LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama. Guterres: Bota është në rrezik

• Organizata e Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot fizikisht për herë të parë pas pandemisë së Covid-19. Në mbledhjen e sotme çështja kryesore e diskutimit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia. • Në nisjen e mbledhjes ka folur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonia Guterres, i cili ka thënë se bota është në rrezik nga lufta si dhe nga mungesa e resurseve për energjinë si dhe për urinë. • Në mbledhjen e sotme kanë folur 16 krerë të vendeve anëtarë mes të cilëve janë Emmanuel Macron, Mbreti Abdullah II ibn Al Husein, Recep Tayyip Erdoğan, Mario Abdo Benítez, Jair Bolsonaro. • Presidenti i Brazilit gjatë fjalës së tij ka bërë thirrje për paqe dhe jo sanksione, pasi sipas tij kjo është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. • Erdogan nga ana tjetër në asamblenë e OKB-së ka akuzuar Greqinë për mos pranimin e refugjatëve. • I pranishëm në asamblenë e OKB-së është dhe kryeministri Edi Rama. • Ndërkohë që Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të marrë fjalën e tij në asamble ditën e nesërme. • Po ashtu nesër është parashikuar që të flasë virtualisht dhe Presidenti i Ukrainës.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Ky është imperializëm i pastër", Scholz sulmon ashpër Putinin para OKB-së

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Scholz

SHBA- Në fjalimin e tij të parë para Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Oaf Scholz ngriti akuza të rënda kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Duke iu referuar luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, Scholz tha para sesionit të 77-të të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se "ai nuk shkatërron (...) vetëm Ukrainën, ai po rrënon edhe vendin e tij." Putin e zhvillon këtë luftë pushtuese me të vetmin qëllim: nënshtrimin e Ukrainës. Vetëvendosja dhe pavarësia politike nuk luajnë rol për të. Për këtë ka vetëm një fjalë: "Ky është imperializëm i pastër", tha Scholz në Nju Jork, dhe theksoi edhe njëherë mbështetjen e anëtares së OKB-së, Ukrainës "me të gjithë fuqinë, financiarisht, ekonomikisht, nga ana humanitare dhe me armë.

"Kufijtë nuk zhvendosen me forcë"

Kancelari kërkoi nga bashkësia e shteteve të angazhohen për objektivat dhe parimet bazë të OKB-së. Nuk duhet të qëndrosh duarkryq, kur një superfurqi nukleare plotësisht e armatosur, përveç kësaj anëtare themeluese e OKB-së dhe anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit kërkon të zhvendosë kufijtë me dhunë. Scholz kritikoi "fragmentarizmin e ri" të botës. Janë krijuar luftëra të reja dhe konflikte. Kriza globale të mëdha po lartohen para nesh, po lidhen me njëra-tjetrën dhe përforcohen."

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz kujtoi, se vendet anëtare të OKB-së janë përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Scholz i bëri thirrje qeverisë kineze të zbatojë rekomandimet e ish-komisares së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet për situatën e pakicës myslimane uigure në Xinjang. Pekini e mohon akuzën, se në këtë provincë mbahen të burgosur qindra mijëra vetë në kampe riedukimi. Në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut Scholz përmendiedhe shtete si Afganistani, Koreja e Veriut, Siria, Irani dhe Bjellorusia.

Përveç kësaj kancelari gjerman kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit dhe një vend të përhershëm të Gjermanisë në instancën më të lartë të OKB-së. "Gjermania është gati të marrë më shumë përgjegjësi, si anëtare e përherëshme dhe si vend jo anëtar i përhershëm në vitet 1927/28." Republika Federale e Gjermanisë është financuesja e dytë më e madhe e sistemit të OKB-së, theksoi Scholz./DW/

3 VITE ME PARE

Fjalimi i Biden në OKB, lufta në Ukrainë, siguria ushqimore, shëndeti global

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork të mërkurën në mëngjes, ku do të nënvizojë përpjekjet e SHBA për të forcuar sigurinë globale të ushqimit, për të rifuqizuar Fondin Global për të luftuar SIDA-n dhe pandemitë e tjera, për të trajtuar çështjet e zinxhirit të furnizimit dhe krizën klimatike.

Në fjalimin e tij, presidenti Biden do të theksojë agresionin e Rusisë në Ukrainë, u tha gazetarëve të martën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

"Ai do të ofrojë një kritikë të fortë për luftën e padrejtë të Rusisë në Ukrainë dhe do t'i bëjë thirrje botës që të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar kundër agresionit të hapur që kemi parë këto muajt e fundit", tha zoti Sullivan. “Ai do të nënvizojë rëndësinë e forcimit të Kombeve të Bashkuara dhe do të riafirmojë parimet thelbësore të kartës së saj në një kohë kur një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit ka shkelur thelbin e Kartës duke sfiduar parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit”.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës, zoti Sullivan tha se presidenti Biden do të "flas në mënyrë thelbësore" për çështjen e reformimit të Këshillit të Sigurimit, ku Rusia është një anëtare e përhershme.

"Pavarësisht nëse ai e bën këtë publikisht ose nëse komunikon privatisht me sekretarin e Përgjithshëm dhe të tjerët, ne jemi ende sot duke punuar", tha zoti Sullivan.

Të premten, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha se ndërsa udhëheqësit nuk do ta injorojnë Ukrainën, takimi nuk do të mbizotërohet nga kjo çështje.

“E dimë se ndërsa kjo luftë e tmerrshme zhvillohet në të gjithë Ukrainën, ne nuk mund të injorojmë pjesën tjetër të botës. Ka konflikte që ndodhin gjetkë”, u tha ajo gazetarëve.

Ambasadorja Greenfield parashtroi tre përparësitë e SHBA-ve për Asamblenë e Përgjithshme: zgjidhjen e pasigurisë ushqimore globale; përmirësimin e shëndetit global dhe sigurisë globale shëndetësore; mbështjetja e Kartës së OKB-së dhe rihartimi i të ardhmes së Kombeve të Bashkuara.

"Ne besojmë se ky është një moment për të mbrojtur Kombet e Bashkuara dhe për t'i demonstruar botës se ajo ende mund të përballojë sfidat më urgjente globale të botës", tha ambasadorja.

Vëzhguesit thonë se zoti Biden do të kërkojë të balancojë interesat e SHBA-së dhe aleatëve evropianë për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë, me problemet e panumërta me të cilat përballet pjesa tjetër e botës.

"SHBA dhe aleatët e saj do të përpiqen të bindin vendet joperëndimore se ndërsa ka një përqëndrim shumë të fuqishëm në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, Perëndimi gjithashtu kujdeset për krizën globale të ushqimit që po shkakton një recesion global, dhe çfarë do t'i sjellë kjo botës në zhvillim", i tha Zërit të Amerikës Richard Gowan, drejtor i OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Zoti Gowan tha se gjatë fazës së hershme të pushtimit rus të Ukrainës, diplomatët perëndimorë kërkuan mbështetje për Ukrainën nga homologët e tyre afrikanë dhe aziatikë, por nuk dëgjuan shqetësimet e tyre për sigurinë ushqimore dhe goditjet ekonomike të lidhura me këtë luftë.

“Tani, SHBA-të dhe evropianët po përpiqen me të vërtetë të dërgojnë mesazhin se janë të ndjeshëm ndaj shqetësimeve ekonomike të botës në zhvillim dhe se do të punojnë për të zgjidhur këto shqetësime”, tha ai.

Siguria e ushqimit dhe shëndetit

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, eksportet e ushqimit dhe plehrave kimike nga rajoni janë ndërprerë, duke i rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve pas pandemisë. Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 828 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë.

Bota tani nuk është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e OKB-së për të eleminuar urinë deri në vitin 2030, tha Rob Vos, ekonomist në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Politikave Ushqimore.

Ne duhet të investojmë shumë më tepër veçanërisht në sistemet e bujqësisë dhe ushqimit, për të ndryshuar sistemet ushqimore në mënyrë që ato të bëhen më gjithëpërfshirëse, që njerëzit e varfër të mund të marrin më shumë përfitime prej tij, që çmimet e ushqimeve të qëndrojnë të ulëta në mënyrë që ato të jenë të përballueshme dhe që ai prodhim të bëhet më elastik dhe i qëndrueshëm,” tha zoti Vos për Zërin e Amerikës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bashkëorganizojë një samit të sigurisë ushqimore në rrethinat e Asamblesë së Përgjithshme të martën. Të mërkurën, Presidenti Biden do të drejtojë një konferencë mbi Fondin Global për Luftën kundër SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries. SHBA-ja ka dhënë 2 miliardë dollarë nga 6 miliardë dollarët e angazhuar, për të përmbushur 18 miliardë dollarët e nevojshëm në nivel global.

“Siç na kujtoi COVID-19, kërcënimet globale të shëndetit nuk njohin kufijë. Ne duhet të trajtojmë COVID-19, linë e majmunëve dhe shpërthime të tjera dhe duhet t‘i luftojmë ato së bashku", tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

Reforma në Këshillin e Sigurimit

SHBA do të kërkojë të shtyjë përpjekjet për të reformuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB), duke përfshirë “krijimin e konsensusit rreth propozimeve të ndjeshme dhe të besueshme për të zgjeruar anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield.

KS i OKB-së përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje – Kina, Franca, Rusia, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, dhe 10 anëtarë jo të përhershëm të zgjedhur nga OKB-ja.

Ndërsa reforma e KS të OKB-së është një temë e përsëritur prej dekadash në organizmin botëror, SHBA-ja vetëm kohët e fundit ka thënë se dëshiron të punojë për të, tha zoti Gowan.

"Nuk mendoj se administrata Biden ka një plan shumë të qartë se çfarë lloj reformash do të dëshironte të shihte në Kartën e OKB-së", tha zoti Gowan. “Por që nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt, shumë diplomatë në Nju Jork kanë ngritur pyetjen nëse kjo organizatë është e përshtatshme për të arritur. qëllimin e saj dhe SHBA-të po i përgjigjen këtij mendimi të përgjithshëm se ka nevojë për disa reforma në OKB në dritën e këtij konflikti”.

Zoti Gowan shtoi se duke treguar se është e hapur ndaj reformave, administrata Biden mund të ballafaqohet me Kinën dhe Rusinë duke theksuar hezitimin e tyre për të reformuar këshillin ku ata kanë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të rëndësishme për sigurinë globale.

Ambasadorja Thomas-Greenfield vuri në dukje se SHBA është përmbajtur dhe do të vazhdojë të përmbahet nga përdorimi i të drejtës së vetos, përveçse në rrethana "të rralla, të jashtëzakonshme". “Që nga viti 2009, Rusia ka vënë 26 veto, 12 prej të cilave kanë qënë së bashku me Kinën, dhe SHBA-ja e ka përdorur veton vetëm katër herë që nga viti 2009,” tha ajo.

Ajo tha se presidenti Biden do të konsultohet me udhëheqës të tjerë gjatë seancës së nivelit të lartë të asamblesë për të arritur konsensus për zgjerimin e Këshillit.

Vëzhguesit thonë se perspektivat e reformës së OKB-së janë të zbehta. Një pikë kyçe e mosmarrëveshjes është nëse duhet të krijohen vende të reja të përhershme dhe nëse ato duhet të kenë të drejtën e vetos. Propozimet janë në diskutim për krijimin e një kategorie të re anëtarësh të përhershëm pa të drejtë vetoje./VOA/

3 VITE ME PARE

Lajçak takohet me Ramën në New York: Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Rama dhe Lajcak

SHBA- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e djeshme me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York. Lajmi është bërë me dije nga Lajçak i cili thekson se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak për takimin me Ramën.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është mbledhur ditën e djeshme fizikisht për herë të parë pas pandemisë së Covid-19. Në mbledhjen çështja kryesore e diskutimit është pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

3 VITE ME PARE

“BE do të ndihmojë për krizën energjitike”/ Borrell bisedon me liderët e Ballkanit Perëndimor për pasojat e luftës

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Takimi mes tyre

NJU JORK- Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, tha se ka biseduar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor për ndikimin që po ka në rajon dhe botë pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të qëndrojnë së bashku në përballje me sfidat që sjellë lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës në nivel botëror. BE-ja përfshin Ballkanin Perëndimor në nismat e saj për të zbutur ndikimet e luftës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga blloku evropian.

Borrell u takua më 20 shtator në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor, teksa në qytetin amerikan po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan se si do të mund të adresojnë së bashku pasojat dëmtuese të kësaj lufte mbi çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë dhe botë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga blloku evropian.

Borrell u ka premtuar shteteve të Ballkanit Perëndimor se blloku evropian do t’i ndihmojë për të rritur sigurinë energjetike dhe për të adresuar “kërcënimet hibride, përfshirë ato kibernetike”.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, kriza energjetike është përkeqësuar në Evropë, pasi Moska ka ndërprerë furnizimet me gaz përmes gazsjellësit më të madh për në Evropë.

Blloku ka akuzuar Rusinë se po përdor energjinë si “armë”, teksa çmimet botërore të ushqimit po ashtu janë rritur për shkak të luftës në Ukrainë.

Në takimin në Nju Jork, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Osmani në takim është shprehur se "askush në rajon nuk duhet t'i shërbejë si satelit" Rusisë, me qëllim të "destabilizimit të rajonit".

Nga vendet e rajonit, Serbia refuzon që të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, pavarësisht se BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që Beogradi ta ndëshkojë Moskën.

Pikërisht, lufta në Ukrainë është përmendur disa herë si arsye shtesë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të zgjidhë sa më shpejt çështjet e hapura, me qëllim që të parandalohen tensionet.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve. Vetë Borrell, gjatë rundit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – që u mbajt pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës – tha se në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, “nuk është koha për rritjen e tensioneve, është koha të shikohet të gjenden zgjidhje dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet e kamotshme”.

Në Nju Jork, Vjosa Osmani, tha se ka kërkuar përmbyllje “urgjente” të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani tha se në takimin në Nju Jork ka potencuar edhe përkushtimin e Kosovës për “paqe e stabilitet dhe për rrugën euroatlantike”.

Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është pjesë e lëvizjes së lirë pa viza në zonën Shengen. Së fundmi, është thënë se ky proces ka hyrë në fazën vendimtare dhe është paralajmëruar se ekziston një momentum i mirë për të shtyrë këtë çështje përpara.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka marrë pjesë në takimin me Borrellin, dhe në takimet e Asamblesë së OKB-së, tha se pavarësisht se shteti i tij po kalon nëpër një periudhë të vështirë, ai ka “një lajm të mirë” për qytetarët e Serbisë.

“Kam marr një tjetër njoftim për tërheqje të njohjes për Kosovën, kështu që ne po forcojmë pozicionin tonë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të thirremi në të drejtën publike ndërkombëtare dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha ai përmes një postimi në Instagram.

Kosova edhe në të kaluarën e ka akuzuar Serbinë se zhvillon fushatë të ashpër për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe për ta bllokuar Prishtinën që të anëtarësohet në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtar. Serbia edhe më herët ka pretenduar se disa shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, por në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës figurojnë 117 shtete që e kanë njohur Kosovën.

Marrë nga REL 

3 VITE ME PARE

Rama publikon foto nga Nju Jorku: Me liderët e Ballkanit Perëndimor, na ftoi Borrell

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Edi Rama me liderët e Josep Borrell

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku ka zhvilluar një takim me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar foot ku shihet krah liderëve të Ballkanit e Përfaqësit të Lartë të Bashkimit Evropian, Jodep Borrell. Ky i fundit ka qenë pikërisht personi që ka mbledhur liderët në Nju Jork, përmes ftesave zyrtare.

“Neë York - Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrell,”- shkruan Rama.

3 VITE ME PARE

Rama e Vuçiç takohen në OKB, Presidenti i Serbisë: Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç

NJU JORK- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë takuar  përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb përmes një postimi në Instagram. Vuçiç ka publikuar një foto ku shihet krah Ramës. Në përshkrimin e fotos, Vuçiç shkruan se një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit, referuar nismës ku bëjnë pjesë dy liderët.

“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për  këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e rajonit tonë,”- shkruan Vuçiç.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

3 VITE ME PARE

Macron i prerë: Referendumet në Donbass nuk do të njihen nga komuniteti ndërkombëtar

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Emannuel Macron

FRANCË- Presidenti i Francës, Emannuel Macron është shprehur se komunitetit ndërkombëtar nuk do t'i njohe referendumet e Ukrainës.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, Macron theksoi se, “nëse ideja e referendumit në Dombass nuk do të ishte aq tragjike, do të ishte argëtuese”.

Ne do të vazhdojmë të dërgojmë armë në Ukrainë", përsëriti presidenti francez, duke konfirmuar se referendumet "nuk do të kenë pasoja ligjore" pasi "procesi i aneksimit është një parodi".

Edhe SHBA është shprehur pak më herët se nuk do i njohëe referendumet që Rusia do të mbajë në Donbas. Me anë të një deklarate Shtëpia e Bardhë u shpreh se ato referendume janë të paligjshme dhe kurrë nuk do t'i njohë pretendimet e Rusisë.

3 VITE ME PARE

Hapet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Guterres jep alarmin për krizat e shumta globale: Bota jonë është në rrezik

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Asambleja e OKB-së

SHBA- Në Nju Jork u hap për herë të parë pas dy vjetësh me pjesëmarrjen në sallë të udhëheqësve botërorë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pas dy vitesh kufizimesh nga pandemia, Asambleja e Përgjithshme u bëri ftesë udhëheqësve botërorë të vijnë personalisht nëse dëshirojnë të flasin, duke bërë një përjashtim vetëm për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në seancën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ra kambanave të alarmit të martën për krizat e shumta globale. Ai tha se vendet e botës janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të përgatitura dhe as nuk kanë vullnetin të trajtojnë sfidat kryesore që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit.

Shefi i OKB-së e vuri theksin tek lufta në Ukrainë, konfliktet e shumta në mbarë botën, urgjencën klimatike, situatën e rëndë financiare të vendeve në zhvillim dhe hapat pas në objektivat e OKB-së si eliminimi i varfërisë ekstreme dhe arsimi cilësor për të gjithë fëmijët.

“Bota jonë është në rrezik – dhe e paralizuar,” tha Guterres.

Por ai tha se ka shpresë për ndryshim, duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë përpara.

Ai paralajmëroi se “asnjë fuqi apo grup nuk mund të vendosë i vetëm.”

“Le të punojmë si një koalicion i botës, si vendet të bashkuara,” u bëri thirrje ai udhëheqësve të mbledhur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

3 VITE ME PARE

Erdogan në OKB: Greqia e ka kthyer Egjeun në varrezë masive me refugjatë

OKB mblidhet fizikisht pas 3 viteve pandemi, i pranishëm dhe Rama.
Recep Tayyip Erdoğan

SHBA- Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në mbledhjet e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në sallën  e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB). NTV shkruan se Erdogan gjatë fjalimit të tij ka prekur çështjet e urisë në botë, çështjet e energjisë elektrike, lufta në Ukrainë si dhe konfliti me Greqinë. Erdogan për Greqinë ka deklaruar se me mos pranimin e refugjatëve, e ka kthyer Egjeun në një varr masiv me emigrantë. 

"Ne po e mbajmë takimin tonë në një kohë kritike kur bota jonë po përpiqet të përballet me kërcënime të shumta njëkohësisht. Si Turqi , ne siguruam mbështetje për 161 vende gjatë epidemisë pa asnjë diskriminim. Ne ofruam vaksinën tonë vendase në shërbim të mbarë njerëzimit. Ne miratuam Marrëveshjen e Parisit vitin e kaluar në luftën kundër ndryshimit të klimës. Ne vendosëm objektivin tonë neto të emetimeve zero. Shohim që ekonomia globale e goditur nga epidemia është e ekspozuar ndaj një vale të re shokuese për shkak të luftës. Presioni i inflacionit ndikon negativisht në të gjitha ekonomitë në mbarë botën. Rëndësia e sigurisë së furnizimit me energji u soll sërish në axhendë. Procesi gjithashtu ka vënë në rrezik sigurinë ushqimore. Fakti që një e pesta e popullsisë së botës është në kthetrat e urisë është e pashpjegueshme. Bota ka filluar të largohet nga objektivi zero i urisë deri në vitin 2030. E vetmja mënyrë për të ndriçuar këtë tablo të errët është ta forcojmë atë me një qasje solidariteti dhe të drejtë.

Kemi hyrë në një periudhë ku duhet të veprojmë me një axhendë të përbashkët. Që në ditën e parë të konfliktit në Ukrainë, i cili ka mbushur muajin e 7-të, ne kemi vepruar me mendimin se nuk do të ketë fitues në luftë. Ne theksojmë rolin kyç të dialogut. Festat i kemi bashkuar fillimisht në Antalia dhe më pas në Stamboll. Si rezultat i përpjekjeve tona me zotin Sekretar të Përgjithshëm, ne kemi siguruar që gruri ukrainas të arrijë në botë. Marrëveshja e korridorit të grurit është një nga arritjet më të mëdha të OKB-së në vitet e fundit. Ne mirëpresim dërgesën që fiton vrull dita ditës. Konsensusi i Stambollit tregoi se negociatat dhanë rezultate. E njëjta qasje mund të zbatohet edhe për termocentralin bërthamor. Ne duhet të gjejmë së bashku një zgjidhje diplomatike që do t'u japë të dyja palëve një dalje me nder nga kriza. Të gjitha këto fatkeqësi na kanë kujtuar përgjegjësinë tonë për të bërë më shumë përpjekje për të zhvilluar një multilateralizëm efektiv në OKB. Do të jetë një pikë kthese e rëndësishme për Këshillin e Sigurimit që të arrijë një funksionim të përgjegjshëm. Ne do të vazhdojmë të vizatojmë se bota është më e madhe se pesë qasje në çdo platformë për të mos na bërë të harrojmë detyrën tonë të përbashkët. Dua të shpreh se presim mbështetje nga të gjitha shtetet anëtare.

Vizioni i politikës së jashtme të Turqisë ka qenë gjithmonë i orientuar drejt paqes. Ne përpiqemi të zgjidhim konfliktet. Ne veprojmë si ndërmjetës, kur është e përshtatshme, si lehtësues në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne marrim iniciativa që do të na mundësojnë të jemi pjesë e zgjidhjeve, jo e problemeve. Vazhdimi i ngërçit kërcënon më tej stabilitetin e rajonit tonë dhe integritetin territorial të Sirisë. 4 milionë civilë duhet të mbajnë jetën falë ombrellës së sigurisë dhe ndihmës ndërkombëtare të ofruar nga vendi ynë. Këshilli i Sigurimit duhet të përmbushë mandatin e tij. Nuk mund të pritet që Turqia të qëndrojë indiferente ndaj PKK-së dhe derivateve të saj. Ne deklarojmë fuqimisht se jemi në gjendje të marrim çdo masë paraprake kundër terrorizmit. Po ndërtojmë 100 mijë shtëpi me briketa që civilët që ikin nga lufta të vazhdojnë jetën e tyre në kushte humanitare. Po ashtu po fillojmë ndërtimin e 200 mijë shtëpive që do të mundësojnë 1 milion sirianë të kthehen në tokat e tyre. Për zbatimin e këtij projekti nevojitet mbështetja e komunitetit ndërkombëtar.  Kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhet duke fundosur çizmet e atyre që nisen për një të ardhme më të mirë. Shohim se persekutimi i emigrantëve nga Greqia në Egje dhe Mesdheun Lindor është në rritje. Greqia po e kthen Egjeun në një varr refugjatësh me shtytjen e saj të pamatur të paligjshme”, tha Erdogan.

Po ashtu, presidenti turk më pas akuzoi Greqinë se po ndjek "politika shtypëse kundër pakicës myslimane turke".

“Greqia është anëtare e BE-së dhe ata po kthehen në Egje në mënyrë çnjerëzore, ndërkohë që zbatojnë politika të ngjashme ndaj minoritetit turk në Thrakë, duke injoruar detyrimet e tyre. Ajo që ne duam është t'i kërkojmë BE-së të mos mbyllë sytë”, shtoi presidenti turk.

okb per krizen dhe ukrainen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës