LIVE UPDATES
Bota

Pafuqia e Marrëveshjes së Ohrit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Serbia, në anën tjetër, ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiç, grupi përfshin pjesëtarë të Qeverisë dhe të Parlamentit serb dhe koordinon aktivitetet e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

15 Prill 2024, 09:55 Nga N.F

Pafuqia e Marrëveshjes së Ohrit për anëtarësim në

KOSOVË- Thuhet qartë në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”. Serbia, në anën tjetër, ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiç, grupi përfshin pjesëtarë të Qeverisë dhe të Parlamentit serb dhe koordinon aktivitetet e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Asambleja Parlamentare e kësaj organizate, që është lidere në Evropë për të drejtat e njeriut, do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj. Vuçiç ka kërkuar që si argument kryesor kundër Kosovës të shfrytëzohet refuzimi i saj për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Të mos këmbëngulet se Kosova nuk është shtet. Kjo nuk do të ketë efekt, sepse shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiç.

Themelimi i Asociacionit parashihet, po ashtu, me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën palët e kanë arritur më shumë se një vit më parë. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i kësaj marrëveshjeje, insiston vetëm se të dyja vendet duhet ta zbatojnë atë “pa vonesa të tjera”, edhe pse nuk e kanë nënshkruar.

Zëdhënësi Peter Stano nuk ka pranuar t’i komentojë përpjekjet e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Për komentuesit e çështjeve politike, të vetmit ata që besojnë se Marrëveshja e Ohrit është në të vërtetë marrëveshje, janë zyrtarët e Bashkimit Evropian, të përfshirë në ndërmjetësimin e saj.

Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS - Shkolla e Londrës për Ekonomi, flet për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

“Këto nuk janë marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pavarësisht nga ajo që thotë BE-ja dhe SHBA-ja. Kur shikoni të drejtën ndërkombëtare, marrëveshjet, për shumicën e vendeve duhet të nënshkruhen dhe të ratifikohen. Dhe, siç e dini, e ashtuquajtura Marrëveshje e Ohrit nuk është nënshkruar prej asnjërës palë dhe nuk është ratifikuar”.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare daton vite para Marrëveshjes së Ohrit dhe ka qenë i suksesshëm në disa raste. Përkundër aplikimeve, Kosova, për shembull, nuk ka arritur të bëhet as pjesë e agjencisë ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, as e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për kulturë, UNESCO. Hartwell thotë se Kosova tani “është në një pozitë të ndërlikuar” dhe se nuk mund të presë shumë nga BE-ja.

“Pas sulmit terrorist në Banjskë, BE-ja nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për ta ndëshkuar Serbinë, edhe pse ka shumë indikacione që tregojnë për lidhje të fuqishme midis presidentit Vuçiq dhe terroristëve. Andaj, nuk kam shumë shpresë se BE-ja do të bëjë ndonjë gjë për t’iu përgjigjur Serbisë, e cila përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, thotë Hartwell.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për Exposenë se Perëndimi po përpiqet ta përdorë anëtarësimin në Këshillin e Evropës si presion mbi Qeverinë e Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai nuk e përjashton mundësinë që ndonjëri prej vendeve të QUINT-it ta shtyjë votimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo që mund të bëjë Kosova, është ta dorëzojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese dhe ta çojë përpara çështjen e formimit të tij. Është një gjë jo e këndshme politikisht, por pa e bërë këtë, nuk mendoj se do të ketë përparim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë Vogel. Mendim të ngjashëm ndan edhe Hartwell.

“Kjo nuk do ta linte me shumëçka në tryezën e bisedimeve me Serbinë, por do të ndihmonte për të treguar se Kosova është e gatshme të ecë përpara”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 19 mars se çështja e formimit të Asociacionit nuk mund të ndahet nga Marrëveshja e Ohrit, apo, siç e quan ai, Marrëveshja bazike. Sipas tij, ato duhet të pranohen paralelisht.

“...unë thashë: mirë pra, po e marrim paketën me Marrëveshjen Bazike, Aneksin e zbatimit, draft-statutin me të gjitha vërejtjet e mia, dhe si një paketë po e nënshkruajmë këtu në Bruksel... Pala tjetër refuzoi, ndonëse vërehej një lloj entuziazmi tek udhëheqësit evropianë për propozimin tim. Ju e dini që presidenti i Serbisë po i përmbahet asaj fjale të tij që e ka një dhembje të madhe në dorën, e cila do të duhej ta nënshkruante këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Intervista e plotë e Kurtit për REL-in:

Analistët nuk presin ndonjë lëvizje të madhe në procesin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur kanë mbetur edhe pak muaj deri te zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe për disa pozita kyçe në BE.

Vogel thotë se BE-ja dhe vendet e saj anëtare duhet ta shfrytëzojnë largimin e ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, si një mundësi për ta rivlerësuar qasjen e tyre aktuale ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

“Nevojitet një fillim i ri si në personel, ashtu edhe në format të dialogut. Perëndimi duhet t’i ndryshojë stimujt nën të cilët vepron lidershipi i Kosovës dhe ai i Serbisë. BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta kuptojnë se Vuçiç do të vazhdojë ta luajë lojën e tij aktuale, nëse rregullat e lojës nuk ndryshojnë”.

“Kjo do të thotë të bëhesh i ashpër ndaj tij për shkak të destabilizimit të rajonit me programin e tij irredentist të ‘botës serbe’, e jo ta ftosh atë për të darkuar në Pallatin Elysee dhe t’i shesësh avionë të avancuar luftarakë”, thotë Vogel.

Vogel i referohet një takimi që ka zhvilluar javën e kaluar Vuçiç me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris. Pas atij takimi, Vuçiç ka thënë se ka arritur marrëveshje për blerjen e avionëve luftarakë nga Franca, ndërsa Macron ka thënë se vendi i tij do të sigurohet që secila pikë e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohet.

Për më shumë se 13 vjet të përfshira në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk janë zbatuar. Në shtator të vitit 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, dy vendet kanë nënshkruar edhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, pjesë e së cilës ka qenë edhe një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës.

Deri atëherë, Serbia, e mbështetur edhe nga Rusia, ka pretenduar se ka arritur t’i bindë disa vende për t’i tërhequr njohjet e Kosovës, në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone e të tjera.

Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje. Shteti i fundit që ka njohur Kosovën, ka qenë Izraeli. Njohja është bërë në vitin 2021 dhe ka qenë zotim i Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë vende të BE-së - Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qiproja - dhe kjo, sipas analistëve, është pengesë në vete. Ngurrimi vazhdon përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Sidoqoftë, gjatë 16 vjetëve shtet, vendi ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik e të tjera, ndërsa, në dhjetor të vitit 2022, ka aplikuar për t’u anëtarësuar edhe në Bashkimin Evropian.

Kosova ka kohë që nuk ka marrë një lajm të mirë sa u përket organizatave ndërkombëtare - përjashtuar këtu faktin se, nga 1 janari i këtij viti, qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të BE-së dhe disa të tjera. Sytë do të jenë në Strasburg më 16 prill, kur së paku dy të tretat e përfaqësuesve të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës duhet ta çojnë dorën lart, për ta çuar Kosovën edhe një hap përpara.

Marrë nga REL

marreveshja e ohrit organizate nderkombetare kosova serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës