LIVE UPDATES
Bota

"Një javë plot tension në diplomaci!" Analiza: Europa tenton të kthejë vëmendjen për Ukrainën

Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas.

3 Mars 2025, 07:55 Nga M.B

"Një javë plot tension në diplomaci!" Analiza: Europa

EUROPA- Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas.

Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Në konferencë nuk mori pjesë ndonjë përfaqësues i SHBA-së, megjithëse Starmer deklaroi përpara samitit se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina, “dhe ndoshta një ose dy të tjerë”, do të punonin për një plan paqeje që do ta diskutonin me Uashingtonin.

Nëse kishte dyshime më parë, tashmë do të jetë më e qartë se kurrë për Zelenskyn se vendi i tij gëzon një mbështetje të madhe morale në kontinentin evropian. Si Starmer ashtu edhe presidenti francez Macron, gjatë vizitave të tyre përkatëse në Shtëpinë e Bardhë më 27 dhe 24 shkurt, i kërkuan Trumpit të mos e braktiste Ukrainën dhe të mbante një qëndrim të fortë ndaj Rusisë, ndërsa vlerësuan planet e presidentit amerikan për një paqe të shpejtë për t'i dhënë fund luftës trevjeçare.

Vizita e Macronit përkoi me përvjetorin e tretë të pushtimit, kur Shtetet e Bashkuara tronditën opinionin botëror duke iu bashkuar Rusisë në votën kundër një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte agresionin e Moskës kundër Ukrainës. Dhe pasi vizita e vetë Zelenskyt në Uashington më 28 shkurt u ndërpre para kohe pas përplasjes me Trumpin dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, ai mori shumë mesazhe solidariteti nga Evropa.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se “bota e lirë ka nevojë për një lider të ri”, në një kritikë të nënkuptuar ndaj Trumpit, ndërsa Von der Leyen i tha Zelenskyt: “Dinjteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas”, në një postim në X. Nga Evropa do të ketë edhe ndihmë materiale, me Starmer dhe Zelenskyn që ranë dakord për një hua prej 2.26 miliardë paundësh për Ukrainën. Zelensky deklaroi se kjo do të kompensohet “duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, pas një pritjeje të ngrohtë në Londër.

Por, a mund të jetë ndihma evropiane e mjaftueshme për të kompensuar një mungesë të mundshme financimi nga Shtetet e Bashkuara – kontribuesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën – tani që marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit janë në pikën më të keqe të dekadës së fundit? Kjo është pyetja që shqetëson vendimmarrësit në Evropë, pas përplasjes së ashpër mes Zelenskyt dhe Trumpit para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku Trump e paraqiti veten si një “ndërmjetës” mes Moskës dhe Kievit, në vend të një aleati të palëkundur të këtij të fundit.

“Ose do të arrini një marrëveshje, ose ne largohemi”, tha Trumpi, gjatë një shkëmbimi të tensionuar që dukej se e la të shqetësuar ambasadoren e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova. Më 2 mars, në përgjigje të kritikave se është afruar shumë me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump postoi në rrjetin e tij social se amerikanët duhet të “kalojnë më pak kohë duke u shqetësuar për Putinin” dhe të fokusohen më shumë te “bandat e përdhunuesve emigrantë, bosët e drogës, vrasësit dhe njerëzit nga institucionet e shëndetit mendor që hyjnë në vendin tonë – në mënyrë që të mos përfundojmë si Evropa!”

Nga ana e tij, Zelensky e karakterizoi Putinin si “një vrasës”, të cilit nuk mund t’i besohet për ta respektuar një marrëveshje armëpushimi pa garanci të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, të cilat Uashingtoni ende nuk i ka dhënë. Presidenti ukrainas ka deklaruar se ende beson se marrëdhënia dypalëshe mund të shpëtohet, pavarësisht se përplasja duket se ka prishur për momentin një marrëveshje mes Kievit dhe Uashingtonit për mineralet e rëndësishme të Ukrainës dhe rindërtimin pas luftës. Disa nga vendimmarrësit kryesorë në anën evropiane të Atlantikut kanë thënë se kjo duhet të ndodhë shpejt. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rutte, tha se i kishte sugjeruar Zelenskyt që të riparonte marrëdhënien me Trump-in.

Zelensky u duk se po i afrohej pranimit të kësaj këshille, duke thënë më vonë në adresimin e tij të përnatshëm me video: “Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”.

“Nuk ka kaluar asnjë ditë pa ndier mirënjohje. Sepse kjo është një mirënjohje për ruajtjen e pavarësisë sonë: Qëndrueshmëria jonë në Ukrainë bazohet në atë që bëjnë partnerët tanë për ne dhe për sigurinë e tyre”, shtoi ai.

“Do të ketë diplomaci për paqen. Dhe do të ndodhë për hir të të gjithë neve që qëndrojmë bashkë – Ukraina, e gjithë Evropa dhe mbi të gjitha Amerika”, shtoi ai.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila gëzon marrëdhënie të mira me Trumpin, tha se shpresonte që vendi i saj të ishte “një urë” për të rregulluar marrëdhëniet Kiev-Uashington përpara samitit të Londrës, duke shtuar se ishte “shumë, shumë e rëndësishme” të shmangej një përçarje në koalicionin perëndimor.

Përtej Ukrainës, Evropa është e shqetësuar për të ardhmen e mbrojtjes evropiane në tërësi, me Trumpin që e ka cilësuar vazhdimisht aleancën e NATO-s si një barrë të tepërt për Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka kërkuar që anëtarët e saj të rrisin ndjeshëm shpenzimet ushtarake.

Por, përveç rritjes së shpenzimeve ushtarake ose përdorimit të fitimeve nga asetet e ngrira ruse, çfarë mund të bëjnë vendet evropiane për të forcuar mbrojtjen e tyre, që ekspertët e përshkruajnë si të pamjaftueshme pa mbështetjen e SHBA-së? Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Londër, eksperti i Rusisë, Edward Lucas, detajoi planet për një “bankë të riarmatimit” që tashmë ka marrë mbështetje publike nga zyrtarë si kancelarja britanike, Rachel Reeves.

Lucas tha se një bankë e tillë do të modelohej sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), një institucion i financuar me kontribute kapitale nga shtetet anëtare, fillimisht për ta mbështetur ndërtimin e infrastrukturës në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe kalimin e saj në kapitalizmin e tregut në vitet 1990.

“Duhet t’i tregojmë Donald Trumpit se Evropa e ka seriozisht, dhe kjo është e rëndësishme për atë që ka mbetur nga kohezioni i aleancës. Duhet t’i tregojmë Putinit se jemi seriozë, dhe kjo është e rëndësishme për parandalimin. Dhe duhet t’u tregojmë ukrainasve se e kemi seriozisht në mbështetjen tonë për ta, në mënyrë që të mbajnë moralin lart”, tha Lucas./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës