“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
FOTO- Simboli i shtetit izraelit pikturohet në disa ndërtesa në Paris, autoritetet nisin hetimet
Veprimi dënohet maksimalisht me katër vite burg dhe 30 mijë euro gjobë.
31 Tetor 2023, 16:35Nga f.i
Paris
FRANCË- Dhjetra yje blu të Davidit,simbol i fesë hebraike dhe shtetit të Izraelit janë gjetur të pikturuar gjatë natës në ndërtesa në disa zona të Parisit, raporton Dailymail. Më shumë yje u gjetën në Saint-Ouen, një zonë në periferi, ku në një prej banesave shoqëroheshin me mbishkrime të tilla si " Palestina do të kapërcejë".
Veprimi dënohet maksimalisht me katër vite burg dhe 30 mijë euro gjobë. Burime nga prokuroria raportojnë se është urdhëruar një hetim për dëmtimin e pasurisë, në bazë të origjinës, racës, përkatësisë etnike apo fetare.
Kryeqyteti francez është tronditur nga një sërë incidentesh ditët e fundit, mes tensioneve për konfliktin Izrael-Gaza.