LIVE UPDATES
Bota

Një vajzë e vogël nga komuniteti Baluch, viktimë e vrasjeve arbitrare në Iranin Veriperëndimor

Më 20 tetor 2022, agjentët e Departamentit të Inteligjencës të Iranshahr arrestuan një nxënëse të klasës së 11-të në shkollën e mesme Bentol Hoda Sadr. Vajza 15-vjeçare nga komuniteti Baluch kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për protestat e vazhdueshme në Iran.

26 Tetor 2022, 15:55 Nga k.m.
Një vajzë e vogël nga komuniteti Baluch, viktimë e vrasjeve
Mona Naghib

Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës hapën zjarr ndaj një automjeti në lëvizje në Saravan, duke vrarë një vajzë të vogël të komunitetit Baluch dhe duke plagosur një tjetër, të dielën, më 23 tetor 2022. Dy vajzat e vogla po udhëtonin me një Peugeot 405 dhe ishin rrugës për në shkollë, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj makinës, duke qëlluar në kokë 8-vjeçaren Mona Naghib. (Haalvash.org – 23 tetor 2022)

Më 20 tetor 2022, agjentët e Departamentit të Inteligjencës të Iranshahr arrestuan një nxënëse të klasës së 11-të në shkollën e mesme Bentol Hoda Sadr. Vajza 15-vjeçare nga komuniteti Baluch kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për protestat e vazhdueshme në Iran. Drejtori i shkollës kishte njoftuar shërbimet e inteligjencës, të cilët e arrestuan vajzën në shkollë. Nuk ka informacion për vendndodhjen e vajzave. (Haalvash.org – 23 tetor 2022)

Iranshahr dhe Saravan janë dy qytete në provincën Sistan dhe Baluchestan në Iranin juglindor.

Më 11 tetor 2022, forcat e Sigurimit të Shtetit arrestuan Mandana Nemati, 15 vjeçe, nxënëse e klasës së 11-të në shkollën e mesme Forghani të Karaj. Mandana kishte shkruar një slogan kundër regjimit në tabelën e klasës. Nëna e Mandanës ishte në shkollë kur erdhën agjentët e SSF. Kështu, ata arrestuan edhe nënën edhe vajzën e saj. Nuk ka informacion për vendndodhjen e kësaj nëne dhe vajzës së saj. Në një tjetër zhvillim, gjashtë nxënëse të gjimnazit u liruan pas pagimit të garancisë më 23 tetor pas disa ditësh në paraburgim.

Gjashtë vajzat ishin Kimia Ali-Moradi, Sondus Yaghubi, Hiro Nouri, Elina Ranjbar, Raha Sabouri dhe Sara Karami. Vajzat 17-vjeçare u arrestuan gjatë bastisjes nga forcat e sigurisë në shkollën e tyre. Departamenti i Inteligjencës i Kermanshah i kishte arrestuar gjashtë vajzat gjatë një bastisjeje në shkollën e mesme Effat në Javarud. Më 23 tetor, agjentë të Departamentit të Inteligjencës shkuan në shkollën e mesme, duke u paraqitur si një grup televiziv. Ata kërcënuan studentët dhe i detyruan të mohojnë para kamerave arrestimet në shkollën e tyre.

Një vajzë e vogël nga komuniteti Baluch, viktimë e vrasjeve
Nga e majta, Massoumeh Hojabri, Shilan Kurdistani, dhe Kajal Vatanpour

Agjentë të inteligjencës në Sanandaj rrëmbyen një aktiviste të të drejtave të grave, Shilan Kurdistani, të dielën, më 23 tetor 2022, ndërsa po ecte në rrugë. Nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sanandaj është kryeqyteti i provincës Kurdistan në Iranin perëndimor. Në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor, nuk ka asnjë lajm për fatin e Massoumeh Hojabri, 31 vjeçe, e cila u zhduk me forcë më 7 tetor 2022. Shërbimet e sigurisë e arrestuan me dhunë në shtëpi.

Familjarët dhe bashkëshorti i saj kanë kërkuar vazhdimisht informacion për të nga Departamenti i Inteligjencës. Ata nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje për fatin e saj.

Massoumeh Hojabri kishte marrë pjesë në një protestë në një nga sheshet e Piranshahr duke dënuar vrasjen e Mahsa Aminit.

Një tjetër grua kurde, Kajal Vatanpour, është arrestuar prej një muaji. Pavarësisht vendosjes së shumës së garancisë që duhet paguar për të, forcat e rendit nuk e lejojnë të largohet.

Kajal Vatanpour, nga Gilan-e Gharb në Kermanshah, vazhdon studimet e masterit në drejtësi në Universitetin e Ilamit. Forcat e sigurisë e arrestuan atë më 22 shtator gjatë një proteste dhe e çuan në repartin e grave të Burgut Qendror të Ilamit. Ajo akuzohet për propagandë kundër shtetit, tubim dhe bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare./Al.ncr-iran

mona naghib

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet