LIVE UPDATES
Bota

Paralajmërimi i BE-së: Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi

Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me gazetarët në Bruksel, tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

24 Shkurt 2023, 14:38 Nga I.A
Paralajmërimi i BE-së: Rusia po tenton të pengojë dialogun
BE

BRUKSEL- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.

Në këtë kuadër, zyrtari, që foli në kushte anonimiteti me gazetarët në Bruksel, tha se Moska po tenton të pengojë palët që të arrijnë marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

“Ky është një propozim evropian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiqi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”, tha zyrtari.

“Nuk duhet t’i lejohet Rusisë që ta destabilizoj rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duhet të dëshmojmë se BE-aj është në gjendje të mbajë rajonin në gjirin e saj. E kemi neglizhuar rajonin për një kohë tepër të gjatë. Atmosfera në rajon është shumë e vështirë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të tensionuara dhe ka shumë probleme rreth mosnjohjes së dokumenteve. Kjo edhe e pengon bashkëpunimin në rajon”, theksoi ai.

Këto komente nga zyrtari në Bruksel u bënë disa ditë para takimit të 27 shkurtit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në nivel të lartë, në Bruksel janë shprehur se presin që ata, pa diskutime të mëtejme, ta pranojnë propozimin evropian dhe të diskutojnë vetëm për implementimin e marrëveshjes.

“Do të jetë takimi i gjashtë me radhë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç. Por, do të jetë takimi më i rëndësishëm deri më tash sepse takimet e fundit ishim më shumë për menaxhimin e krizave, sesa për normalizim të raporteve. Tash fokusi është te propozimi evropian”, ka thënë ky zyrtar.

“Presim që liderët ta miratojnë propozimin. Nuk duam që të diskutojmë për propozimin dhe përmbajtjen e tij sepse ata e dinë që nga shtatori këtë. Nuk ka hapësirë që të pajtohen për një pjesë e jo për tjerat. Por, jemi të hapur për të diskutuar modalitetet e implementimit”, ka deklaruar ky zyrtar.

Ai ka thënë se pret që diskutimet më të vështira të jenë ato për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndër tjerash ai ka shtuar se Kosova duhet që pa kushte ta zbatojë këtë obligim dhe se “me pranimin e këtij propozimi nënkuptohet edhe pranimi i zbatimit të obligimit për krijimin e Asociacionit”.

Edhe në BE e konsiderojnë këtë marrëveshje si një lloj njohjeje de-facto të Kosovës. “Dhe, kjo është vërtet një njohje de-facto”, ka thënë ky burim i BE-së.

Burimet e BE-së kanë sqaruar se që nga vera palëve u është paraqitur propozimi për “marrëveshjen bazë“. Për përmbajtjen e këtij propozimi është biseduar disa herë, dhe kjo është hera e parë kur në takim dy liderët do të mund të bisedojnë për të edhe mes vete.

“Duhet ta ndërpresim ciklin e krizave. I kishim gjashtë kriza radhazi në kohën e fundit. Në kohën e barrikadave në veri të Kosovës ishim shumë afër zjarrit. Tash është koha ta ndërpresim këtë dhe të kemi një dinamikë të re në raporte mes tyre”, ka thënë ky zyrtar.

Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim këtë propozim.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por nga një version që ka parë REL-i, del se ai nuk parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve, por zotimin e të dyja palëve se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Propozimi, po ashtu, kërkon që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. SHBA-ja e ka mbështetur këtë dokument.

Duke folur për takimet nga e kaluara, zyrtari i BE-së ka thënë se ato takime “ishin konstruktive“ por, sa i përket vizionit të dy liderëve për të ardhmen ishte e qartë se ato vizione nuk ishin aspak kompaktibile.

I njëjti burim ka thënë se ky propozim nuk është për marrëveshjen gjithëpërfshirëse finale, por vetëm një etapë drejt saj.

“Ky propozim nuk është fundi i rrugës, por është maksimumi që mund të arrihet në këtë moment. Atmosfera në Kosovë dhe Serbi nuk u ndihmon Kurtit dhe Vuçiqit që ta pranojnë marrëveshjen. Por, ajo ka një mbështetje të fuqishme nga liderët e BE-së dhe nga të gjitha shtetet anëtare. Prandaj, edhe do të ketë ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve, do të sigurojë liri të e lëvizjes në rajon, do të sjellë mundësi ekonomike dhe do t’i bëjë shumë më të lehta çështjet e njohjes së dokumenteve”, ka theksuar ky zyrtar i lartë i BE-së.

“Po bisedojmë shumë hapur me palët rreth implementimit. Ata e dinë se ku janë ngecjet. Do të monitorojmë dhe raportojmë për implementimin. Raportimet te vendet anëtare janë në kuadër të kapitullit 35 për Serbinë dhe në Komitetin për normalizim me Kosovën. Kësaj radhe raportimi do të jetë më i rregullt dhe do të lidhet direkt me rrugët e tyre drejt BE-së. Dialogu nuk duhet të shihet si i ndarë nga proceset tjera të raporteve të Kosovës dhe Serbisë me BE-në”, ka thënë ai, duke shtuar se pret që edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën të reagojnë pozitivisht:

“E dimë se pesë vendet po e ndjekin me kujdes dialogun. Kemi disa pritje nga to dhe kemi dashur t’i përgatisim. Do të ishte logjike të ketë reagime pozitive edhe nga to, por tash nuk mund të themi me saktësi se cilat do të jenë ato reagime”.


Të hënën, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, fillimisht do të ketë takime bilaterale me liderët ndaras, e pastaj takim të përbashkët. Në BE thonë se nuk presin që ky takim të jetë për krizat, por për marrëveshje. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 23 shkurt se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit. Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

Marrë nga REL

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës