Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai po ashtu ka thënë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka “njoftuar për pushtimin” e institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe nga autoritetet e Kosovës, duke shtuar se roli i tij në Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, është të jetë “udhëheqës” dhe “megafon”.
“Rashiq po kontribuon në fushatën e përditshme antiserbe, e cila synon një Kosovë dhe Metohi të pastër etnikisht, pa serb, të cilët Kurti dëshiron t'i lërë pa spitale dhe shkolla, mjekësi dhe tekste shkollore dhe në këtë mënyrë të shkaktojë një katastrofë humanitare”, thuhet në reagimin e Petkoviqit lidhur me deklaratën që Rashiq dha për Radion Evropa e Lirë.
Mirëpo, në deklaratën e tij, Rashiq nuk ka “njoftuar” për pushtimin e spitaleve dhe shkollave që funksionojnë në zonat ku jetojnë serbët në Kosovë, dhe funksionojnë në bazë të sistemit serb. Por, ministri Rashiq ka deklaruar se duhet të planifikohen opsionet në mënyrë që të mos “befasohemi nga ajo që Beogradi fsheh nga ne”.
Ai po ashtu ka thënë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.
“Duhet të gjejmë hapësirë në ligjet e Kosovës, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mos pësojnë dëme”, ka thënë Rashiq për Radion Evropa e Lirë.
Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e tyre.
Përkundër kësaj, Kosova nuk e ka formuar Asociacionin dhe Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë institucionet e saj paralele. Por, nga fillimi i këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë filluar t’i mbyllin institucionet serbe, me arsyetimin se puna e tyre cenon rendin kushtetues të Kosovës.
Këto veprime janë kritikuar nga komuniteti serb dhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thotë se lëvizjet e tilla “të pakoordinuara” mund t’i rrisin tensionet në terren. Më 13 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet e Kosovës do të “pushtojnë” institucionet shëndetësore dhe arsimore. Paraprakisht, në fillim të shtatorit ai tha se Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi./ REL
Marshimi FRANCË- Qindra njerëz, kryesisht gra, dolën sot në rrugë në të gjithë Francën për të tregua...
Foto ilustruese RUSI- Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit të përdorë armët per...
Foto ilustruese KOSOVË- KFOR ka reaguar së fundmi në lidhje me zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një deklaratë&...
Matteo Salvini ROMË- Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë s&...
Foto ilustruese TURQI- Turqia po ndërmerr hapa për një rritje masive të marinës së saj për ta bërë atë nj...
Millosh Vuçeviç SERBI- Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, ...
KOSOVË- Deputetja konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Alicia Kearns, ka reaguar së fundmi në lidhje me deklaratat e president...
Foto ilustruese SHBA- Në këtë sezon zgjedhjesh është politizuar edhe të qenit prind. Ndërsa niveli i lindjeve në Sh...
Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Keir Starmer kanë mbajtur ditën e sotme një deklar...
Foto ilustruese RUSI- Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa të dyja palët...