23 Nëntor 2023, 15:14
Nga I.A
Viktor Orban
HUNGARI- Komisioni Evropian ka miratuar fondet për Hungarinë në vlerë prej 900 milionë eurosh, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit hungarez për të bllokuar ndihmën që BE-ja dëshiron t’i japë Ukrainës.
Këto para vijnë nga programi REPowerEU i BE-së, që synon të ndihmojë 27 shtetet e BE-së që të rimëkëmben nga kriza e energjisë, që u shkaktua nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar. Ky program po ashtu synon të ulë varësinë nga karburantet fosile ruse.
Vendimi për zhbllokimin e fondeve vjen përderisa kryeministri hungarez, Viktor Orban – një kritik i BE-së që shpesh grindet me liderët e BE-së lidhur me nivelin e sundimit të ligjit në shtetin e tij – ka kërcënuar se do të pengojë ambiciet e Ukrainës që të anëtarësohet në bllok dhe planet e BE-së për t’i dhënë ndihmë Kievit në vlerë prej 50 miliardë eurosh.
Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel muajin e ardhshëm për të diskutuar për nisjen formale të bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës.
Shtetet e BE-së kanë katër javë kohë për të mbështetur vendimin e Komisionit Evropian dhe për të miratuar dhënien e fondeve për Hungarinë.
Vlera totale e planit për rimëkëmbjen pas pandemisë së Hungarisë, që përfshin edhe programin REPowerEU, arrin në 10.4 miliardë euro në hua dhe grante. Komisioni ka insistuar që Hungaria duhet të arrijë reforma në sundim të ligjit, në mënyrë që fondet të zhbllokohen.
Hungaria, që pranon fonde të shumta nga BE-ja, është përballur me kritika të shumta për shkak të nivelit të demokracisë. KE-ja për pothuajse një dekadë ka akuzuar Orbanin se ka shkatërruar institucionet demokratike, ka marr nën kontroll mediat dhe ka kufizuar liritë e minoriteteve. Orban, që gjendet në pushtet që nga viti 2010, mohon akuzat.
Orban ka kritikuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës, pasi i ka cilësuar si joproduktive dhe muajin e kaluar është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo ishte hera e parë që Putin u takua me një lider të një shteti të BE-së që nga nisja e luftës. Dhjetorin e kaluar, BE-ja ngriu miliarda euro në fonde për Hungarinë për shkak të dështimit të reformave në sundimin e ligjit.
Marrë nga REL
viktor orban ke
Bota
23 Nëntor 2023, 15:00
a.l
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë s&...
Bota
23 Nëntor 2023, 14:57
a.l
NATO
NATO ka paralajmëruar anëtarët e saj se shumë burokraci po pengojnë lëvizjet e trupave në të gjithë Evrop...
Bota
23 Nëntor 2023, 13:26
r.ll
Nestor Isidro Perez Salas
MEKSIKË- Garda Kombëtare meksikane ka kapur ditën e djeshme Nestor Isidro Perez Salas, ose i njohur ndryshe si "El...
Bota
23 Nëntor 2023, 13:10
a.l
Parlamenti turk
TURQI- Turqia ka informuar NATO-n se ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë në aleancë nuk do të pë...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:57
a.l
Albin Kurti dhe Edi Rama
Kurti mungoi në Samitin e Diasporës në Tiranë, zëdhënësi: Kishte tjetër axhendë...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:52
a.l
Kevin Munoz
KOLUMBI- Kevin Munoz 23 vjeç, aktori që luajti në Netflix dhe Apple TV është gjetur i vdekur në Kolu...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:42
a.l
Eurofighter
TURQI- Turqia ka filluar diskutimet për blerjen e 40 avionëve Eurofighter Typhoon me shtetet evropiane pasi pa se kë...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:28
a.l
Gaza
GAZA- Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se 22 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë në t&...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:26
r.ll
geert wilder
AMSTERDAM- Holanda u zgjua sot me një fitore të papritur për populistin holandez të së djathtës ekstreme anti-BE...
Bota
23 Nëntor 2023, 12:12
a.l
Infrastruktura
UKRAINË- Trupat ruse kanë shënjestruar objektet e infrastrukturës në rajonet jugore të Ukrainë...