LIVE UPDATES
Bota

Pasi Rusia pushtoi Lysychanskun, Zelenskyy zotohet për rimarrjen e territoreve të vendit

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelenskyy tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.

4 Korrik 2022, 14:42 Nga d.a.
Pasi Rusia pushtoi Lysychanskun, Zelenskyy zotohet për rimarrjen e
Lufta ne Ukraine

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forcat e tij u tërhoqën nga Lysychansku, territori i fundit i mbajtur nga ukrainasit në provincën lindore, Luhansk.

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelenskyy tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.

Fakti që ne mbrojmë jetën e ushtarëve tanë, të njerëzve tanë, luan një rol po aq të rëndësishëm. Ne do të rindërtojmë muret, do të rifitojmë tokën dhe njerëzit duhet të mbrohen mbi të gjitha”, tha presidenti Zelenskyy.

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se vendosi të tërheqë luftëtarët e saj të mbetur nga Lysychansku sepse vazhdimi i përpjekjeve të mbrojtjes përballë epërsisë ruse në numra dhe pajisje, "do të çonte në pasoja fatale".

Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve ndihmë me armë më të përparuara për t'i ndihmuar saj të përballet me ushtrinë ruse.

Që nga dështimi i hershëm për të rrëzuar presidentin Zelenskyy ose për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në vënien nën kontroll të rajonit të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ruan kontrollin e disa qyteteve në Donetsk.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, informoi presidentin Vladimir Putin se Republika Popullore e Luhanskut, siç e quan veten qeveria separatiste pro-ruse që pretendon se kontrollon Luhanskun, është “çliruar”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në rrjetin Telegram.

Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimet në një qytet rus në kufi me Ukrainën të dielën janë vrarë të paktën tre persona.

Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet në Belgorod. Ligjvënësi rus Andrei Klishas ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimeve.

"Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod", tha ai në një postim në platformën Telegram, "janë një akt i drejtpërdrejt agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë atë ushtarake".

Zyrtarët ukrainas nuk komentuan pretendimet ruse për shpërthimet në Belgorod.

Zvicra është mikpritëse e një konferencë që do të mbahet sot dhe nesër lidhur me atë që do të jetë e nevojshme për të rindërtuar Ukrainën.

Takimi në Lugano mbledh udhëheqës nga dhjetëra vende e organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Ambasadori i Ukrainës në Zvicër, Artem Rybchenko, tha se konferenca do të ndihmojë në krijimin e një udhërrëfyesi për rimëkëmbjen e vendit të tij.

Presidenti Zelenskyy pritet t'i drejtohet konferencës me një video lidhje, ndërsa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, bëri një udhëtim të rrallë jashtë Ukrainës për të marrë pjesë personalisht në tubim.

Marrë nga VOA.

artem rybchenko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës