LIVE UPDATES
Bota

"Nga një hap më afër te një hap më larg”, Kosova nga pragu i KiE-së, në pasiguri, si devijoi rrugëtimi?

Kur më 16 prill Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut.

17 Maj 2024, 07:56 Nga M.B
"Nga një hap më afër te një hap më larg”,
Foto ilustruese

KOSOVA- Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”! Kështu devijoi rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës në një periudhë prej vetëm tridhjetë ditësh. Kur më 16 prill Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut. Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të saj do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, ajo nuk u fut fare në rend dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit.

“Ne e kemi shprehur me shumë seriozitet vullnetin tonë për të kontribuuar në mënyrë konstruktive. Ky hap nuk ishte i lehtë për Qeverinë e Kosovës. Ne e kemi shprehur vullnetin tonë dhe presim se cili do të jetë reagimi”, u tha Gërvalla gazetarëve.

Dhe, reagimi nuk ishte aq pozitiv. Ambasada gjermane në Prishtinë, duke u thirrur edhe në vendet e tjera të Quint-it - SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Italinë - tha se kërkesë e tyre ishte dorëzimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Jashtëm.

“Kosova tani duhet ta bëjë punën e vështirë. Kjo nuk ka ndodhur ende”, tha Ambasada e shtetit gjerman për Radion Evropa e Lirë, më 16 maj.

Në të njëjtën ditë, Gjermania, Franca dhe Italia bënë të ditur se, më 15 maj, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën kanë shprehur mbështetje për një draft-statut të diplomatëve perëndimorë. Qeveria e Kosovës tha se është duke hartuar një draft-statut të vetin, të frymëzuar nga një version i një organizate gjermane. Asociacioni që përmendet, do të koordinonte mes tjerash punën në arsim, kujdes shëndetësor dhe ekonomi në komunat me shumicë serbe të Kosovës.

Për themelimin e tij, Kosova dhe Serbia ranë dakord qysh në vitin 2013. Marrëveshja u miratua edhe në Kuvendin e Kosovës, por Gjykata Kushtetuese konstatoi më pas se ajo ishte jokushtetuese, meqë nuk përfshinte edhe etni të tjera. Pavarësisht garancive nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Kosova ka frikë tani se një asociacion i tillë do të ndikonte në funksionimin e shtetit.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 19 mars kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk e ka pranuar draft-statutin e këtij asociacioni, të hartuar dhe të dorëzuar nga diplomatët perëndimorë në tetor të vitit 2023. Kurti e përsëriti të njëjtin qëndrim edhe këtë javë, duke thënë se “nuk ka asgjë të re”. Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se nisma e fundit e Qeverisë së Kosovës rreth draft-statutit është shumë e vonuar.

“Ky hap i sekondës së fundit - me shpresën se mund t’i ndikojë disa vota është befasues për mua, nëse nuk ka pasur ndonjë koordinim. Njerëzit me të cilët kam biseduar, thonë se nuk ka pasur koordinim të tillë me Bashkimin Evropian apo Quint-in. Nëse ky informacion nuk është i gabuar, unë nuk e kuptoj qëllimin prapa letrës”, thotë Vogel.

Ai nuk mund të gjykojë nëse Kosova ka gabuar që nuk ka vepruar me kohë për të përfituar ulësen në Këshillin e Evropës, por thotë se, qartazi, veprimet e Qeverisë nuk janë serioze.

“Dhe, ato do ta përforcojnë përshtypjen e Quint-it dhe të BE-së se Kurti jo gjithmonë vepron me mirëbesim. Pavarësisht nëse kjo përshtypje është e justifikueshme ose jo, të luash teatër politik si ky, për një çështje shumë serioze, vetëm se do ta përforcojë atë përshtypje”, thotë Vogel.

Për Augustin Palokajn, gazetar që prej vitesh përcjell politikën evropiane, Kosova e ka humbur një “rast shumë të mirë” për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, i cili nuk dihet se kur do të vijë sërish.

“Kemi raportuar shpesh për dobitë që i kanë qytetarët e Kosovës nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe tani, për shkak të mosanëtarësimit, ata kanë pasoja. Për shembull, nuk do të mund të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjasat tani janë shumë të vogla që të ketë lëvizje edhe për integrimin e Kosovës në ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare, përfshirë këtu nisjen e procedurave për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE”, thotë Palokaj.

Me rregullore, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që përbëhet prej 46 vendesh anëtare, mblidhet një herë në vit, që do të thotë se takimi i radhës do të jetë në maj të vitit 2025. Por, Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, që përcolli nga afër rrugëtimin e Kosovës, pret një takim të jashtëzakonshëm - ndoshta edhe brenda javësh.

“Nëse Kosova e dorëzon këtë draft në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç ka thënë tani, atëherë duhet të ketë së shpejti një samit dhe Kosova duhet të pranohet këtë verë. Kjo duket reale tani. Merr kohë, sepse nuk është e lehtë për qeveritë në Evropë dhe në Prishtinë të gjejnë konsensus. Është vonë, por nuk është shumë vonë”, thotë Knaus për Radion Evropa e Lirë. Palokaj, megjithatë, nuk është optimist për këtë.

“Premtimet se mund të ketë takime të jashtëzakonshme, janë vetëm tentime për ta ulur dëmin që është bërë me mosvendosjen e Kosovës në rend dite dhe moskalimin e aplikimit të saj për anëtarësim. Pra, nuk dihet se kur do të vijë rasti tjetër. Kemi shembullin e UNESCO-s [Agjencisë për Kulturë të OKB-së], ku Kosova vetëm për dy-tri vota nuk është pranuar. Pastaj, kanë kaluar 9 vjet dhe nuk është shfaqur ndonjë rast tjetër për anëtarësim në UNESCO”, thotë Palokaj.

Palokaj shton se, ndërkohë, mund të ndryshojnë edhe qëndrimet e vendeve që, deri më tash, e kanë mbështetur Kosovën. Ai e merr si shembull të mundshëm Maqedoninë e Veriut, ku, javën e kaluar partia nacionaliste VMRO-DPMNE i fitoi zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, duke i rritur shqetësimet për marrëdhëniet e ardhshme të këtij vendi me fqinjët, por edhe me BE-në.

Për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, në favor të vendit aplikues duhet të jenë së paku dy të tretat e votave në Komitetin e Ministrave. Nga 46 vende anëtare sa ka organizata, Kosovën e kanë njohur 34. Për të siguruar anëtarësinë, në favor të saj do të duhej të votonin ministrat e së paku 31 vendeve. Tash për tash, Kosova mbetet në vendndalim, derisa vendi kryesues i Këshillit të Evropës ta nxjerrë në agjendën e Komitetit të Ministrave - qoftë në mbledhje të jashtëzakonshme, qoftë në cilëndo mbledhje të rregullt në vitet e ardhshme. Në parim, procedura në Asamblenë Parlamentare nuk përsëritet.

Kosova ka vite që nuk ka arritur të bëhet pjesë e ndonjë organizate të madhe ndërkombëtare dhe këtu ka luajtur rol edhe lobimi kundër i Serbisë. Një nga dështimet e fundit ndodhi në vitin 2018, kur agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, e refuzoi pranimin e Kosovës për herë të tretë. Duke reaguar ndaj nismës së fundit të Qeverisë së Kosovës për draft-statutin e Asociacionit, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se ajo është “një tentativë e madhe mashtrimi”.

“Bëhet fjalë për një falsifikim të pastër, përmes të cilit Kurti dëshiron t’i shmangë obligimet e tij nga dialogu [për normalizimin e marrëdhënieve] me Serbinë”, tha Petkoviç.

Por, Vogel thotë se ajo që duhet të ndryshojë tani, është qasja e Perëndimit ndaj Serbisë.

“Për Asociacionin është rënë dakord në rrethana krejt ndryshe prej tash. Marrëveshja është arritur në kohën kur dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë i fokusuar në mënyrë eksplicite në krijimin e kushteve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve, që do të nënkuptonte së paku njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Tani jemi në një situatë kur Qeveria e Serbisë e ka njoftuar zyrtarisht BE-në se nuk do të pranojë asgjë që do të ishte njohje de facto e Kosovës”, thotë Vogel.

Asociacioni dhe njohja de facto e Kosovës janë pjesë të Marrëveshjes së Ohrit mes dy vendeve, e arritur vitin e kaluar. Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo duhet të zbatohet, edhe pse nuk është nënshkruar. Muajin e kaluar, BE-ja e kushtëzoi zyrtarisht integrimin e Serbisë në këtë bllok me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa ndaj Kosovës mban në fuqi masa ndëshkuese, të cilat u ndërmorën qysh vitin e kaluar, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri./ REL

kosova ne kie

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet