LIVE UPDATES
Bota

Oligarku i sanksionuar rus përfiton nga kreditë e shpejta maqedonase

Oleg Bojko zotëron kompani financiare të huave të shpejta në mbi 30 vende, por problemi është se ky oligark rus, 59-vjeçar, është vendosur në tri lista sanksionesh.

23 Qershor 2023, 17:23 Nga k.m.
Oligarku i sanksionuar rus përfiton nga kreditë e shpejta maqedonase
Oleg Viktoroviç Bojko

Biznesmeni kundërthënës rus, Oleg Viktoroviç Bojko, i cili është në listën e sanksioneve të tri vendeve, për shkak të mbështetjes së qeverisë ruse, e cila kreu agresion të paprovokuar ndaj Ukrainës, ka një kompani financiare për kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut. Miliarderi rus me nënshtetësi italiane, Oleg Viktoroviç Bojko, i cili sipas revistës Forbes ka një pasuri prej 1.2 miliard dollarësh, në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut ka hapur një kompani financiare për kredi të shpejta me emrin "Digital Finance International".

Oleg Bojko zotëron kompani financiare të huave të shpejta në mbi 30 vende, por problemi është se ky oligark rus, 59-vjeçar, është vendosur në tri lista sanksionesh.

Në prill të vitit të kaluar, ai u fut në listën e sanksioneve të Australisë, dhe që nga nëntori, edhe të Kanadasë dhe Ukrainës, për shkak të "mbështetjes financiare të qeverisë ruse që pushtoi Ukrainën", sipas bazës ndërkombëtare të të dhënave OpenSanctions.

Biznesmeni rus, Bojko, është në të ashtuquajturën “Lista e Putinit” të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku renditet i 17-ti në grupin e 96 oligarkëve që përbëjnë rrethin e ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, raporton CNN.

Një raport i inteligjencës amerikane i paraqitur në Senat në vitin 2017 e quajti oligarkun rus, Bojko, "një person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse dhe shërbimet ruse të sigurisë dhe i përfshirë në krimin e organizuar".

"Shtypi moldav raportoi se Bojko ishte pjesë e një operacioni të mbështetur nga Kremlini për të ndërhyrë në zgjedhjet e tyre", zbulon raporti, i cili është pjesërisht konfidencial.

Revista Forbes e rendit Bojkon në mesin e 100 biznesmenëve më të pasur rusë, dhe ai njihet gjithashtu si një investitor ndërkombëtar me 30 vjet përvojë në industrinë bankare dhe shërbimet financiare digjitale.

Por, ky nuk është biznesi i tij i vetëm. Bojko njihet edhe në Hollivud. Ai shfaqet si bashkëpronar i Fashion TV, dhe bashkëproducent i filmave të famshëm të Hollivudit Sin City 2 (Sin City II) nga Robert Rodriguez dhe Summer Crossing (Summer Crossing) me Scarlett Johansson.

Sipas OpenSanctions, përveç pasaportës ruse, Bojko ka një pasaportë greke dhe italiane. Sipas të dhënave nga Regjistri qendror maqedonas, adresa e tij e banimit figuron në kryeqytetin rus, Moskë, por si shtet prej nga e ka origjinën, përkatësisht nga i cili ka nënshtetësi, specifikohet Italia.

Burime të inteligjencës maqedonase thonë për Radion Evropa e Lirë se ai nuk ka pasaportë maqedonase.

Nga ana tjetër, në profilin e tij zyrtar në platformën profesionale LinkedIn, Bojko figuron si rezident në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bojko ka hyrë në tregun maqedonas me gjysmë milioni euro. Në Maqedoninë e Veriut, përmes Digital Finance International Bojko zotëron markat për kredi të shpejta të njohura si “Forca” dhe “Credi”. Ndërsa, së fundi kompania e tij financiare ka publikuar produktin “Hypocredit” me të cilin mund të merret kredi deri në 65 mijë euro me hipotekë nga pasuria e paluajtshme me afat shlyerjeje deri në 15 vjet.

Në vetëm pesë vjet nga vendosja e renditjes së 35 kompanive financiare që merren me kredi të shpejta në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2021 kompania e Bojkos u ngjit në vendin e shtatë me të ardhura prej 2.5 milionë eurosh.

Vitin e kaluar, puna e tyre ka pësuar rënie, kështu që kjo kompani ka realizuar të ardhura prej 1.2 milion eurosh, por për shkak të shpenzimeve të mëdha, të cilat janë pasqyruar në llogarinë përfundimtare, vitin e ka mbyllur me mbi 300 mijë euro humbje, që do të thotë se ajo i ka paguar shtetit vetëm 50 mijë euro taksë, e cila është tre herë më e vogël se një vit më parë.

Deri në publikimin e këtij teksti, nuk kemi marrë përgjigje nga menaxherja e kësaj kompanie në Shkup, Elizabeta Siljanovka, për arsyet e humbjeve.

Kompania e Bojkos, Digital Finance International, është pjesë e perandorisë ruse Finstar (Finstar Financial Group) me seli në Moskë, e cila ka filialet e saj në të gjithë Evropën, SHBA, Azi dhe në Amerikën Latine.

Kompania e tij, për shkak të biografisë së Bojkos, ishte cak i kontrolleve nga institucionet kompetente financiare, por siç thanë burime nga atje për Radion Evropa e Lirë, deri më tani nuk janë vërejtur rrjedha më serioze financiare që do të tërhiqnin vëmendjen.

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se deri më tani nuk e kanë kontrolluar kompaninë Digital Finance International, por se janë duke i analizuar institucionet financiare për kredi të shpejta.

Burime të inteligjencës, për REL, thonë se institucionet maqedonase monitorojnë dhe zbatojnë menjëherë sanksionet ndaj të huajve dhe kompanive të tyre në vend, vetëm nëse ata vendosen në listat e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit, institucionit amerikan nën Ministrinë e Financave për kontroll të aseteve të huaja dhe OKB-së.

Kjo do të thotë se nëse dikush është në ato lista, atëherë paratë dhe kompanitë e tij menjëherë ngrihen në vend, sepse, siç thonë burimet për Radion Evropa e Lirë, të huajt që sjellin para në vend kontrollohen me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Ministria e Financave e Maqedonisë së Veriut thotë se gjatë mbikëqyrjes së punës së kompanive financiare mbështeten në konkluzionet e auditimeve të brendshme.

Sipas vlerësimit të Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut në raportin e fundit për vitin 2021, kompanitë financiare janë një nga segmentet më dinamike të sistemit financiar.

“Numri dhe asetet e këtij segmenti të sektorit financiar në vitet e fundit kanë qenë në rritje të vazhdueshme, por pa ndryshime të rëndësishme në rëndësinë e tyre relative për sistemin financiar, pra vazhdojnë të jenë pjesë margjinale e sektorit financiar”, thuhet në raportin e Bankës Popullore.

Një nga kompanitë financiare në Shqipëri, në pronësi të Bojkos, Credit 2 All-Digital Finance International SHPK, u përfshi në një skandal me rrjedhjen e të dhënave të 600 mijë përdoruesve të kredive të shpejta që përfunduan në “tregun e zi”. Në fund të vitit 2021 nisën të shpërndaheshin dokumente me paga mujore të mijëra qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat, përfshirë edhe emra të njohur, fillimisht përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madh të informacionit që ka ngjallur shumë debate në opinion. Pas këtij skandali janë arrestuar katër nga punonjësit e kompanisë financiare të oligarkut rus, Bojko, tha policia shqiptare.

Pas arrestimit të menaxherit të kompanisë për skandalin, Endri Ikonomi, Vlado Cvetkovski u emërua menaxher i ri në tetor të vitit 2021, shkruan Euronews Albania.

Sipas këtij raportimi, Bojko është i lidhur në një farë mënyre me dy kompani të tjera financiare për kredi të shpejta në Maqedoni të Veriut.

Njëra përmes ish-drejtorit të tij të kompanisë shqiptare dhe anëtar i bordit të drejtorëve në kompaninë maqedonase me kapital rus, Digital Finance International, dhe e dyta përmes një kompanie letoneze, pronari i së cilës ka një kompani financiare në Maqedoni të Veriut për kredi të shpejta.

