Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Përmbytjet më të ashpra që kanë goditur Evropën Qendrore në dy dekadat e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nga Rumania deri në Poloni, duke përhapur baltë dhe mbetje nëpër vendbanime, duke shkatërruar ura, duke fundosur automjete dhe duke i lënë autoritetet dhe amvisëritë me dëme që do të arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.
EVROPA QËNDRORE- Vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve emergjente punuan gjatë natës ndërmjet të martës dhe të mërkurës për të fortifikuar qytetin polak Vrocllav përballë rrezikut të vërshimeve si rezultat i niveleve të ngritura të ujit, ndërsa Hungaria hapi një digë teksa kryeministri paralajmëroi për afrimin e një “periudhe kritike”.
Përmbytjet më të ashpra që kanë goditur Evropën Qendrore në dy dekadat e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha nga Rumania deri në Poloni, duke përhapur baltë dhe mbetje nëpër vendbanime, duke shkatërruar ura, duke fundosur automjete dhe duke i lënë autoritetet dhe amvisëritë me dëme që do të arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.
“Shumëçka ka ndodhur sonte”, tha kryeministri polak, Donald Trusk, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës, në Vrocllav. “Na duhen informata urgjente... nga ato vende ku është ngritur niveli i ujit”.
Qytezat në jug të Vrocllavës, si Levin Bzheski, tashmë janë goditur nga vërshimet, që kanë detyruar banorët të dalin nëpër rrugët e përmbytura apo të kërkojnë vende të sigurta në çatitë e shtëpive apo ndërtesave, raporton Reuters.
Në Hungari, autoritetet hapën një digë në veriperëndim të vendit, për të kanalizuar ujin nga lumi Lajta në një rezervuar emergjent, në përpjekje për të mbrojtur qytetin Mosonmaxharovar.
Në kryeqytetin Budapest, uji i Danubit pritet të arrijë në nivelin e 8.5 metrave apo ta kapërcejë atë, dikur gjatë të premtes apo të shtunës.
“Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, situata është kritike në mbarë Evropën Qendrore”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një postim në platformën sociale X, të martën.
“Sipas parashikimeve të fundit, periudha kritike për Hungarinë do të nisë nesër [e mërkurë], prandaj po bëhen përgatitje maksimale për mbrojtje nga përmbytjet”.
Disa shtete evropiane u përballën me vërshime vdekjeprurëse gjatë fundjavës, teksa Rumania, Polonia, Austria dhe Çekia raportuan për viktima dhe dëme të mëdha.
Dy ditë pasi shiu i rrëmbyeshëm përmbyti dy qarqe në lindje të Rumanisë, shumë zona mbeten të mbuluara nga uji, ndërsa njerëzit po përballen me vështirësi në llogaritjen e dëmeve./REL
ITALI- Disa vende në Evropën Qendrore dhe Lindore janë goditur nga përmbytjet shkatërruese gjatë ditëve të fundit pasi...
Hëna SHBA- Një superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjes...
liderët evropianë EVROPË- Vlerësimet e popullaritetit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz janë ndër më të ul&e...
Antony Blinken KARJO- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet sot në Kajro për të diskutuar për armëpushim midis Izra...
Donald Trump SHBA- Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i është kthyer...
KONGO- Një varkë është përmbysur në Republikën Demokratike të Kongos të hënën, duke vrarë të ...
pamje nga vendngjarja LIBAN- Rreth 500 anëtarë të grupit Hezbollah kanë humbur shikimin pas shpërthimit njëkohësish...
pamje nga vendngjarja HASBOLLAH- Agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda 5000 pagerëve të importuar nga grupi liban...
fotot ilustruese GAZA- Përfaqësuesi i parë special i aleancës për rajonin, Javier Colomina për The National tha se NATO po k&...
pamje nga aksidenti IRAN- Dhjetë persona u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys në provinc&...