LIVE UPDATES
Bota

Pesë gjëra që do të veçojnë vitin 2025

Në ditët pas fitores së tij bindëse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump emëroi disa prej të propozuarve të tij për të formuar kabinetin e tij të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, para inaugurimit të tij më 20 janar.

1 Janar 2025, 13:58 Nga I.A

Pesë gjëra që do të veçojnë vitin 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit...

Këto janë pesë gjëra që do ta veçojnë 2025-shin:

Trump 2.0

Në ditët pas fitores së tij bindëse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump emëroi disa prej të propozuarve të tij për të formuar kabinetin e tij të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, para inaugurimit të tij më 20 janar.

Me një listë që përfshin skeptikun e vaksinave, Robert F. Kennedy Jr si sekretar të Shëndetësisë, dhe Elon Muskun si bashkëdrejtues të një departamenti të efikasitetit qeveritar, ka shqetësime se çfarë mund të nënkuptojë një mandat i dytë i Trumpit për SHBA-në dhe për botën.

Ceremonia e betimit të tij para ndërtesës së Kongresit amerikan në Uashington nënkupton kalimin e pishtarit nga Joe Biden, 82-vjeçar, te Trumpi, i cili është dy vjet më i ri se paraardhësi i tij, por do të bëhej presidenti më i vjetër amerikan në histori në fund të mandatit të tij katërvjeçar.

Klima

A mund të jetë 2025-shi viti kur emetimet tona të gazrave serrë do të ndalin rritjet e tyre të vazhdueshme nëpër botë?

Hulumtuesit po shohin shenja nga ndotësi më i madh në botë, Kina, përgjegjëse për 30 për qind të emetimeve globale, ku emetimet e dyoksidit të karbonit parashihet të rriten fare pak këtë vit. Glen Peters, nga Global Carbon Project, thotë se CO2 i emetuar nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit nëpër botë mund të arrijë kulmin në disa vitet e ardhshme.

Kjo ndotje nga karboni është nxitësja kryesore e ndryshimeve gjithnjë e më të rrezikshme klimatike. Por, edhe nëse rritja arrin kulmin, Ignacio Arroniz Velasco, nga qendra analitike E3G, thotë se vendet nuk mund t’ia lejojnë vetes të “relaksohen”, por duhet të zvogëlojnë shpejt emetimet e tyre për të arritur neutralitet karboni.

Futboll pafund

A mund të teprohet e mira? Më 2025, çështja e futbollit të tepërt dhe e stërlodhjes së futbollistëve pritet të dominojë mes një kalendari të stërmbushur. Kupa e Botës për Klube, e zgjeruar me 32 pjesëmarrës, do t’i presë lojtarët në verë, kur ata zakonisht pushojnë nga ligat shtetërore.

Ajo do të mbahet pas një sezoni veçanërisht të ngarkuar, ku edhe Liga e Kampionëve, gara kryesore evropiane e klubeve, është zgjeruar në një format të ri. E gjithë kjo është pjesë e një trendi në futboll për të shtuar numrin e ndeshjeve të nivelit të lartë – Kupa e ardhshme e Botës më 2026 do të presë edhe 16 shtete shtesë, gjë që do ta rrisë numrin e ndeshjeve nga 64 në 104.

Edhe Arabia Saudite do të tërheqë vëmendje, teksa organizatorja e Kupës së Botës 2034 po fut më shumë para në lojë, me pasoja të mundshme transformuese. Kundërthënie të tjera që pritet të shkaktojnë shkëndija përfshijnë përdorimin vazhdueshëm të teknologjisë VAR, e dashur dhe e urryer njëkohësisht nga lojtarët, tifozët dhe analistët.

Kumbh Mela

Grumbullimi më i madh i njerëzimit në planet do të ndodhë nga 13 janari deri në fund të shkurtit, kur dhjetëra miliona do të mbulohen me petale trëndafilash dhe hi të shenjtë në një festival të jashtëzakonshëm hindu në brigjet e shenjta të lumenjve të Indisë.

I klasifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) si trashëgimi kulturore botërore, megafestivali i njohur si Kumbh Mela mbahet çdo tre vjet. Ai do të mbahet ndërmjet katër vendeve të shenjta, në ujërat e lumenjve Gang dhe Jamuna, të cilët konsiderohen ndër më të shenjtit e hinduizmit.

Më 2025, festivali do të zhvillohet në qytetin Prajagraj. Herën e fundit kur festivali u mbajt atje, më 2013, ai tërhoqi 120 milionë njerëz.

Kthimi i Oasis dhe BTS

Në njërën anë, djemtë e këqij të Britpop-it, në anën tjetër fytyrat e njoma të dashura të K-Popit. Edhe Oasis, edhe BTS pritet të kthehen në skenë më 2025, për t’i kënaqur admiruesit e tyre, pas pauzave për arsye shumë të ndryshme. I udhëhequr nga vëllezërit Gallagher, Liam dhe Noel, Oasis do të kthehet pasi një konflikt më 2009 – njëri nga shumë të tillë – çoi në ndarjen 15-vjeçare të grupit.

Bendi prapa “Wonderwall” dhe “Champagne Supernova”, këngë që u bënë si himne në vitet ’90, do të nisen në turne botëror, që do të fillojë në Britani, për të vazhduar drejt Amerikës Veriore dhe asaj Jugore. Në nxitimin fillestar për të blerë bileta nga faqet zyrtare, shumë admirues që nuk arritën t’i siguronin ato kërkuan burime alternative – duke çuar në mashtrime të shumta me bileta.

Krejt ndryshe do të jetë në Korenë e Jugut, ku bendi BTS premton të ribashkohet në qershor, pasi anëtarët e tij të kryejnë shërbimin e obligueshëm ushtarak. Është kthimi që miliona admirues dhe një industri e tërë prej miliarda dollarësh po e pret me padurim. Ekspertët thonë se kthimi i megayjeve në skenë dhe në jetën publike mund të rrisë popullaritetin e kulturës koreanojugore në botë./REL

viti i ri 2025

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale