisë dhe Shqipërisë - ku Roma po ndërton kampe për të strehuar deri në 40.000 migrantë në vit, që kapen në det.

Ideja e krijimit të këtyre “pikave të nxehta të jashtme” jashtë BE-së, ku autoritetet do t’i shqyrtojnë kërkesat e azilkërkuesve përpara se të hyjnë në BE, po fiton terren. Qëndrimet më të ashpra ndaj migracionit vijnë disa javë pasi Gjermania vendosi kontrolle në të gjithë kufijtë e saj. Kjo pasoi një sulm në perëndim të Gjermanisë në verë, kur një azilkërkues i dështuar vrau tre persona.

Qëndrimet e tilla vijnë, gjithashtu, pasi partitë kundër imigracionit dolën të parat në zgjedhjet parlamentare në Austri, më 29 shtator, dhe qëndrojnë mirë në sondazhet e fundit në Republikën Çeke dhe në Gjermani. Vlen të theksohet se edhe Qeveria franceze, e formuar së voni, është e varur nga Tubimi Kombëtar i partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Penit, dhe se forca të ngjashme politike janë duke drejtuar ose ndikuar qeveritë në shtete të tjera kryesore të BE-së, si Italia, Holanda dhe Suedia.

Është vetëm një numër i vogël i vendeve, veçanërisht Spanja, që ngurrojnë të miratojnë politika më kufizuese të BE-së për migracionin. Ndërsa samiti i BE-së nuk do të hyjë në detaje në lidhje me vendet e tjera që mund të luajnë një rol të ngjashëm si Shqipëria, sa u përket migrantëve, ka mundësi që vendeve të tjera kandidate për BE, për shembull atyre në Ballkanin Perëndimor, t’u kërkohet diçka e ngjashme./ REL

emigrimi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet