LIVE UPDATES
Bota

Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë

Scutariu tha për Radion Evropa e Lirë se rreth dy të tretat e vizitorëve janë të huaj dhe derisa statistikat e turizmit u përmbysën nga pandemia, muzeu po shënon rritje për rreth 25 për qind çdo vit.

29 Janar 2023, 13:22 Nga I.A
Ngritja e turizmit komunist të Rumanisë
Bukuresht

RUMANI- Rezidenca e Bukureshtit është vendi ku Nikola Çaushesku dhe familja e tij laheshin në banja me rubinete të arta dhe shëtisnin nëpër kopshte të populluara nga pallonj dhe polici sekrete, ndërsa populli rumun jashtë detyrohej të jetonte në një epokë të errët mungesash, kufizimesh dhe represioni. Rezidenca u hap për publikun si një muze në vitin 2016, por tashmë është renditur në 10 vendet më të vizituara turistike në Rumani.

Scutariu tha për Radion Evropa e Lirë se rreth dy të tretat e vizitorëve janë të huaj dhe derisa statistikat e turizmit u përmbysën nga pandemia, muzeu po shënon rritje për rreth 25 për qind çdo vit. Në Pallatin e madh të Parlamentit të Bukureshtit -- megaprojekti më famëkeq i Çausheskut -- një histori e ngjashme është shpalosur gjatë dekadës së fundit.

Në vitin 2013, pak më pak se 150.000 turistë -- më shumë se 80 për qind e tyre të huaj -- ecën nëpër korridoret e ndërtesës. Deri në vitin 2018, ky numër ishte rritur në më shumë se 260.000 - një rritje gati 80 për qind. Kjo rritje tejkaloi ndjeshëm numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj të ardhur në Rumani, që u rrit për rreth 65 për qind në të njëjtën periudhë.

Vlad Chiciudean, i cili organizon shëtitje me temë komuniste në Bukuresht, i tha Radios Evropa e Lirë se "pas Revolucionit rumun të 1989-ës, ne nuk donim të bënim asgjë me këto kujtime të komunizmit. Ne donim ta dëbonim atë nga jeta jonë".

Megjithatë, me kalimin e kohës, veçanërisht pas pranimit të Rumanisë në Bashkimin Evropian në vitin 2007, shumica e panë këtë si një mundësi.

"Ne thamë, 'Hëmm... OK, këto gjëra shiten'", tregoi udhërrëfyesi turistik.

Chiciudean tha se në pesë vjetët e fundit janë hapur disa muze dhe atraksione të tjera me tematikë komuniste në të gjithë vendin.

"Shumica e rumunëve nuk e kuptojnë pse të huajt duan, po aq sa ata, të dinë gjëra rreth komunizmit. Por, nëse ka ndonjë interes, atëherë ne mund të përfitojmë prej tij", tha ai.

Kapitalizimi i magjepsjes së të huajve me reliket komuniste është përqafuar në Rumani në atë mënyrë që jo të gjitha republikat ish-socialiste të Evropës e kanë arritur. Në Shqipëri, rezidenca e diktatorit famëkeq stalinist, Enver Hoxha, mbetet e mbyllur për publikun.

Jo vetëm sallat e mëdha të Parlamentit të Bukureshtit dhe luksi i çuditshëm i rezidencës së Çausheskut kanë një tërheqje të dukshme estetike, por edhe disa vende të zymta dhe të paqarta regjistrojnë mijëra vizita nga turistë të interesuar për monumentet e së kaluarës komuniste të Rumanisë.

Në Targovishte, një qytet i vogël rreth 70 kilometra në veriperëndim të Bukureshtit, rreth 4.500 turistë, kryesisht të huaj, më 2022 paguanin për të hyrë në oborrin ku Nikola Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u qëlluan për vdekje nga një skuadër pushkatimi më 25 dhjetor 1989.

Në një intervistë çuditërisht të sinqertë në media më 2013, kur kazerma Targovishte u hap për publikun, kreu i këshillit lokal, Adrian Tutuianu, i tha AFP-së se vendi i ekzekutimit ishte "një tjetër pasuri për të tërhequr më shumë turistë", të cilin ai parashikonte se "do të kishte një efekt shumë të mirë në aktivitetin ekonomik të rajonit”.

Një turist që vizitoi vendin e Targovishtes në vitin 2018 tregoi atmosferën, në të cilën është bërë pjesa më e madhe e "turizmit të errët" të vendeve të epokës komuniste të Rumanisë:

“Kisha një lëmsh në fyt duke parë ato dhoma të thjeshta, me erë, telefonin e kuq dhe murin ku u qëlluan”, shkroi turistja në komentin e saj në internet. "Duke parë atë, u ndjeva sikur [ekzekutimet që i dhanë fund sundimit komunist në Rumani] ndodhën pak vjet më parë, e jo 29."

Marrë nga REL

rumani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale