LIVE UPDATES
Bota

Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildishtë

Në adresimin vjetor, presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, ka thënë se ky vendim është reflektim i modernizimit të forcave të armatosura të shtetit.

1 Janar 2025, 12:27 Nga I.A

Trupat ushtarake franceze do të largohen nga Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se trupat ushtarake franceze do të tërhiqen nga ky shtet i Afrikës Perëndimore, duke zvogëluar kështu ndikimin ushtarak të ish-fuqisë koloniale në rajon. Në adresimin vjetor, presidenti i Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara, ka thënë se ky vendim është reflektim i modernizimit të forcave të armatosura të shtetit.

Ndaras, Senegali, i cili muajin e kaluar ka bërë të ditur se Franca do t’i mbyllë bazat ushtarake në territorin e tij, ka konfirmuar se tërheqja do të kompletohet në fund të vitit 2025. Në Bregun e Fildishtë është i pranishëm kontingjenti më i madh i trupave ushtarake franceze në Afrikën Perëndimore. Aty janë rreth 600 ushtarë, ndërsa 350 të tjerë në Senegal.

“Kemi marrë vendim në mënyrë të bashkërenduar për tërheqje të forcave franceze nga Bregu i Fildishtë”, ka thënë presidenti Ouattara.

Ai ka thënë se një batalion ushtarak, që drejtohet nga ushtria franceze, do t’iu dorëzohet trupave vendore.

Franca, rregulli kolonial i së cilës ka përfunduar në vitet '60 në rajonin e Afrikës Perëndimore, veçse i ka tërhequr ushtarët nga Mali, Burkina Faso dhe Nigeri, pas puçeve ushtarake në këto shtete, dhe rritjes së sentimentit kundër Francës. Këto tri vende i kanë forcuar lidhjet me Rusinë, prej kur i kanë dëbuar trupat ushtarake prej rajoneve të tyre.

Qeveria e Çadit – aleat kyç i Perëndimit në luftën kundër militantëve islamikë në rajon – i ka dhënë fund papritur bashkëpunimit me Francën në nëntor. Ka sinjale se Franca ka më pak se 2.000 trupa në Xhibuti dhe Gabon. Vëzhguesit politikë besojnë se Franca është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të rikthyer ndikimin politik dhe ushtarak në Afrikë.

Për më shumë se tri dekada pas pavarësimit nga Franca, Bregu i Fildishtë është njohur për harmoninë fetare dhe etnike, si dhe ekonominë e zhvilluar mirë. Megjithatë, një rebelim i armatosur më 2002 e ka ndarë shtetin në dysh. Pavarësisht jostabilitetit aktual, Bregu i Fildishtë është eksportuesi më i madh i kokrrave të kakaos, dhe qytetarët e vet gëzojnë të hyra më të mira, në krahasim me vendet tjera në rajon./REL

Sondazh

Poll
Bota 1 Janar 2025, 09:58 I.A

VIDEO/ Si e festoi bota ardhjen e vitit 2025

Festimet Bota festoi ardhjen e vitit 2025 me shfaqje spektakolare të fishekzjarreve dhe gala. Zelanda e Re dhe Australia ishin disa nga vendet e para ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale