Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Comey, i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.

SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, në lidhje me dëshminë e tij para Kongresit amerikan. Comey, i cili për kohë të gjatë ka qenë në shënjestër të kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, akuzohet se ka gënjyer para Kongresit gjatë dëshmisë së tij në shtator të vitit 2020, lidhur me pyetjen nëse kishte autorizuar rrjedhjen e të dhënave të klasifikuar në media.
Duke reaguar ndaj aktakuzës, Comey tha se ndihet i pafajshëm dhe se “kam besim të madh në sistemin gjyqësor federal”.
Avokati i tij, Patrick J. Fitzgerald, tha në një deklaratë: “Jim Comey i mohon plotësisht akuzat e ngritura sot. Ne mezi presim ta shpallim të pafajshëm në gjykatë”.
Nëse shpallet fajtor, Comey mund të dënohet me burgim deri në pesë vjet.
Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rrejshme dhe për pengimin e një hetimi nga Kongresi.
Aktakuza u ngrit disa ditë pasi Trump i bëri thirrje kryeprokurores së vendit, Pam Bondi, që t’i hetojë në mënyrë më të ashpër kundërshtarët e tij politikë, përfshirë Comeyn.
Trumpi i kishte kërcënuar me burgosje rivalët e tij politikë qysh kur kishte garuar për president në vitin 2015, por aktakuza e së enjtes nënkupton se kjo është hera e parë që administrata e tij ka arritur ta sigurojë një aktakuzë nga një juri e madhe kundër njërit prej tyre.
Departamenti i Drejtësisë i Trumpit po heton gjithashtu kundërshtarë të tjerë, përfshirë prokuroren e përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe John Boltonin, i cili shërbeu si zyrtar i sigurisë kombëtare gjatë mandatit të parë të Trumpit.
Trump, i cili i ka bërë trysni prokurores së përgjithshme Bondi për t’i ndjekur penalisht Comeyn dhe kritikë të tjerë, e festoi lajmin.
“Drejtësi në Amerikë!” shkroi ai në rrjetet sociale. “Ai ka qenë shumë i dëmshëm për vendin tonë, për kohë kaq të gjatë”.
Trumpi e shkarkoi Comeyn në vitin 2017, në fillim të mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar rregullisht Comeyn për mënyrën se si e kishte udhëhequr hetimin nga FBI-ja që dokumentoi kontaktet mes rusëve dhe fushatës së Trumpit në vitin 2016.
Qëkurse Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Departamenti i Drejtësisë ka shqyrtuar dëshminë e Comeyt të vitit 2020, kur ai iu përgjigj kritikave republikane mbi hetimin për Rusinë dhe mohoi se kishte autorizuar publikimin e informacioneve të klasifikuara në media.
Sipas aktakuzës, Comey e mashtroi Kongresin duke deklaruar se nuk kishte autorizuar askënd tjetër të ishte burim anonim në raportimet e mediave për një hetim të FBI-së./REL
POLONI- Polonia ka rihapur kufirin e saj me Bjellorusinë pas pothuajse dy javësh. Varshava e mbylli kufirin për shkak të stërvitjeve ...
Erald Kamberi ANGLI- Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi shkaktoi nj&e...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi më 25 shtator se Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë sanksionet ndaj I...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka thirrur oficerët më të lartë të ushtrisë, qindra gjeneralë dhe ...
Erdogan dhe Trump Marrëdhëniet SHBA-Turqi u rikthyen në vitin 2019 me mbërritjen e Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë...
Mahmoud Abbas SHBA- Duke folur përmes video-lidhjes pasi Shtetet e Bashkuara ia refuzuan vizën, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abba...
Presidenti Donald Trump dhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan SHBA — Presidenti Donald Trump do të zhvillojë sot bisedimet me Presiden...
Nicolas Sarkozy, Carla Bruni FRANCË- Carla Bruni, ish-modelja dhe këngëtarja-kompozitore gruaja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, i...
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Donald Trump, i ka thënë se Kievi mund...
Benjamin Netanyahu SLLOVENI - Sllovenia i ka ndaluar kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu. Ky veprim erdhi pas një ...