LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i NATO-s: Rusia nuk duhet nënvlerësuar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia po mobilizon trupa të reja për të mbështur luftën e saj në Ukrainë dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

10 Janar 2023, 18:37 Nga I.A
Paralajmërimi i NATO-s: Rusia nuk duhet nënvlerësuar
Charles Michel, Jans Stotlenberg dhe Ursula von der Leyen

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi sot se Rusia po mobilizon trupa të reja dhe është e përgatitur të vuajë për t’i shkuar deri në fund qëllimeve të saj brutale në Ukrainë. Gjatë një konference për shtyp, në krah të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, zoti Stoltenberg garantoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Po sot presidentja e Komisionin Evropian Von der Leyen njoftoi se Bashkimi do të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, për shkak të mbështetjes ushtarake që ky vend i siguron Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se Rusia po mobilizon trupa të reja për të mbështur luftën e saj në Ukrainë dhe se nuk duhet nënvlerësuar.

Duke folur në një konferencë shtypi, në krah të udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, zoti Stoltenberg u bëri thirrje vendeve anëtarëve të aleancës ushtarake dhe BE-së që të përgatiten për një luftë të gjatë.

Qëllimi ynë është që të forcojmë mbështetjen për Ukrainën. Rusia ka pësuar humbje të mëdha për shkak të ushtarëve të guximshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të forcave të armatosura ukrainase, por ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Ajo po mobilizon edhe më shumë trupa, po punon për të siguruar edhe më shumë pajisje e municione dhe po tregon gatishmëri të vuajë, për të vazhduar luftën. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon se Presidenti Putin ka ndryshuar qëllimin e përgjithshëm të luftës së tij brutale në Ukrainë, ndaj duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë", tha zoti Stoltenberg.

Presidentja e Komisionin Evropian Von der Leyen paralajmëroi sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, si pjesë e masave të BE-së për të ndëshkuar ato vende që mbështesin Rusinë.

"Ne do të vazhdojmë të ushtrojmë trysni ndaj Kremlinit me një regjim sanksionesh të ashpra, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do t'i shtrijmë këto sanksione ndaj atyre që mbështesin ushtarakisht Rusinë, si Bjellorusia apo Irani", tha ajo.

Si përgjigje ndaj një pyetjeje lidhur me furnizimin e Kievit me tanke luftarake perëndimore, përfshirë ‘Leopard 2’, zonja Von der Leyen tha se ukrainasit duhet "të marrin të gjitha pajisjet e nevojshme ushtarake që u nevojiten".

Dhe kjo sigurisht do të thotë, sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, apo dhe lloje të tjera të pajisjeve të avancuara ushtarake për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, sepse ata (ukrainasit) mbrojnë gjithashtu, parimet bazë të Kartës së OKB-së mbi të drejtat themelore e të drejtën ndërkombëtare".

Zoti Stoltenberg tha se ai mirëpret vendimet e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës për të ofruar mjete ushtarake për Ukrainën. Nga ana e tij presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha lufta në Ukrainë ka prodhuar dy pasoja të padëshiruara për Moskën, ka forcuar BE-në dhe NATO-n, dhe i ka afruar edhe më shumë këto organizata me njëra-tjetrën.

Më 24 shkurt të vitit të kaluar Rusia nisi në Ukrainë atë që e quan ‘operacion special ushtarak’, nën justifikimin se ndihej e kërcënuar, si dhe nisur nga nevoja për të mbrojtur popullatën rusishtfolëse në Ukrainë. Kievi dhe aleatët e tij akuzojnë Moskën se nisi një luftë të paprovokuar, me synimin për të pushtuar territore.

Marrë nga VOA

jens stoltenberg charles michel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës