Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh.
Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka siguruar mandatin për të formuar Qeverinë e re, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në udhëheqjen e shtetit. Ekzekutivi i ri pritet të jetë administrata më e djathtë që Izraeli ka pasur ndonjëherë.
Pas një krize të paprecedentë politike në Izrael, shtet ku në më pak se katër vjet janë mbajtur pesë palë zgjedhje, votimet e 1 nëntorit i dhanë Netanyahut dhe aleancës së tij të ekstremit të djathtë një shumicë të qartë në Parlamentin prej 120 ulësesh.
“Kam vendosur që t’ua jap ju, Benjamin Netanyahu, detyrën për formimin e Qeverisë”, tha presidenti izraelit, Isaac Herzog, gjatë ceremonisë të mbajtur në Jerusalem më 13 nëntor.
Duke pranuar mandatin, Netanyahu, 73 vjeç, u zotua se do të shërbejë për të gjithë izraelitët, “për ata që na votuan dhe ata që s’na votuan – kjo është përgjegjësia ime”.
Netanyahu, që po përballet në gjyq me akuza për korrupsion, tani do të ketë 28 ditë për të formuar koalicionin qeverisës me aleatët e tij – dy parti ultra-ortodokse hebreje dhe një aleancë në rritje e ekstremit të djathtë e quajtur Zionizmi Fetar.
Herzog theksoi se është i vetëdijshëm që Netanyahu po përballet me drejtësinë.
“E di faktin që ka procedura ligjore që po vazhdojnë ndaj zotit Netanyahu në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit”, tha ai.
Por, ai tha se precedentët e fundit e kanë bërë të qartë që Netanyahu mund të shërbejë si kryeministër dhe të përballet me organet e drejtësisë.
Netanyahu pritet që të njoftojë së shpejti për formimin e koalicionit qeverisës.
Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, bashkëudhëheqës të bllokut të Zionizmit Fetar, publikisht kanë kërkuar të udhëheqin dy ministri kyçe, atë të Sigurisë Publike dhe Mbrojtjes. Kjo kërkesë vjen në kohën e dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve.
Gjatë mandateve të kaluara të Netanyahut në krye të Qeverisë izraelite ka kolapsuar procesi i bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme dhe janë zgjeruar ndërtimet e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor./REL
Sonja Biserko SERBI- Duke u larguar nga institucionet e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po te...
Janusz Bugajski KOSOVË- Eksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Europiane (CEPA) në Washington J...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Kufiri Serbo-Kosovar është i frekuentuar dobët. Përgjatë 351 kilometrave të kodra...
Grafiti KOSOVË- Veriu i Mitrovicës sot është zgjuar me disa mesazhe ku bëhet thirrje për rezistencë pas 21 nëntorit...
NASA SHBA- Pesëdhjetë vjet më parë këtë muaj, menaxherët e misionit në agjencinë amerikane të hapësi...
Kongresi SHBA- "Shuarja e zjarrit" republikan tani është zyrtar. Demokratët kanë ruajtur kontrollin e Senatit të SHBA. Katër ...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Britanikëve u është dhënë një paralajmërim i frikshëm. Deputetët kan&eum...
Zjarrfikesit SPANJË- Zjarrfikësve iu desh të shpëtonin njerëzit që kishin mbetur të bllokuar në makina dhe shtë...
Foto Ilustruese INDONEZI- Ministrat e Shëndetësisë dhe Financave të G20-s kanë iniciuar një fond prej 1.4 miliard dollarë...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Perëndimi po “militarizon” Azinë Juglindore në ...