16 Prill 2025, 09:56
Nga I.A

KINË- Kina tha se ka emëruar një të dërguar të ri për tregti, teksa ekonomia e dytë më e madhe në botë përballet me tarifat e larta që presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi ndaj importeve, duke tronditur tregjet globale. Li Chenggang ka marr rolin e të dërguarit për negociata ndërkombëtare tregtare. Ai po ashtu është emëruar zëvendësministër për Tregti, bëri të ditur Ministria kineze për Burime njerëzore më 16 prill.
Li, 58 vjeç, më herët ka shërbyer si ambasador i Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe si zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Për dekada të tëra ai ka mbajtur poste të ndryshme në Ministrinë e Tregtisë dhe është i diplomuar për drejtësi në Universitetin Peking të Kinës dhe Universitetin e Hamburgut të Gjermanisë.
Ministria tha se në këtë post Li do ta zëvendësojë Wang Shouwenin.
Wang kishte qenë pjesë e bisedimeve që çuan në marrëveshjen tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara më 2020.
Pekini dhe Uashingtoni janë përplasur që kur Trump vendosi tarifa ndaj shteteve të botës dhe veçmas duke shënjestruar me tarifa të larta importet kineze.
Të dyja shtetet u janë kundërpërgjigjur njëra-tjetrës me tarifa, duke bërë që tarifat amerikane ndaj importeve të Kinës të arrijnë në 145 për qind, ndërkaq ato kineze ndaj mallrave amerikane në 125 për qind.
Kina tha të mërkurën se ekonomia e saj është rritur për 5.4 për qind në tremujorin e parë të vitit, duke tejkaluar pritjet. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se tarifat amerikane po ushtrojnë “presion” ndaj ekonomisë së Pekinit./REL
donald trump li chenggang
Bota
16 Prill 2025, 09:42
I.A
Gazetaret
RUSI- Antonina Favorskaja, Konstantin Gabov, Sergej Karelin dhe Artjom Kriger duhet të kalojnë gati gjashtë vjet në një ...
Bota
16 Prill 2025, 09:11
M.B
Foto ilustruese
EUROPË- Kriza ekologjike dhe ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu janë bërë prej kohësh nj...
Bota
16 Prill 2025, 08:19
M.B
Antal Rogán dhe Viktor Orban
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ng...
Bota
16 Prill 2025, 07:54
M.B
JD Vance
EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez t...
Bota
16 Prill 2025, 07:27
M.B
Harta
UKRAINA- Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i...
Bota
15 Prill 2025, 21:49
A.Ll
Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella
ITALI - Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ësh...
Bota
15 Prill 2025, 21:40
A.Ll
Plagoset studenti ne Dallas
SHBA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Dallasit në Teksas, ku një incident me armë...
Bota
15 Prill 2025, 21:10
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë...
Bota
15 Prill 2025, 21:02
A.Ll
Caroline Levitt
SHBA - Në një deklaratë të fortë drejtuar një prej institucioneve më të njohura arsimore në bo...
Bota
15 Prill 2025, 20:30
A.Ll
Brigadat Ezzedine al-Qassam
GAZA - Brigadat Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas, kanë publikuar sot një mesaz...