Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gashi ka treguar se i dyshuri për dhunim ka qenë kohë pas kohe në burg për vjedhje e grabitje. Ai ka dhënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.
KOSOVË- Ish-drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë sot dorëheqje, meqë një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, ka qenë më herët në burg.
Në një prononcim për Gazetën Express, Gashi ka treguar se i dyshuri për dhunim ka qenë kohë pas kohe në burg për vjedhje e grabitje. Ai ka dhënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.
“Ai ka qenë një kohë, kështu kohë pas kohe, për grabitje, për vjedhje në burg edhe unë kam qenë Drejtor për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve. Është akt moral, pasi që nuk po arrijmë të burgosurit t’i riedukojmë dhe t’i risocializojmë, edhe rasti më ka prek edhe mua shumë, ashtu siç i ka prek gjithë kosovarët edhe prandaj kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve”, ka thënë Gashi.
I pyetur nëse i dyshuri është liruar më herët se që ka qenë e paraparë, Aliu ka thënë t’iu referohemi Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues, meqë ka thënë se s’ka informacione të tilla.
“Se di, si kam informacionet. Për informacionet tjera referojuni Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues “, ka thënë Gashi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Sipas SHKK-së, dorëheqja e Gashit ka ardhur si akt moral, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“ Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral jep dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, z. Ali Gashi. Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale. Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Express/
Foto ilustruese MAQEDONIA E VERIUT- Nga nesër hyjnë në fuqi masat e kursimit të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhe...
Protesta ne Prishtine KOSOVË- Protesta e nisur rreth orës 12:00 në sheshin Skënderbe në Prishtinë pas përdhunimit të...
Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Serbisë që të ripërtërijë zotimin p&e...
Borrell BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje 27 shteteve anëtare që t&e...
Maqedoni MAQEDONIA E VERIUT- Kushti për ndryshimet kushtetuese i vendosur në kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me B...
CDU/CSU GJERMANI- "Bundeswehr-i duhet të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur për t'u bërë forca e armatosur...
Bresher ne Spanje SPANJË- Një foshnjë 20 muajshe ka humbur jetën në Spanjë pasi u godit në kokë nga bresh...
termet ne Greqi GREQI- Një tërmet i dyfishtë i fortë ka ndodhur pak më parë në ishullin e Samos me një diferen...
protesta ne Prishtine KOSOVË- Ka nisur pak minuta më parë në Prishtinë protesta e paralajmëruar kundër përdhunimit ...
Gorbaçov RUSI- Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, vdiq në moshën 91-vjeçare. Nga spitali ku po trajtohej, thanë se ai "vu...