LIVE UPDATES
Bota

Një ministri izraelite propozon zhvendosjen e civilëve të Gazës në Egjipt

Deri më tani, mbi 8.000 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë që kur Izraeli nisi luftën, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

31 Tetor 2023, 17:04 Nga I.A
Një ministri izraelite propozon zhvendosjen e civilëve të
Civilet

IZRAEL- Një ministri e Qeverisë izraelite ka draftuar një propozim për të transferuar 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës në Gadishullin Sinai të Egjiptit. Ky propozim është dënuar nga palestinezët dhe i ka përkeqësuar më shumë tensionet me Kajron.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka minimizuar raportin e hartuar nga Ministria e Inteligjencës, duke e cilësuar si një ushtrim hipotetik, një “koncept-dokument”. Por, konkluzionet në këtë dokument kanë rritur shqetësimet e kamotshme egjiptiane se Izraeli dëshiron që ta bëjë Rripin e Gazës problem për Egjiptin dhe riktheu kujtimet e palestinezëve të kohës kur qindra mijëra persona u larguan me forcë nga shtëpitë e tyre gjatë luftimeve më 1948 për krijimin e Izraelit.

“Ne jemi kundër çdo transferimi në ndonjë vend, në çfarëdo forme dhe ne e konsiderojmë si vijë të kuqe që nuk do të lejojmë të kalohet”, tha Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. “Ajo çfarë ka ndodhur më 1948 nuk do të lejohet të ndodhë sërish”.

Një zhvendosje masive, tha Abu Rudeineh, do të “ishte e barabartë me shpalljen e një lufte të re”.

Deri më tani, mbi 8.000 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë që kur Izraeli nisi luftën, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Dokumenti që mban datën e 13 tetorit, gjashtë ditë pasi militantët e Hamasit vranë mbi 1.400 persona në jug të Izraelit dhe morën mbi 240 pengje, sulme që provokuan luftën shkatërruese të Izraelit në Gazë. Dokumenti fillimisht u publikua nga Sicha Mekomit, një media lokale.

Në raportin e saj, Ministria e Inteligjencës – dikaster që kryen hulumtime, por nuk krijon politika – ofroi tri alternativa “për të realizuar një ndryshim të rëndësishëm në realitetin civil në Rripin e Gazës në dritën e krimeve të Hamasit që çuan në luftë”.

Autorët e dokumentit kanë thënë se kjo alternativë do të ishte më e dëshirueshmja për sigurinë e Izraelit.

Në dokument propozohet që popullata civile e Gazës të zhvendoset në qytetet me tenda në veri të Sinait. Më pas, aty thuhet se do të ndërtoheshin qytete të përhershme dhe një korridor i paspecifikuar humanitar. Brenda Izraelit do të krijohej një zonë e sigurt për të bllokuar hyrjen e palestinezëve të zhvendosur. Në raport nuk u tha se çfarë do të bëhej me Gazën pasi të largohej popullata.

Ministria e Jashtme e Egjiptit nuk i është përgjigjur kërkesës për koment lidhur me raportin. Por, Egjipti e ka bërë të qartë gjatë gjithë kësaj lufte se nuk dëshiron të pranojë refugjatë palestinezë.

Egjipti për një kohë të gjatë ka shprehur frikën se Izraeli dëshiron një dëbim të përhershëm, përmes forcës, të palestinezëve për në territorin egjiptian, ashtu siç kishte ndodhur gjatë luftës për pavarësinë e Izraelit. Egjipti ka udhëhequr me Gazën nga viti 1948 deri më 1967, kur Izraeli mori territorin, së bashku me Bregun Perëndimor dhe lindjen e Jerusalemit. Shumica e popullatës së Gazës janë pasardhës të refugjatëve palestinezë që u dëbuan nga territori ku tani është Izraeli.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sissi, ka thënë se një fluks masiv i refugjatëve nga Gaza do të zhbënte kauzën nacionaliste palestineze. Po ashtu, sipas tij, një gjë e tillë do të përbënte rrezik, pasi në Sinai do të mund të shkonin militantë dhe prej aty ata do të mund të kryenin sulme ndaj Izraelit. El-Sissi ka thënë se kjo do të kërcënonte traktatin e paqes mes Egjiptit dhe Izraelit të arritur më 1979. Ai ka propozuar që Izraeli të zhvendosë palestinezët në Shkretëtirën Negev, që gjendet në kufi me Rripin e Gazës, derisa të përfundojë operacionet ushtarake.

Yoel Guzansky nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv tha se dokumenti kërcënon që të dëmtojë raportet me një partner kyç.

“Nëse ky dokument është i vërtetë, atëherë është një gabim i madh. Mund të shkaktojë përplasje strategjike mes Izraelit dhe Egjiptit”, tha Guzansky, i cili ka qenë këshilltar i ministrisë në të kaluarën. “Unë e shoh këtë dokument si injorancë të dikujt që dëshiron të ndikojë negativisht në raportet Izrael-Egjipt, që janë shumë të rëndësishme në këtë fazë”.

Egjipti është një partner i çmuar që kontribuon me Izraelin larg syrit të publikut. Nëse Egjipti shihet si shtet që asiston në një plan të tillë izraelit, veçmas ku përfshihen palestinezët, kjo do të mund të ishte “shkatërruese për stabilitetin e tij”.

Egjipti nuk do të ishte domosdo ndalesa e fundit për refugjatët palestinezë. Dokumenti flet për Egjiptin, Turqinë, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbështesnin këtë plan ose në aspektin financiar ose duke i pranuar si refugjatë banorët e zhvendosur nga Gaza, dhe më pas t’i pranonin edhe si qytetarë. Praktikat “e buta” të migrimit të Kanadasë, mund të përdoren për sistemimin, u tha në dokument.

Në shikim të parë, ky propozim “mund të jetë i cenueshëm sa i përket legjitimitetit ndërkombëtar”, u tha në dokument.

“Sipas vlerësimit tonë, luftimet pas evakuimit të popullsisë do të shkaktonin më pak viktima në mesin e civilëve, krahasuar me numrin e viktimave që mund të vriten nëse popullsia do të mbetej” në këtë territor.

Një zyrtar izraelit, që ka njohuri për dokumentin, tha se dokumenti nuk është i detyrueshëm dhe për të nuk ka asnjë diskutim thelbësor nga ana e zyrtarëve të sigurisë. Zyra e Netanyahut e quajti atë një “koncept-dokument, të ngjashëm me dokumentet që përgatiten në të gjitha nivelet e Qeverisë dhe agjencive të saj të sigurisë”.

“Çështja e ‘ditës pasuese’ nuk është diskutuar në asnjë forum zyrtar në Izrael, pasi fokusi në këtë kohë është në shkatërrimin e aftësive qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit”, tha zyra e kryeministrit të Izraelit.

Në dokument u përjashtuan dy opsionet e tjera: rivendosja e Autoritetit Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor si udhëheqës në Gazë apo mbështetja e regjimit lokal. Ndër arsyet për këtë refuzim aty përmendet edhe paaftësia për të parandaluar sulmet ndaj Izraelit.

Rivendosja e Autoritetit Palestinez, që u dëbua nga Gaza pas luftës së vitit 2007 kur Hamasi mori pushtetin, do të ishte “një fitore e paprecedent për lëvizjen kombëtare palestineze, një fitore që ka marrë jetën e mijëra civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe nuk garanton sigurinë e Izraelit”, u tha në dokument.

Marrë nga REL

benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet