31 Janar 2023, 17:17
Nga a.l
Parlamenti Evropian
KOSOVË- Parlamenti Evropian ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nënvizohet fakti se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga avancimi në fushën e sundimit të ligjit si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Në draft i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në këtë dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Bëhet thirrje gjithashtu për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve përkatëse, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Gjithashtu ritheksohet mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planet që Kosova t’i bashkëngjitet Partneritetit për paqe. Në dokument mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përsëritet kërkesa ndaj pesëshes së mbetur evropiane që të njeh pavarësinë e Kosovës.
Sa i përket situatës në vend, dënohen të gjitha veprimet që rrezikojnë stabilitetin dhe rrezikojnë procesin e pajtimit, duke përfshirë tensionet në veri të Kosovës, dhe rikujtohet përgjegjësia e përbashkët për paqen dhe sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Shprehet keqardhje për faktin se iniciativat për përfshirjen e komunitetit serb në strukturat politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës mbeten shumë të kufizuara. Njëkohësisht i bëhet thirrje qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të vendit që të angazhohen për dialog të vërtetë për të rritur besimin reciprok.
Është ky draft i parë i dokumentit, autor i të cilit është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ndryshe bëhet fjalë për draftin e parë i cili do pësojë ndryshime gjatë procesit të amandamentimit. Për këtë dokument do debatohet fillimisht në komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në javët në vijim.
Më pas, në gjysmën e dytë të vitit, i njëjti votohet në seancë plenare kur merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian./RTK
anetaresimi i kosoves ne be
Bota
31 Janar 2023, 17:20
k.m.
Donald Trump dhe Stormy Daniels
Prokurorët në Manhatan, në Nju Jork, që po hetojnë ish-Presidentin Donald Trump, kanë thirrur...
Bota
31 Janar 2023, 17:01
a.l
Mattheë Rodëell
SHBA- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britani. Babë e bir, Wayne Peckham 49 vje&cced...
Bota
31 Janar 2023, 16:00
A.B
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarak&eum...
Bota
31 Janar 2023, 15:40
A.B
Qytetar
BRITANI E MADHE- Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të tkurret dhe do të performojë më keq se ekonomit&eu...
Bota
31 Janar 2023, 15:30
I.A
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavousoglu ka deklaruar se Turqia refuzon hapur anëtarësimin e Sue...
Bota
31 Janar 2023, 15:10
A.B
Kometa
SHBA- Qielli në 2023-shin do të ofrojnë spektakël nga shiu i meteorëve, tek ajo që quhet kometë e Neandertalë...
Bota
31 Janar 2023, 15:00
I.A
Thomas Bach
UKRAINË- Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka hedhur poshtë kritikat e zyrtarëve ukrainas, përfshirë presi...
Bota
31 Janar 2023, 14:50
A.B
Papa
ITALI- Papa Françesku ka nisur udhëtimin e tij në Afrikë, i cili më pas do të shtrihet në Republik...
Bota
31 Janar 2023, 14:40
Joe Biden
UKRAINË- Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur hapur kundër dërgimit të avionëve luftarakë të...
Bota
31 Janar 2023, 14:30
Turqi
TURQI- Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që p...