LIVE UPDATES
Bota

Pas dekriminalizimit, fillon gara për përfitime nga tregu i kanabisit në Tajlandë

Tajlandezja Piyatida Jantra e ka nisur rrugëtimin e saj si kultivuese e paligjshme e kanabisit, para tre vjetësh. Nga 9 qershori, ajo tani furnizon ligjërisht dispanseritë me prodhime kanabisi pasi Tajlanda u bë vendi i parë në Azinë Juglindore që e dekriminalizon atë.

23 Shtator 2022, 20:57 Nga e.k
Pas dekriminalizimit, fillon gara për përfitime nga tregu i kanabisit
Një parcelë droge

TAJLANDË- Qeveria në Tajlandë e bëri të ligjshme kultivimin e kanabisit me disa kufizime. Vendimi ka entusiazmuar kultivuesit tajlandezë të cilët shpresojnë në heqjen e të gjitha kufizimeve. Qeveria pret rritje të turizmit, ndonëse përdorimi i kanabisit po tejkalon kufizimet që janë të përcaktuara me ligjin tajlandez. Gazetarja e Zërit të Amerikes, Vijitra Duangdee sjell hollësitë me materialin në vijim.

Tajlandezja Piyatida Jantra e ka nisur rrugëtimin e saj si kultivuese e paligjshme e kanabisit, para tre vjetësh. Nga 9 qershori, ajo tani furnizon ligjërisht dispanseritë me prodhime kanabisi pasi Tajlanda u bë vendi i parë në Azinë Juglindore që e dekriminalizon atë.

“Zakonisht kultivoj variante që kanë rendiment të lartë dhe aromatike. Por gjithmonë më pëlqen të provoj të rris edhe kanabis nga kultivues të ndryshëm. Para se kanabisi të bëhej i ligjshëm, unë jetoja fshehtas dhe në frikë. Tani që marijuana u bë e ligjshme, jam e qetë”…thotë fermerja Piyatida Jantra.

Qeveria shpreson në përfitime nga marijuana mjekësore me shpresën se do të rrisë edhe turizmin.

Sipas ligjit tajlandez, kanabisi është i kufizuar për t'u përdorur në mjekësi ose ushqim dhe duhet të përmbajë më pak se 0.2 për qind tetrahydrocannabinol (THC), apo përbërësi psikoaktiv që stimulon pjesën e trurit të lidhur me kënaqësitë, si ushqimi dhe seksi.

Megjithë kufizimet, kanabisi në këtë vend po përdoret përtej asaj që është e lejuar me ligjin e ri.

Dyqanet, baret dhe shitësit ambulantë po shesin prodhime kanabisi, nga cigaret me kanabis e deri tek karamelet e mbushura me “terpene”, përbërësin kimik që i jep kanabisit aromën dhe shijen.

Një nga zonat e krahinës lindore të Tajlandës, Chonburi, shpreson të bëhet destinacion kryesor për marjiuanën mjekësore. Dekriminalizimi po ndihmon gjithashtu fermerët e vegjël të përfitojnë nga kjo industri me vlerë prej miliarda dollarësh.

“Sapo e kemi nisur një projekt për të punuar me 5,000 ferma në të gjithë Tajlandën për t'i trajnuar ata se si të kultivojnë kanabis paralelisht me mjekët, të cilët gjithashtu duhet të mësojnë përfitimet mjekësore të kanabisit. Ne gjithashtu po merremi me të rinjtë që mund të udhëtojnë këtu duke menduar se Tajlanda është "Amsterdami i Azisë", thotë zonja Thepcharoen.

Lejimi i kufizuar i kanabisit kishte për qëllim të ndihmonte fermerët e vegjël si Piyatida. Tani për tani, porositë e saj kanë shënuar rritje. Por, parlamenti tajlandez do të diskutojë një projekt-ligj për kanabisin në javët e ardhshme për të përmirësuar ligjin.

Disa kanë frikë se ligji mund të elinimojë përdorimin jomjekësor duke dëmtuar kultivuesit e vegjël si zonja Piyatida. Kjo e fundit thotë nëse qeveria tajlandeze është serioze për këtë gjë, atëherë kufizimet duhet të hiqen në tërësi. Zonja Piyatida thotë se ëndërron për ditën kur mund t’i shikojë arat e mbuluara me kanabis, ashtu siç ndodh me fushat me misër.

Marrë nga VOA

tajlande

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës