LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e parë të anëtarësimit në KiE, aplikimi shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

• Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. •Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, Kosova ka përmbushur fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. •Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Twitter, teksa e quan këtë moment 'historik'. •Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. •Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022. • Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg e kishte bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. • Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës. Këshilli i Evropës është themeluar më 1949. • Kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë. • Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe të kryejnë reformat e duhura gjyqësore. 

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Kosova më afër familjes evropiane'/ Brnabiç i përgjigjet ambasadorit Rohde: BE-ja nuk ka ndërmend të zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me postimin e bërë më herët nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në KiE, i cili tha se tashmë Kosova ndodhet më afër familjes evropiane. Ndërsa shtoi se deri te anëtarësimi i plotë kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asosacionit. 

Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, Brnabiç ka përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.

Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan ajo.

Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

3 VITE ME PARE

Mali i Zi 'kundër' Serbisë? Presidenti i ri, Jakov Milatoviç hedh votën pro aplikimit të Kosovës në KiE

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Jakov Milatoviç

KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës. 

Mes atyre që votuan pro këtij procesi ishte edhe delegacioni i Malit të Zi me pasardhësin e ri Jakov Milatoviç, ndaj të cilit më herët kryeministri Kurti ishte skeptik për qëndrimet e tij ndaj Kosovës apo Serbisë. Kjo tregon se Milatoviç ka shprehur në mënyrë indirekte mbështetjen për Kosovën në këtë proces të rëndësishëm, duke dalë 'kundër' Serbisë, shkruajnë mediat serbe. 

Vendet e tjera që votuan kundër ishin gjithashtu Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.  

3 VITE ME PARE

Ambasadori gjerman në Kosovë: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit dhe Asociaconi janë kyçe për anëtarësim në KiE

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pas liberalizimit të vizave vendimi i Komitetit të Ministrave e afron Kosovën me familjen evropiane. Nga ana tjetër ai ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin  është vendimtar për të ecur përpara. Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i #CoE për ta përcjellë aplikacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”, ka shkruar ai në Twitter.

Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.  

3 VITE ME PARE

Kosova në KiE/ Hungaria doli kundër, cilat vende votuan pro dhe cilat abstenuan?

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës në rrugën drejt Këshillit të Evropës.

Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kundër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban. Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina. Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.

Sidoqoftë Kosova e ka kaluar me sukses këtë fazë. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.  

3 VITE ME PARE

VOA: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, Komiteti i Ministrave miraton kërkesën e Kosovës

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi Prishtina paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh.

Në një njoftim thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023 të arritura në dialogun (Kosovë – Serbi) e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Kërkesa tani i kalon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të diskutojë mbështetur në analizat dhe njoftimet e raportuesve të Këshillit të Evropës, para se ta hedh kërkesën për votim në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare. Nëse kërkesa mbështetet nga dy të tretat e vendeve anëtare atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e organizatës. Debatet për këtë çështja mund të shtohen në njërën nga seancat e radhës të Asamblesë Parlamentare, në muajin qershor apo muajin tetor të këtij viti.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se, “vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë” së Kosovës, duke tërhequr vëmendjen se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës “është i gjatë dhe plot sfida”. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, falënderoi aleatët që votuan në mbështetje të Kosovës ”por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi se “shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.

Kërkesa e saj nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha më herët të hënën se Serbia do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe për zbatimin e së cilës palët u pajtuan me 18 mars në Ohër, parasheh që të dyja vendet të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në maj të vitit 2022 pak kohë pa përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./VOA

3 VITE ME PARE

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në KiE, deputetët e opozitës ngrenë dolli në Strasburg

 

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Deputetët e opozitës në Kosovë

 

KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Për të festuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën, deputetët e opozitës kanë gritur një dolli nga Strasburgu. Arben Gashi i LDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Ariana Musliu – Shoshi nga PDK dhe deputeti turk Enis Kervan, janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit pas përparimit që bëri Kosova drejt arritjes së anëtarësimit në KiE.

Bashkë festojmë”, ka shkruar Gashi krahas fotos.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.  Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

3 VITE ME PARE

Komiteti i Ministrave voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, reagon Osmani dhe Kurti: Vendi ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë reaguar pasi Komiteti i Ministrave e procedoi aplikimin e Kosovës për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Pwrmes njw postimi nw rrjete sociale, Kurti shkruan se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. 

“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, shkroi Kurti në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani, ndërkaq, tha se së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës.

Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, shkroi ajo në Facebook. 

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës votoi me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.  Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

3 VITE ME PARE

Komiteti i Ministrave jep dritën 'jeshile', aplikimi i Kosovës shkon në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Pas liberalizimit të vizave/ Kosova përmbyll me sukses fazën e
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës

KOSOVË- Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës. Me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare, Kosova ka përmbushur fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Lajmin e ka dhënë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti përmes një postimi në Tëitter, teksa e quan këtë moment 'historik'.

“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv. Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shkroi Ahmeti.

Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës. Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.

 

rejhan vuniqi kosova ne keshillin e evropes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës