All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Paralajmërimet për draft-statut të ri për Asociacionin, "të pakuptimta"

Për analistin politik nga Prishtina, Arton Demhasaj, është “e pakuptimtë” të flitet për hartimin e një statuti të ri për formimin e Asociacionit, kur Bashkimi Evropian (BE) në bashkëpunim me të dërguarit ndërkombëtarë tashmë ua kanë paraqitur një dokument të tillë Kosovës dhe Serbisë.

5 Janar 2024, 18:38 Nga h.k
Paralajmërimet për draft-statut të ri për Asociacionin,
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË-Pas një dekade, në vend që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, po paralajmërohet hartimi i statuteve të reja për formimin e tij. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë veçse ka thënë se është i gatshëm ta shkruajë.

Për analistin politik nga Prishtina, Arton Demhasaj, është “e pakuptimtë” të flitet për hartimin e një statuti të ri për formimin e Asociacionit, kur Bashkimi Evropian (BE) në bashkëpunim me të dërguarit ndërkombëtarë tashmë ua kanë paraqitur një dokument të tillë Kosovës dhe Serbisë.

Nga ana tjetër, politologu serb, Ognjen Gogiq, vlerëson se Prishtina zyrtare po përpiqet t'ia “humbë kuptimin” e procesit të formimit të Asociacionit dhe se ky është një “bumerang” që i kthehet BE-së. Në këtë kontekst, ai sqaron se Marrëveshja e Brukselit parasheh që statuti të shkruhet nga ekipi menaxhues serb dhe se për atë dokument është dashur të bëhen komente dhe jo të shkruhet një i ri.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të duhet të sigurojë një nivel të caktuar të vetë-menaxhimit për serbët e Kosovës. Për të është rënë dakord në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve më shumë se dhjetë vjet më parë, por Kosova ka refuzuar me shpjegimin se kjo mund të ndikojë negativisht në funksionalitetin e brendshëm të shtetit.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

Por, pas deklaratës së të dërguarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, se çështja e statutit është çështje e brendshme e Kosovës, Kurti tha se atëherë edhe Kosova duhet të jetë autore e atij dokumenti.

Ai sugjeroi që ta shkruajë në bashkëpunim me ministrin e tij për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe atë të Vetëqeverisjes Lokale, Elbert Krasniqi.

Më pas, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Prishtina duhet të shkruajë një statut në bashkëpunim me SHBA-në.

Bashkimi Evropian thotë se Kosova në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rastin të paraqesë një draft-propozim për formimin e Asociacionit dhe se tani pret që ajo të ndërmarrë hapa konkretë.

“Në këtë fazë të avancuar të procesit, pritet që së shpejti të fillojë me themelimin e Asociacionit së komunave me shumicë serbe. Kosova është e ftuar të japë komentet dhe sugjerimet e saj për draftin që është në tryezë”, thotë për REL-in zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ai përsëriti se draft-statuti i hartuar nga BE-ja është "një mënyrë moderne
evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave".

"Ne presim që të dyja palët t’i vazhdojnë bisedimet bazuar në këtë draft", tha Stano.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a do të fillojë me shkrimin e një drafti të ri të statutit, apo do të mbetet në qëndrimin se drafti i hartuar nga BE-ja është i pranueshëm. Por deri në publikimin e këtij teksti përgjigjja nuk erdhi. Nuk janë përgjigjur as nga Presidenca e Kosovës.

Drejtori i organizatës joqeveritare Çohu, Arton Demhasaj, në një prononcim për REL-in, konsideron me dije se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dashur ta shkruante draftin e statutit para se ta bënte atë bashkësia ndërkombëtare.

“Tani që e kemi draftin e BE-së, është e pakuptimtë të bëjmë një draft tjetër të Qeverisë së Kosovës, aq më pak tani që kryeministri e ka pranuar në parim dhe kur thuhet se drafti është në përputhje me Kushtetutën e vendit”, vlerëson Demhasaj.

Politologu Ognjen Gogiq thotë se tani i takon Kosovës që ta përcjellë statutin e hartuar nga BE-ja në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, por vëren se formimi i Asociacionit nuk mund të fillojë derisa të mbahen zgjedhjet lokale në komunat e banuara me shumicë serbe në veri.

“Tani që nuk dihet se kush duhet ta shkruajë statutin, Kosova mund ta shfrytëzojë hapësirën për ta komplikuar të gjithë diskutimin”, thotë Gogiq.

Në një video-mesazh në fund të dhjetorit 2023, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja pret të shohë përparim në normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2024.

Në këtë kontekst, ai tha se, edhe Kosova, edhe Serbia, duhet t'i përmbushin obligimet e tyre nga dialogu, duke përfshirë edhe përparimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndryshe, SHBA-ja e mbështeti draft-statutin që më parë iu paraqit Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, ai parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”.

Gjithashtu, ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar.

Përveç draftit nga BE-ja, deri më tani janë hartuar edhe katër draft statute të tjera për formimin e Asociacionit: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, drafti i vizionit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, drafti-statuti i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe draft-statuti i Asociacionit i përgatitur nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES)./REL

 

asosacioni

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet