11 Dhjetor 2023, 07:58
Nga a.l
Gaza
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rënë dakord për një rezolutë, e para nga çdo agjenci e Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për akses të menjëhershëm në ndihma jetike humanitare dhe përfundimin e luftimeve në Gaza.
Rezoluta që bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor u miratua me konsensus në fund të një sesioni special të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së të dielën.
Ai u bëri thirrje gjithashtu të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe ripohoi që të gjitha palët në konfliktin e armatosur duhet të respektojnë plotësisht detyrimet e zbatueshme për to sipas ligjit ndërkombëtar humanitar në lidhje me mbrojtjen e civilëve në konflikt të armatosur dhe personelit mjekësor. Takimi special i bordit ekzekutiv ishte vetëm i shtati në historinë 75-vjeçare të OBSH-së.
"Miratimi i rezolutës nënvizon rëndësinë e shëndetit si një prioritet universal, në të gjitha rrethanat, dhe rolin e kujdesit shëndetësor dhe humanitarizmit në ndërtimin e urave drejt paqes, edhe në situatat më të vështira”, tha OBSH në një deklaratë pas takim.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KSOKB) ka luftuar për t'iu përgjigjur krizës së thelluar në Gaza që shpërtheu pasi grupi i armatosur palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit duke vrarë 1200 njerëz dhe duke zënë robër më shumë se 200, shkruajnë mediat e huaja.
Si përgjigje, Izraeli i shpalli luftë Hamasit dhe e ka nënshtruar Gazën, të cilën Hamasi e ka nën kontroll që nga viti 2006, ndaj sulmeve të pamëshirshme, duke vrarë të paktën 18,000 njerëz.
lufta izrael-palestine
Bota
10 Dhjetor 2023, 22:52
r.ll
foto e kamioneve
GAZË- Një kolonë prej 100 kamionësh që transportonin ndihma humanitare hyri në Gaza nga Egjipti përmes ...
Bota
10 Dhjetor 2023, 22:38
r.ll
miroslav lajcak
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se...
Bota
10 Dhjetor 2023, 22:13
A.TH
foto nga plazhi i leighton
AUSTRALI- Një video e shpërndarë në internet tregon pushuesit në plazhin Leighton, afër Perthit n&...
Bota
10 Dhjetor 2023, 22:08
A.TH
antony blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të dielën dënoi me forcë dhunën seksuale të ushtruar nga H...
Bota
10 Dhjetor 2023, 21:52
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, t...
Bota
10 Dhjetor 2023, 21:46
A.TH
joe biden dhe volodymyr zelenskyy
SHBA- Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski në Shtëpinë e Bar...
Bota
10 Dhjetor 2023, 21:38
A.TH
javier milei
ARGJENTINË- Presidenti i sapozgjedhur argjentinas, Javier Milei shuajti shpresat e argjentinasve se kriza ekonomike do t&...
Bota
10 Dhjetor 2023, 21:26
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ravena-s në Itali, ku janë përplasur dy trena...
Bota
10 Dhjetor 2023, 20:54
A.TH
johan floderus
IRAN- Autoritetet iraniane akuzojnë diplomatin suedez të BE-së Johan Floderus, për komplot me Izraelin me qëllim d&...
Bota
10 Dhjetor 2023, 20:46
A.TH
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u bëri thirrje terroristëve në Rripin e Gazës që të dorëzohen, sepse ky...