LIVE UPDATES
Bota

Opinion: Qëndron Rusia pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream?

E gjithë bota e shikon, edhe Kina. Vetëm ky fakt e ka dobësuar autoritetin e Rusisë së Putinit: kur ushtarët ukrainas tregojnë superioritet përballë ushtrisë ruse, sa duhet ta marrë në konsideratë këtë Kina, Turqia po vende të tjera. Përpjekja e Putinit, të paktën të shihej si i barabartë me SHBA u bë ajër në tokën ukrainase.

29 Shtator 2022, 16:41 Nga DOSJA
Opinion: Qëndron Rusia pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream?
Pamje satelitore e gazsjellësit në Bornholm, Danimarkë, ku ndodhi shpërthimi

GJERMANI- Kremlini i hedh poshtë me zemërim fajësimet, se Rusia mund të qëndrojë pas sabotimit të gazsjellësit, Nord Stream në Detin Balltik. Ashtu si Rusia pretendon, se nuk ka filluar luftë në Ukrainë, apo se nuk sulmon objektiva civile. Putini e ka quajtur edhe akuzën për përdorimin e energjisë si armë "një porcion budallallëk". Presidenti rus dhe ministri i tij i Jashtëm, Lavrov para kontekstit të luftës në Ukrainë e kanë quajtur si spekulim dashakeq çdo gjë në këtë drejtim. Këto ditë ata pretendojnë, se tek pseudo-referendumet në Ukrainë, të gjithë janë për bashkimin me Rusinë. Lista e gënjeshtrave zgjatet sa të duash.

Humbja e besueshmërisë

Nëse qeveria ruse hedh poshtë çdo përgjegjësi për "incidentet" në Detin Balltik askush nuk do dhe nuk duhet ta marrë seriozisht. Qeveria ruse ka humbur çdo besueshmëri apo seriozitet. Ajo që ka mbetur është frika para humbjes së pushtetit, perspektiva e humbjes së luftës në Ukrainë dhe dalja para përgjegjësisë për krimet e veta. Frikë që shfaqet në thirrje histerike dhe kërcënime të egra kundër perëndimit.

Nëse Rusia është kaq e sigurtë për fitoren kundër botës së civilizuar, ku mbeti qetësia e saj? Por dihet, se në fushëbetejë nuk po ecin gjërat, sipas planit të Moskës. Përkundrazi - një ushtri e vogël, krahasuar me atë ruse, por shumë e motivuar, po i tregon vendin aparatit ushtarak të Moskës. E gjithë bota e shikon, edhe Kina. Vetëm ky fakt e ka dobësuar autoritetin e Rusisë së Putinit: kur ushtarët ukrainas tregojnë superioritet përballë ushtrisë ruse, sa duhet ta marrë në konsideratë këtë Kina, Turqia po vende të tjera. Përpjekja e Putinit, të paktën të shihej si i barabartë me SHBA u bë ajër në tokën ukrainase.

Kujt i vlen kjo?

Për shkak se kanë për të zgjatur javë, derisa të dihet më shumë për sfondin e aktit të sabotazhit në tubacionet e gazsjellësit, tani vetëm mund të spekulohet. Kujt i shërben ky akt? Europës me siguri që jo. Por as SHBA-së. Sepse me sulmin e Putinit kundër Ukrainës, amerikanët ia arritën qëllimit: Agresioni rus e shndërroi gazsjellësin Nord Stream 2 nga mollë sherri në skrap çeliku në fund të detiti. Ndërkohë Europa bën të pamundurën për të reduktuar furnizimet me gaz nga Rusia. Pas vështirësive të fillimit kjo është e mundur. Sigurisht Europa do të paguajë ekonomikisht një çmim të lartë për këtë. Mirëqenia do të pakësohet. Por edhe këtë Europa mund ta përballojë.

Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun e jashtëm

Më keq situata është për Moskën. Rusia jeton nga shitjet e lëndëve të para, nga gazsjellësit që çojnë gaz në Europë. Me çfarë do tëk jetojnë rusët, nëse perëndimi nuk e do më naftën, gazin, arin nikelin dhe lëndë të tjera të tyre, edhe nëse janë më të lira në tregun botëror? Rusia nuk prodhon asgjë të vlefshme për tregun jashtë. Qeveria e Putinit ka treguar 20 vjet rresht, se nuk e modernizon dot ekonominë vendase.

Pas këtij dimri perspektiva ekonomike e Rusisë është më e errët: Europa do të blejë gazin e lëngshëm, LNG nga SHBA, Norvegjia, Katari dhe vende të tjera. Edhe në Afrikën Veriore ka naftë, edhe në vendet arabe. Njoftimi i Moskës për riorientim në tregjet aziatike do të kërkojë dekada. Mund të parashikosh, se edhe ky objektiv i qeverisë ruse është thjesht një mirazh.

Presioni si rrugëdalje?

Pra çfarë i mbetet të bëjë Moskës në këto kushte? Edhe njëherë më shumë presion perëndimit! Mund të supozosh, se Rusia sulmon edhe gazsjellësit e vet, të Gazpromit, për t'i dërguar mesazh Europës: Herën tjetër mund të jenë edhe gazsjellësit nga Norvergjia në Poloni, apo nga Afrika në Itali. Nëndetëset e Moskës mund të godasin kudo!

Perëndimi nuk mund dhe nuk duhet të lejojë të shantazhohet. NATO nuk është pa mbrojtje. Nevoja për të mbrojtur infrastrukturën kritike është një arsye tjetër, për të rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes të vendeve perëndimore. Edhe për të treguar më shumë prezencë me anijet luftarake dhe nëndetëset në Detin Balltik, në Atlantikun Verior dhe në Detin e Zi.

Marrë nga DW 

nord stream

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet