LIVE UPDATES
Bota

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Më shumë se tre vjet lufte të Rusisë ndaj Ukrainës, katalogu i mizorive të pretenduara, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, vazhdon të zgjerohet. Nuk ka asnjë garanci se të dhënat për krimet e pretenduara do të arrijnë ndonjëherë brenda një salle gjyqi në Kiev, në Hagë, apo kudo tjetër.

5 Mars 2025, 16:42 Nga N.F
Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia
Foto ilustruese

RUSI- Trupa të shtrirë në rrugët e Buçës. Dyshime për vrasjen e të burgosurve të luftës, trupat e të cilëve iu dorëzuan autoriteteve ukrainase. Gjaku i derdhur i udhëtarëve civilë në një stacion treni, të vrarë nga një raketë balistike. Fëmijë ukrainas të birësuar nga familje ruse pa dijeninë e prindërve të tyre.

Më shumë se tre vjet lufte të Rusisë ndaj Ukrainës, katalogu i mizorive të pretenduara, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, vazhdon të zgjerohet. Nuk ka asnjë garanci se të dhënat për krimet e pretenduara do të arrijnë ndonjëherë brenda një salle gjyqi në Kiev, në Hagë, apo kudo tjetër. Komandantët rusë nuk shfaqin asnjë prirje për t’i hetuar akuzat; Kremlini madje ka nderuar njësi ushtarake të akuzuara për disa nga krimet më të rënda.

Dhe, Gjykata Ndërkombëtare Penale - e shpërfillur nga Rusia dhe e kritikuar ashpër nga Uashingtoni - po has gjithnjë e më shumë pengesa. Megjithatë, hetuesit ukrainas dhe mbështetësit perëndimorë po punojnë për të mbledhur prova dhe për të përpiluar raste të besueshme penale. Më shumë se 153.000 raste janë hapur në një formë ose tjetër.

“Për ne, është vetëm çështje kohe para se ata të përballen me drejtësinë”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it, Yuriy Byelousov, hetues për krime lufte në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

“Shembujt historikë tregojnë se mund të nevojiten vite, por këto raste nuk do të harrohen”, shtoi ai.

Ja pesë nga rastet më të rënda: Rasti i parë nga dy sa janë iniciuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale vë në shënjestër atë që zyrtarët e kanë quajtur si fushatë sistematike e nivelit të lartë, për t’i larguar fëmijët ukrainas nga territoret e pushtuara dhe për t’i çuar ata në Rusi.

Në njoftimin e saj më 17 mars 2023, gjykata tha se kishte lëshuar fletarrestim për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe për zyrtaren kryesore të Kremlinit për çështjet e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për "krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të [fëmijëve] dhe transferimin e paligjshëm të [fëmijëve]".

Sipas autoriteteve ukrainase, gati 20.000 fëmijë janë zhdukur, ose besohet se ndodhen në paraburgim në Rusi. Aktivistët për të drejtat e njeriut, gazetarët dhe hetuesit ukrainas kanë dokumentuar një fushatë të gjerë, ku fëmijët ukrainas janë marrë nga territoret e pushtuara ukrainase.

Zyrtarët rusë shpesh e kanë paraqitur përpjekjet e tyre si gjest humanitar, duke strehuar, ushqyer ose mbrojtur fëmijët nga lufta apo nga dështimi i shërbimeve në rajonet e pushtuara. Megjithatë, në shumë raste, autoritetet ruse kanë bërë pak për t’i identifikuar prindërit, të afërmit ose kujdestarët ligjorë të fëmijëve ukrainas.

Për më tepër, sipas hetuesve, autoritetet ruse janë përfshirë në një "program sistematik të birësimit dhe strehimit të detyruar". Në disa raste, fëmijët ukrainas janë dërguar në kampe verore pushimi në Bjellorusi, ku janë ekspozuar ndaj arsimit dhe propagandës proruse.

Në javët e para të pushtimit, forcat ruse u përballën me një qëndresë të ashpër nga forcat ukrainase, veçanërisht në veri të kryeqytetit, Kiev. Nga fundi i marsit, komandantët i urdhëruan njësitë të tërhiqeshin dhe të rigrupoheshin.

Pas tërheqjes së tyre, zyrtarët ukrainas dhe gazetarët gjetën qindra civilë të vrarë në qytetin Buça, të ekzekutuar me armë zjarri, disa me duar të lidhura, trupat e të cilëve ishin hedhur në rrugica ose bodrume. Në Irpinin e afërt, autoritetet gjetën dhjetëra varre të porsahapura, ku ishin varrosur trupat e banorëve vendas, shumë prej tyre me plagë nga armët e zjarrit.

Pamjet nga Buça dhe Irpini tronditën botën, i dështuan bisedimet për armëpushim midis Kievit dhe Moskës, nxorën në pah kritika të ashpra kundër Moskës dhe forcuan mbështetjen për Ukrainën. Sipas ekspertëve të pavarur, provat tregonin qartë se kishte krime lufte. Më vonë, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash për komandantin e një regjimenti sulmi ajror që ishte dislokuar në Buça, duke cituar "vrasje jashtëgjyqësore".

Zyrtarët ukrainas thanë se kanë ngritur akuza penale kundër 21 ushtarëve rusë për krime të dyshuara lufte në Buça. Disa javë pasi pamjet u bënë publike, Putin nënshkroi një dekret duke nderuar njësi nga Brigada e 64-të e Veçantë e Këmbësorisë së Motorizuar, e cila kishte pushtuar Buçën dhe rajonin përreth.

Rusia rikalibroi planet e saj të pushtimit pas pengesave fillestare. Njeriu që mori komandën, gjenerali Sergei Surovikin, urdhëroi sulme ajrore dhe raketore në shkallë të gjerë, duke shënjestruar jo vetëm objektivat ushtarake ukrainase, por edhe infrastrukturën civile.

Surovikin u shkarkua nga komanda pas kryengritjes së dështuar të udhëheqësit të grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin. Megjithatë, strategjia vazhdoi. Duke përdorur raketa lundruese të lëshuara nga ajri dhe deti, dronë kamikazë dhe armë të tjera, Rusia ka goditur infrastrukturën ukrainase në atë që zyrtarët e përshkruajnë si përpjekje të qëllimshme për ta demoralizuar dhe lodhur popullsinë. Rrjeti elektrik është goditur vazhdimisht në përpjekje për t’i mërdhirë ukrainasit gjatë muajve të dimrit.

Marsin e kaluar, gjykata e Hagës lëshoi përsëri fletarrestime kundër zyrtarëve rusë, ndaj gjeneralit Sergei Kobylash dhe admiralit Viktor Sokolov – duke i akuzuar ata për krime lufte si udhëheqës të fushatës ajrore që kishte në shënjestër termocentralet dhe nënstacionet.

Në përgjithësi, e drejta ndërkombëtare - kuadri ligjor që rregullon krimet e luftës dhe shkeljet e ngjashme - ia ndalon ushtrisë t’i godasë objektiva civile, përveç rasteve kur ka një arsye të ligjshme ushtarake. Për shembull, nëse një njësi ushtarake fshihet në një termocentral, ai objektiv mund të sulmohet.

Në fund të dhjetorit 2022, Oleksandr Matsiyevskiy, një ushtar i Brigadës së 119-të të Pavarur të Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, humbi kontaktet gjatë luftës për të mbrojtur qytetin e Bahmutit nga përparimi i forcave ruse.

Tre muaj më vonë u shfaq një video 12 sekondëshe në kanalet ruse të Telegramit, ku Matsiyevskiy shihej i lodhur, duke tymosur një cigare ndërsa përballej me ushtarët rusë. Derisa ushtarët rusë e incizonin dhe e tallnin, Matsiyevskiy brohoriti “Lavdi për Ukrainën”. Matsiyevskiy u mallkua nga ushtari rus dhe u vra me armë zjarri.

Matsiyevskiy u shpall hero kombëtar. Sipas ekspertëve, me shumë mundësi, edhe ai ishte viktimë e një krimi lufte. E drejta ndërkombëtare ndalon ekzekutimet e shpejta të të burgosurve të luftës, të cilët janë të mbrojtur nga Konventat e Gjenevës, traktati ndërkombëtar i nënshkruar nga të dyja shtetet, Rusia dhe Ukraina.

Sipas Kombet e Bashkuara, të paktën 71 të burgosur ukrainas të luftës janë ekzekutuar nga forcat ruse ose ato të lidhura me Rusinë që nga shkurti i vitit 2022, dhe të paktën 21 të tjerë kanë vdekur në paraburgim rus. Po ashtu, qindra të tjerë kanë raportuar tortura dhe dhunë seksuale.

As Ukraina nuk është bash e pafajshme, sipas OKB-së, misioni vëzhgues i së cilës raportoi për ekzekutimin e 26 të burgosurve rusë të luftës në vitet 2022 dhe 2023. Qindra të burgosur rusë kanë raportuar gjithashtu për tortura dhe keqtrajtim nga ukrainas.

Në mëngjesin e 8 prillit të vitit 2022, qindra njerëz po prisnin në stacionin hekurudhor në qytetin e Donbasit, Kramatorsk, kur stacioni u godit nga një raketë, e cila më vonë u identifikua si raketë balistike “Tochka-U”, e pajisur me municione klaster.

Të paktën 58 persona u vranë në shpërthim dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën. Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve ukrainas që nga fillimi i pushtimit të plotë. Megjithëse si forcat ukrainase, ashtu edhe ato ruse dispononin sisteme “Tochka-U” në arsenalet e tyre, shumica e provave treguan se raketa u hodh nga forcat ruse. Autoritetet ruse e mohuan përgjegjësinë dhe pretenduan se forcat e tyre nuk kishin përdorur këtë sistem.

Siç ndodh me termocentralet, e drejta ndërkombëtare ndalon sulmet e qëllimshme ndaj civilëve ose infrastrukturës civile. Ajo gjithashtu kërkon që komandantët ushtarakë të bëjnë përpjekje të qëllimshme për ta shmangur shënjestrimin e këtyre lokacioneve.

Ky incident nuk ishte i vetmi në të cilin u dëmtuan ose u shkatërruan objekte civile me viktima. Në korrik të vitit 2024, një spital për fëmijë në Kiev, Ohmatdyt, u dëmtua rëndë nga një sulm me raketa ruse, megjithatë nuk ishte e qartë nëse spitali ishte shënjestruar e qëllimshme.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë thënë se rrethimi i Mariupolit nga Rusia – qyteti port në Detin e Azovit –mes shkurtit dhe majit të vitit 2022 gjithashtu përbën krim lufte, sepse mijëra civilë u vranë ose plagosën, dhe qindra mijëra u bllokuan për javë të tëra pa ujë dhe rrymë.

Kombet e Bashkuara kanë thanë se më shumë se 12.600 civilë janë vrarë që nga shkurti i vitit 2022. Numri i viktimave civile u rrit ndjeshëm vitin e kaluar krahasuar me vitin 2023. Byelousov, zyrtari ukrainas për krimet e luftës, tha se hetuesit shpesh përballeshin me një tjetër kërcënim, që mund të kategorizohej si krim lufte:

“Forcat ruse përdorin shpesh sulme 'e dyfishta'; ata sulmojnë një lokacion, presin 30-40 minuta që të arrijnë shpëtimtarët, policia dhe prokurorët, dhe pastaj godasin përsëri”, tha ai për REL-in.

“Ne tashmë kemi humbur hetues në këto sulme sekondare, dhe të tjerë janë plagosur ndërsa dokumentonin krime lufte”, shtoi ai./ REL

rusia ukraine

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion