LIVE UPDATES
Bota

Përse fitoi sërish partia e Vuçiqit në zgjedhjet e Serbisë?

Sërish partia e 53-vjeçarit u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të dielën (17 dhjetor 2023) dhe mund të sundojë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër. 

18 Dhjetor 2023, 16:11 Nga h.k
Përse fitoi sërish partia e Vuçiqit në zgjedhjet e
Aleksander Vuçiç

BEOGRAD-Filip Svarm, kryeredaktor i revistës serbe "Vreme" është i frustruar me rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Tani vjen një raund i ri i  "pushtetit pa limit të SNS", thotë ai për DW. Pas shkurtesës SNS qëndron partia progresive e Aleksandar Vuçiqit, Srpska Napredna Stranka. Sërish partia e 53-vjeçarit u bë forca më e madhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të dielën (17 dhjetor 2023) dhe mund të sundojë pa ndihmën e ndonjë partie tjetër. 

Opozita në vendin e dytë

Me gjithë dominimin e madh të Vuçiqit, aleanca opozitare pro-evropiane, "Serbia kundër dhunës", e përbërë nga 15 parti nga e majta, të gjelbrit e deri te qendra e djathtë, pati një sukses të respektueshëm. Opozita pro-evropiane arriti së paku të merrte 23 për qind, thotë politologu Dushan Milenkoviç në një intervistë për DW. Partitë civile demokratike kanë pasur gjithmonë një kohë të vështirë në Serbi. Ky rezultat duhet parë si një nga më të mirët në historinë e pluralizmit partiak, mendon ai.

Aleanca u formua në vazhdën e protestave masive kundër qeverisë që filluan pas dy sulmeve amok në shkolla në pranverën e këtij viti. Protestat dhe përshkallëzimi gjithnjë e më i dhunshëm në marrëdhëniet me Kosovën e shtynë Vuçiqin që të dilte në zgjedhje të parakohshme.

Akuza për manipulim zgjedhor

Siç pritej, vëzhguesit e zgjedhjeve dhe organizatat joqeveritare raportuan një sërë rastesh të dyshuara për manipulim zgjedhor. Mendohet se rreth 40,000 votues janë dërguar nga jashtë në Beograd dhe komuna të tjera për të votuar për SNS duke përdorur pasaporta false. Shumica prej tyre thuhet se kanë mbërritur me autokolona nga Republika Srpska, një republikë kjo e Federatës së Bosnje-Hercegovinës, e populluar kryesisht nga serbët etnikë. Serbët etnikë që jetojnë këtu janë boshnjakë - dhe nuk u lejohet të votojnë në zgjedhjet në Serbi. Opozita tashmë ka bërë një ankesë dhe tani po bën thirrje për protesta të hënën në mbrëmje (18 dhjetor 2023).

"Sistemi Vuçiq”

Suksesi i SNS mund të ketë të bëjë pothuajse tërësisht me vetë Vuçiqin. Shtatlarti prej dy metrash gjatësi, që e drejton Serbinë si autokrat, nuk ishte as kandidat. Megjithatë, vetëm ai vendosi tonin në fushatën zgjedhore. Lista e tij "Aleksandar Vuçiq - Serbia nuk duhet të qëndrojë në vend" u sugjeroi votuesve sikur nuk po votonin për parlamentin dhe komunat, por për vetë presidentin. Nuk është çudi, pra, që sipas sondazheve të organizatës joqeveritare CRTA, një në katër qytetarë në Serbi besonin se Vuçiq do të kandidonte vetë në zgjedhje. Rreth 60 për qind madje besonin se Vuçiç ishte kandidati kryesor për partinë e tij.

Pse SNS-ja e Vuçiqit dominon vendin? Shkaku është një kombinim i disa arsyeve. Njëra syresh është "Sistemi Vuçiq” sepse, pothuajse dhjetë për qind e të rriturve janë anëtarë të SNS. Vuçiqi preferon t'i shpërblejë mbështetësit e tij në parti dhe votat elektorale me diçka në këmbim - përfshirë vende pune ose para.

Për sa i përket politikës së brendshme, Vuçiq rregullisht shërben pjesë të elektoratit të tij me tone nacionaliste për çështjen e Kosovës. Dhe kështu përcjell në mënyrë retorike atë që duan të dëgjojnë nacionalistët serbë: "Kosova duhet të mbetet serbe" - një pikë kjo që përbën shqetësim për BE-në.

Serbia mes Rusisë dhe BE-së

Raporti i progresit për procesin e pranimit të Serbisë në BE është i dobët. Burrit të fortë nga Beogradi i pëlqen të duket antiperëndimor dhe  të shërbejë preferencat pro-ruse që priten mirë nga një pjesë e madhe e popullsisë. Megjithatë, Vuçiq, i cili ka qenë ministër që nga koha e Slobodan Millosheviçit, shihet si një garantues i stabilitetit dhe prandaj trajtohet me doreza të buta, edhe nga ana e BE-së: Vuçiq ruan miqësinë historike serbo-ruse dhe këtë BE e ka halë në sy, por kjo nuk e pengon BE-në që të tregohet bujare me Serbinë. Një lojë e rrezikshme.

Pikërisht për këtë paralajmëron një ish-ministër serb. Në ditën e zgjedhjeve, tabloidi më i madh gjerman Bild citoi Rade Bastan, dikur kryetar i departamentit të ekonomisë, me fjalët: "Putin po synon Ballkanin për të destabilizuar BE-në", tha Basta. "Putini është në tryezën e negociatave sa herë që Brukseli negocion Vuçiqin". Këshilla e tij për Brukselin dhe Berlinin: "Pranoni vendet e Ballkanit në BE sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të ndaloni ndikimin e Moskës në rajon."

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës