15 Shkurt 2023, 09:05
Nga I.A
Permbytje
SHBA- Shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të martën se nivelet globale të deteve janë rritur me shpejtësi që nga viti 1900, dhe rritja e këtij niveli vë në rrezik vende si Banglladeshi, Kina, India dhe Holanda dhe rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë gati 900 milionë njerëz që jetojnë në zonat e ulëta bregdetare.
Në një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimin ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nga rritja e nivelit global të detit, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres deklaroi se nivelet e detit do të rriten ndjeshëm edhe nëse ngrohja globale kufizohet "mrekullisht" në 1.5 gradë Celsius, një qëllimi që cilësohet si i pakapshëm ndërkombëtarisht.
Ai paralajmëroi se Toka është në një pikë që vlerësohet si "një dënim me vdekje" për vendet që preken nga kjo rritje, duke përfshirë shumë kombe të vogla ishullore.
Përveç vendeve të kërcënuara, Guterres tha se “mega-qytetet në çdo kontinent do të përballen me efekte serioze, duke përfshirë Kajron, Lagosin, Bangkokun, Mumbain, Shangain, Kopenhagën, Londrën, Los Anxhelesin, Nju Jorkun, Buenos Airesin dhe Santiagon”.
Shefi i OKB-së theksoi lëvizje në ngrohjen globale llogaritet, pasi rritja e nivelit të detit mund të dyfishohet nëse temperaturat rriten me 2 gradë Celsius. Organizata Botërore Meteorologjike publikoi të martën të dhëna që përshkruan rrezik të madh nga rritja e nivelit të deteve, tha Guterres.
"Niveli mesatar global i deteve është rritur më shpejt që nga viti 1900 se në çdo shekull të mëparshëm në 3,000 vitet e fundit," tha ai.
"Oqeani global është ngrohur më shpejt gjatë shekullit të kaluar se në çdo kohë në 11,000 vitet e fundit", shtoi ai.
Sipas të dhënave të cituara nga Guterres, niveli mesatar global i detit do të rritet me rreth 2 deri në 3 metra gjatë 2 mijë viteve të ardhshme, edhe nëse ngrohja kufizohet në 1.5 gradë Celsius. Me një rritje prej 2 gradëve Celsius, niveli i deteve mund shkojë deri në 6 metra, dhe me një rritje prej 5 gradëve Celsius, detet mund të ngrihen deri në 22 metra.
“Bota jonë po kalon kufirin e ngrohjes prej 1,5 gradësh, dhe me politikat aktuale, po shkon drejt 2,8 gradëve – një dënim me vdekje për vendet e cenueshme”, tha Guterres.
Marrë nga REL
okb
Bota
15 Shkurt 2023, 08:58
I.A
Dianne Feinstein
SHBA- Senatorja amerikane Dianne Feinstein, një pioniere për gratë në politikën amerikane, njoftoi të m...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:50
I.A
GJERMANI- Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i K...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:38
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Kur kryebashkiaku i Bielefeldit, Pit Clausen pyetet se si qyteti i tij po përballet me pranimin e refugjatëve ukrainas ...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:30
I.A
Protesta
KOSOVË- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot organizon marsh kundër Asociacionit të komun...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:24
I.A
Elon Musk
SHBA- Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ai dhuroi rreth 1.95 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e tij të m...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:19
F.M
Emine Akgul
TURQI- Emine Akgul, një mësuese 26-vjeçare u nxorr e gjallë nga rrënoja kur kishte kaluar më shumë se 200 ...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:12
F.M
Alexandria Verner, Brian Fraser dhe Arielle Anderson
SHBA- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e tre studentëve që mbet&eum...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:09
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Më pak se një javë pasi Shtetet e Bashkuara goditën dhe rrëzuan atë që zyrtarët e ...
Bota
15 Shkurt 2023, 08:03
F.M
Siri
SIRI- Karvani i parë i ndihmës i OKB-së ka hyrë përmes një kalimi kufitar të rihapur në Sirinë veriper&eu...
Bota
14 Shkurt 2023, 22:59
k.m.
John Kirby
SHBA- Forca ajrore më e fuqishme në botë u vu në gatishmëri me urdhër të Presidentit Joe Biden për t&eum...