LIVE UPDATES
Bota

“Nuk po trajtohemi siç duhet”, qindra ankesa të pacientëve për mjekët në Kosovë

Me Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mjeku, në çdo rrethanë, “duhet t’ia kushtojë të sëmurit kohën e nevojshme, jo vetëm për ta diagnostikuar dhe mjekuar në mënyrë të përshtatshme, por edhe për ta asistuar dhe për t’ia lehtësuar vuajtjen”.

2 Mars 2024, 16:39 Nga N.F
“Nuk po trajtohemi siç duhet”, qindra ankesa të
Foto ilustruese

KOSOVË- Mungesë vëmendjeje e kujdesi, vonesa në diagnostikim e pritje të gjata në korridore... Ankesa si këto e të ngjashme ndanë me Radion Evropa e Lirë disa pacientë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. REL-i ishte edhe vetë dëshmitar kur në një prej sallave të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, një punonjës shëndetësor, teksa i ofronte shërbimin e fizioterapisë një pacienteje, në njërën dorë mbante edhe telefonin.

Me Kodin e Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, mjeku, në çdo rrethanë, “duhet t’ia kushtojë të sëmurit kohën e nevojshme, jo vetëm për ta diagnostikuar dhe mjekuar në mënyrë të përshtatshme, por edhe për ta asistuar dhe për t’ia lehtësuar vuajtjen”. Në Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve thonë se pranojnë me qindra ankesa në vit, por se “trajtimi i tyre çalon”.

Oda e Mjekëve, në anën tjetër, thotë se ankesat trajtohen dhe zgjidhen në bazë të ligjeve në fuqi. Nazmi Mulaku, edhe pse ndjen se bashkëshortes së tij nuk i është ofruar trajtim i duhur as në Spitalin e Pejës, as në QKUK, nuk ka bërë ankesë - së paku “jo deri më tash”. Thotë se janë ende në procedura të diagnostikimit dhe se duhet të presin. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Mulaku, banor i komunës së Istogut, thotë se mjekët në Pejë nuk kanë arritur ta përcaktojnë diagnozën e bashkëshortes, përkundër disa kontrolleve të njëpasnjëshme. Në javën e fundit të shkurtit, çifti u drejtua në QKUK.

“Më është dashur të gjej dikë për të ndërhyrë, që ta pranonin [gruan] në spital”, thotë i shoqi.

“Gruaja është në gjendje jo të mirë. Na thanë se duhet të presim. Mendoj se nuk po trajtohet qysh duhet”, shton ai.

Pritja e gjatë për shërbime është një prej ankesave kryesore të pacientëve, sipas Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë. Ankesa të shpeshta ka edhe për mënyrën jo të duhur të komunikimit të mjekëve kur pacientët kërkojnë shërbime nga ta, pastaj për barna të pamjaftueshme esenciale apo edhe për gabime mjekësore. Gjatë vitit të kaluar, shoqata ka pranuar rreth 300 syresh, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i saj, Besim Kodra.

Ai tregon se ankesat mblidhen nga shumë institucione, si QKUK-ja, Ministria e Shëndetësisë e të tjera, dhe në fund adresohen tek Oda e Mjekëve të Kosovës. Por, gjatë vitit të kaluar, siç thotë, vetëm për dy raste ka pasur përgjigje. Kodra nuk jep detaje për këto të fundit, por me ligjet në fuqi - varësisht shkeljeve që bëjnë profesionistët shëndetësorë - mund të shqiptohen një sërë masash, nga rekomandimi kolegial ose kërkimfalja ndaj pacientit deri te tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës së punës. Por, Kodra thotë se “trajtimi i ankesave çalon”.

“Ministria [e Shëndetësisë], kryesisht, i bart ankesat tek odat [e mjekëve], por nuk ofron shumë mbikëqyrje përmes Inspektoratit Shëndetësor, pasi janë pak [inspektorë] në numër”, shton ai.

Ankesa, qytetarët dërgojnë edhe tek Avokati i Popullit. Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, ky institucion thotë se ato variojnë - nga vonesat në diagnostikim dhe trajtim me kohë deri te trajtimi i padinjitetshëm në mungesë të hapësirave të nevojshme. Avokati i Popullit thotë se i ka rekomanduar në mënyrë të veçantë Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) që të krijojë hapësirat e nevojshme për kontrollin gjinekologjik të grave dhe vajzave. Sipas Avokatit të Popullit, në institucionet shëndetësore në Kosovë ka “shkelje të të drejtave të njeriut për qasje në shërbime shëndetësore të dinjitetshme, cilësore dhe në kohë të duhur”.

SHSKUK-ja, që mbikëqyr QKUK-në dhe spitalet rajonale, pranon se ato janë evidente. Anëtari i bordit, Besim Demolli, thotë se SHSKUK-së do t’i duhet të formojë një komision të veçantë, që do t’i trajtonte me urgjencë rastet e neglizhencës së mjekëve. Ai kritikon Odën e Mjekëve të Kosovës, duke thënë se ajo i mbron anëtarët e saj dhe se nuk shqipton ndëshkime të merituara.

“Me oda nuk mund ta përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe reagimit”, thotë Demolli.

Por, ndryshe përgjigjen në Odën e Mjekëve të Kosovës. Në një deklaratë me shkrim dhënë REL-it thuhet se “prokurori i Odës fillon procedurën hetimore në momentin që pranon ankesën nga pala e dëmtuar” apo “edhe kur vihet në dijeni se është bërë shkelje nga ana e mjekut”.

“Pranë Zyrës së Prokurorit të Odës, gjatë vitit 2023 deri në muajin shkurt të këtij viti, janë pranuar afërsisht 73 ankesa të natyrave të ndryshme. Një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë me pretendimet për mostrajtim adekuat”, thuhet në deklaratë.

Përkundër insistimit të REL-it, Oda nuk dha informacione se çfarë dënimesh ka shqiptuar kur është konstatuar shkelja. Ngjashëm edhe Ministria e Shëndetësisë - thotë se i trajton ankesat që merr, por nuk ofron shumë detaje.

“Inspektorati Shëndetësor - i cili i realizon detyrat në përputhje me ligjin, pra inspekton institucionet shëndetësore, por edhe profesionistët shëndetësorë - në rast të shkeljeve apo dështimit në dhënien e shërbimeve, merr masa në përputhje me dispozitat ligjore dhe i adreson ato tek organet kompetente”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një raporti të kësaj ministrie në vitin 2023, numri i ankesave të pranuara nga pacientët, ka qenë 214. Prej tyre, “89 kanë marrë përgjigje”, por nuk është se qartë se çfarë. Në të kaluarën ka pasur disa raste të ndëshkimit të profesionistëve shëndetësorë që janë bërë publike. Në fund të vitit 2022, një mjek nga Gjilani është arrestuar për “trajtim të pandërgjegjshëm” të një fëmije me autizëm, në një klinikë private. Po atë vit u janë marrë licencat dhe janë arrestuar disa infermiere për keqtrajtimin e një të moshuare në një shtëpi pleqsh. Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për pritje të gjata në QKUK, mungesë barnash apo edhe mjekësh.

Marrë nga REL

ankesa spital kosove

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje