17 Shtator 2022, 23:43
Nga DOSJA
Beograd
BEOGRAD- Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën në Beograd më 17 shtator, pavarësisht se autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e marshit të EuroPride. Teksa nisi marshimi në Beograd, në rrugët e kryeqytetit serb u pa prezencë e shtuar e Policisë. Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshin.
Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët e marshit kishin planifikuar të mbanin marshin dhe po ashtu u ndalua kundër-protestat e paralajmëruar nga grupet pro-Kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve të tjera. Muajin e kaluar, presidenti populist serb, Aleksandar Vuçiq, sugjeroi se marshi i EuroPride-it nuk do të lejohej që të mbahej, por vendimi i fundit për këtë u mor nga Ministria e Brendshme.
Më 13 shtator, Ministria e Brendshme zyrtarisht njoftoi se nuk do të lejonte mbajtjen e Javës së EuroPride-it që kulmon me paradën në rrugët e Beogradit dhe tha se një vendim të njëjtë ka marrë edhe për protestat e paralajmëruara për 17 shtator.
Ministria serbe tha se deri te ky vendim erdhi për shkak të “rrezikut të dhunës, shkatërrimit të pronës dhe formave të tjera të prishjes së rendit publik në shkallë të gjerë”. Më 15 shtator, një prej organizatorëve të ngjarjes, Marko Mihajloviq, tha për Radion Evropa e Lirë se grupi i tij kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Administrative serbe kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme.
“Pyetja është se a do të marshojmë në një distancë të shkurtër apo do të qëndrojmë me një vend, por ne do të dalim në rrugë. Është e rëndësishme që ne të dalim dhe zëri ynë të dëgjohet”, tha ai.
Pas njoftimit për ndalimin e marshit, aktivistët e komunitetit LGBT, akuzuan kryeministren serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – se ajo ka braktisur komunitetin LGBT të Serbisë dhe kauzën e tyre.
Pavarësisht ndalesës, Bërnabiq u ka thënë pjesëmarrësve “se askush nuk mund t’iu ndalojë që të marshoni sepse kjo është e drejtë themelore”.
Më 17 shtator, Shoqata e organizatorëve të Paradës Evropiane tha se kishte marrë garanci nga Bërnabiq se “ajo mund të garantojë që rrugët e Beogradit do të jenë të sigurta”.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit.
Marrë nga REL
parada e krenarise ne serbi
Bota
17 Shtator 2022, 23:41
Ushtarë
RUSIA- Deri tani ka pasur vetëm informacione dhe spekulime, ndërsa tani dolën edhe videot e para. Mbështetësit e poli...
Bota
17 Shtator 2022, 23:35
Scott Berrier
UKRAINË- Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë, tregojnë se në këtë...
Bota
17 Shtator 2022, 23:27
Nexhat Zymi
KOSOVË- Nexhat Zymi në mëngjes u zgjua nga familjarët që tash i ka evakuuar pasi u alarmua për përmbytjet n&...
Bota
17 Shtator 2022, 23:17
Foto Ilustruese
SHBA- Harold Lewis ka vite që lufton varësinë nga droga, por kohët e fundit filloi të provojë se shërimi...
Bota
17 Shtator 2022, 23:12
F.M
Familja mbretërore
BRITANI E MADHE- Tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth II kanë qëndruar për 15 minuta...
Bota
17 Shtator 2022, 23:11
F.M
Dëborë në Kroaci
KROACI- Nis dëbora! Kroacia prej tre ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë e me reshj...
Bota
17 Shtator 2022, 22:45
F.M
Kardinali Konrad Krajewski
UKRAINË- Kardinali Konrad Krajewski dhe dy peshkopë të tjerë janë përballur me një sulm me a...
Bota
17 Shtator 2022, 22:09
F.M
Ana Brnabic
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se gjatë ditës ka qenë me shërbimet e sigurisë, e jo n&e...
Bota
17 Shtator 2022, 21:53
F.M
Aksidenti në Greqi
GREQI- Ngjarje e rëndë në Greqi. Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë në më...
Bota
17 Shtator 2022, 21:06
F.M
Caner Galan
KOSOVË- Personi që po shikoni në foto është 37-vjeçari turk, Caner Galan, i cili dyshohet se ka plagosur me thi...