E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Një nga amendamentet e debatuara të tij që do t’i jepte mundësinë policisë të mblidhte të dhëna biometrike në kohë reale, u hodh poshtë.
Parlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, miratoi sot ligjin për inteligjencën artificiale, i cili vendos kufizime mbi mënyrën se si mund të përdoret kjo teknologji nga kompanitë dhe forcat e zbatimit të ligjit. Ligji i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po shqyrton mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të ndihmuar në identifikimin e mallrave të prodhuara me ndihmën e fëmijëve dhe me punë të detyruar
Ligji i miratuar nga Parlamenti Evropian i klasifikon sistemet e inteligjencës artificiale bazuar në katër nivele rreziku, nga ai minimal deri tek niveli i papranueshëm. Një nga amendamentet e debatuara të tij që do t’i jepte mundësinë policisë të mblidhte të dhëna biometrike në kohë reale, u hodh poshtë.
Sipas ligjit, për përdorimin e inteligjencës artificiale në situata me rrezik më të lartë, si për të vënë shënjestër fëmijët, kompanitë do të përballen me rregulla më të forta, përfshirë një nivel më të lartë transparence dhe përdorim më të saktë të të dhënave.
Për shkeljen e këtij ligji kompanitë mund të gjobiten me një shumë që mund të arrijë deri në 33 milionë dollarë ose 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore, që në rastin e kompanive teknologjike si Google dhe Microsoft mund të arrijë deri në miliarda dollarë. Ligji ndalon përdorimin e programeve të identifikimit të njerëzve në hapësirat publike.
Në Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas ka themeluar një grup të ri pune për të eksploruar mënyrat se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin dhe parandalimin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar nga hyrja në Shtetet e Bashkuara. Kjo përpjekje vjen si përgjigje ndaj shqetësimit se çdo vit miliona njerëz në mbarë botën detyrohen të punojnë në kushte të rënda pune, përfshirë 160 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 17 vjeç, sipas shifrave të fundit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës dhe UNICEF-it.
"Ne do të përpiqemi të përdorim inteligjencën artificiale për të kontrolluar më mirë ngarkesat, për të identifikuar importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar dhe për të menaxhuar rrezikun", tha ai.
Trajtimi i problemit tek burimi i tij do të ishte një ndihmë e madhe, thotë Thea Lee, zëvendëssekretare e Departamentit amerikan të Punës për Çështjet Ndërkombëtare.
“Për shembull, vëzhgimi i procesit të nxjerrjes së kobaltit në Republikën Demokratike të Kongos, që eksportohet në Kinë, ku përdoret për prodhimin e baterive të makinave elektrike, të cilat mund t'i gjeni edhe në makinat elektrike që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara”, thotë ajo.
Ndërsa inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është ende e pagabueshme dhe duhet të përdoret me kujdes.
“Unë e di që inteligjenca artificiale duhet të mësojë mjedisin në të cilin vepron. Nëse kjo teknologji përpiqet të mësojë një terren si Kina, ku marrja e informacionit të saktë është punë e vështirë, kush do ta vërtetojë se informacioni që mësohet nga inteligjenca artificiale është në fakt i saktë?”, tha për Zërin e Amerikës Allen Gina, ish-ndihmës Komisioneri amerikan për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit.
Ajo që nevojitet përveç teknologjisë është vullneti, thotë Thea Lee.
“Ne kemi nevojë që qeveritë dhe kompanitë të jenë të gatshme të ndërmarrin hapa për të rregulluar me ligj përdorimin e inteligjencës artificiale”, thotë Lee.
Grupi i punës pritet t’ia paraqesë përfundimet e veta Departamentit të Sigurisë Kombëtare në muajt e ardhshëm./VOA
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas rrëmbimit të tre polic...
Petar Petkoviç SEBRI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka reaguar lidhur me rrëmbimin e 3 polic&eum...
SERBI- Tre anëtarët e forcave speciale të armatosura të Kosovës janë arrestuar sot në territorin e Serbisë. Bëhet...
Besnik Bislimi KOSOVË-Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ...
Tensionet në veri KOSOVË-Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të nxjerr vendimin për ndalimin e hyrjes së mallra...
Policia e Kosovës KOSOVË- Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme pas rrëmbimit të tre...
Tre Efektivët KOSOVË- Personat që shihni në foto janë 3 policët e Kosovës të cilët dyshohet se janë rr&e...
SPAK TIRANË- Emrat e personave që u janë prerë urdhër-arrestet nga SPAK ditën e sotme janë zbardhur. Mësohet se&nbs...
Mimoza Kusari Lila KOSOVË- Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrë...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbajti qëndrim sfidues pasi deklaroi të martën në një sallë gjyqi n&e...