Në Regjistrin Qendror të Maqedonisë së Veriut figuron edhe emri i Vllado Cvetkovskit, i cili ishte menaxher i kompanisë shqiptare të Bojkos, ku emërohet anëtar i këshillit mbikëqyrës në kompaninë maqedonase me kapital rus, Digital Finance International.

Informacioni për Cvetkovskin është i vështirë për t'u gjetur, burimi i vetëm është profili i tij në LinkedIn. Sipas profilit, ai para se të bëhej pjesë e grupit Bojkos në vitin 2018 ka qenë drejtor ekzekutiv i një kompanie tjetër për kredi të shpejta me përfaqësi në Maqedoni të Veriut, Iute Kredit.

Tashmë Cvetkovski është menaxher i kompanisë financiare të sapoformuar të kredive të shpejta, Profi Kredit, e themeluar në dhjetor të vitit 2022.

Kjo kompani është pjesë e grupit financiar ndërkombëtar Profireal Group, i cili përveç Maqedonisë operon edhe në katër shtete të tjera – Çeki, Bullgari, Poloni dhe Rusi. Që nga viti 2017 ky grup ka shtrirë aktivitetin e tij në Azinë Juglindore – Filipine.

Pronari i kompanisë maqedonase me kapital rus, Digital Finance International, Bojko, në hulumtimin e rrjetit hulumtues skandinav "ReBaltika", është i lidhur me një tjetër pronar të një kompanie për kredi të shpejta në vend.

Bëhet fjalë për Aigars Kesenfelds, pronarin e kompanisë Fintech Doo e njohur me markën Tigo.

Sipas bazës së të dhënave të pronarëve të vërtetë, kjo kompani maqedonase është themeluar nga milioneri letonez, Aigars Kesenfelds, i cili, sipas Qendrës për Gazetari Hulumtuese, ReBaltika, është partner i oligarkut rus Bojko në kompaninë Forfinance (4finance) për kredi të shpejta, e cila ka përfaqësi në Maqedoni të Veriut dhe vepron në 11 vende të tjera.

Sipas hulumtimit të ReBaltika-s, oligarku rus, Bojko, ka pasur aktivitete në Kosovë për një kohë përmes kompanisë “Monego”, e cila ishte në pronësi të letonezit, Kesenfelds. Megjithatë, në vitin 2019, Banka Qendrore në Prishtinë ia hoqi licencën kësaj kompanie për shkak të “superfitimeve” të dyshimta.

Vitin e kaluar, kreditë Tigo të Fintech, në Maqedoninë e Veriut vend arritën të ardhura prej 14.6 milionë eurosh, nga të cilat fitimi ishte 3.8 milionë euro, që është gati dyfishi i një viti më parë 2021, kur të ardhurat arritën në 8.2 milionë euro, dhe fitimi ishte 1.7 milionë euro.

Kesenfelds, pas heqjes së licencës në Kosovë, si dhe pas akuzave në media ku u përmend si i dyshuar për pastrim parash dhe kërcënim kombëtar, i ka mohuar akuzat e tilla për gazetarët kosovarë.

Ai u tha se është pronar ose bashkëpronar i rreth 150 kompanive që punojnë në të paktën 20 shtete dhe xhiroja e tyre në vitin 2019 ishte 384 milionë euro.

Sipas biografisë së publikuar, Kassenfeld themeloi kompaninë Forfinance në vitin 2008, e cila e bëri atë milioner. Dhe kjo kompani, e cila jep edhe kredi të shpejta, operon në Bullgari, Greqi, Spanjë, Rumani, Çeki, Letoni dhe Lituani, Danimarkë dhe Suedi, si dhe në Filipine. Këto janë vetëm disa nga kompanitë që “tjerrin” miliona euro duke e ngarkuar popullatën në nevojë me komisione të larta për kreditë afatshkurtra dhe të vogla. Në vend janë hapur 35 kompani që japin kredi të shpejta dhe të vogla. Dyzet për qind e tyre u themeluan me kapital të huaj./REL

oleg viktorovic bojko

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!