LIVE UPDATES
Bota

Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Këto përpjekje më në fund dhanë fryte me arritjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti për të cilën rënë dakord Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara.

22 Nëntor 2023, 17:38 Nga a.l
Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit
Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani dhe Joe Biden

IZRAEL- Menjëherë pasi militantët e Hamasit morën pengje gjatë sulmit të tyre vdekjeprurës në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, qeveria e Katarit kontaktoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë: Formoni një ekip të vogël këshilltarësh për të ndihmuar në lirimin e pengjeve.

Këto përpjekje më në fund dhanë fryte me arritjen e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti për të cilën rënë dakord Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara.

Përpjekja e fshehtë përfshinte angazhimin diplomatik personal nga Presidenti Joe Biden, i cili zhvilloi një sërë bisedash urgjente me Emirin e Katarit dhe Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në javët para marrëveshjes.

Ai përfshinte gjithashtu orë të tëra negociatash të vështira duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, drejtorin e CIA-s Bill Burns, këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendësin e tij Jon Finer dhe të dërguarin e SHBA-së për Lindjen e Mesme Brett McGurk, mes të tjerësh.

Dy zyrtarë të përfshirë në këto negociata, në kushte anonimiteti, i dhanë agjencisë së lajmeve Reuters detaje të punës që çoi në një marrëveshje në të cilën 50 pengje izraelite do të lirohen në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë gjatë një pauze katër-ditore të luftimeve.

Menjëherë pas 7 tetorit, Katari - një ndërmjetës që prej kohësh është përfshirë në situata të tilla në një rajon të paqendrueshëm - i ofroi Shtëpisë së Bardhë informacione të ndjeshme në lidhje me pengjet dhe mundësitë për lirimin e tyre, thanë zyrtarët. Katari kërkoi që të krijohej një ekip i vogël, të cilin ata e quajtën “celula”, për të punuar privatisht me izraelitët.

Zoti Sullivan udhëzoi zotin McGurk dhe një zyrtar tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Josh Geltzer, për të krijuar ekipin. Kjo u bë pa u thënë agjencive të tjera të SHBA-së, sepse Katari dhe Izraeli kërkuan mbajtjen e këtij informacioni tërësisht sekret, me vetëm pak njerëz në dijeni, thanë zyrtarët.

Zoti McGurk, një diplomat i sprovuar me përvojë të thellë në Lindjen e Mesme, mbante biseda të përditshme në mëngjes me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Ai i raportoi zoti Sullivan ndërsa Presidenti Biden u informua çdo ditë për procesin.Presidenti Biden dëgjoi personalisht historitë e përjetuara nga viktimat e sulmit të Hamasit kur ai mbajti një takim emocional dhe të gjatë më 13 tetor me familjet e amerikanëve që mbaheshin peng ose ishin të zhdukur.

Ditë më vonë, Presidenti Biden udhëtoi në Tel Aviv për bisedimet e 18 tetorit me Kryeministrin Netanyahu. Zyrtari tha se përpjekjet për lirimin e pengjeve kishte vëmendjen qendrore gjatë diskutimeve të tij me zotin Netanyahu dhe kabinetin e tij të luftës, si dhe ndihma humanitare për palestinezët.

Pesë ditë më vonë, më 23 tetor, puna e ekipit të Shtëpisë së Bardhë ndihmoi në lirimin e dy pengjeve amerikane, Natalie dhe Judith Raanan.

Nga zyra e Jake Sullivan-it në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, zotërinjtë McGurk, Sullivan dhe Finer vëzhguan në kohë reale udhëtimin e vështirë, shumëorësh të pengjeve jashtë Gazës. Kthimi i dy amerikanëve dëshmoi se ishte e mundur të fitohej liria për pengjet dhe i dha besim Presidentit Biden se Katari do të mund ta bënte atë përmes ekipit të vogël që ishte krijuar, thanë zyrtarët.

Kështu filloi një proces i intensifikuar për të nxjerrë më shumë pengje. Kur ndodhi kjo, Drejtori i CIA-s, Burns filloi të fliste rregullisht me drejtorin e shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, David Barnea. Presidenti Biden pa një mundësi për të siguruar lirimin e një numri të madh pengjesh dhe se një marrëveshje për të burgosurit ishte e vetmja rrugë realiste për të siguruar një pauzë në luftime, thanë zyrtarët.

Më 24 tetor, ndërsa Izraelin ishte gati për të nisur një ofensivë tokësore në Gazë, pala amerikane mori informacion se Hamasi kishte rënë dakord me parametrat e një marrëveshjeje për lirimin e grave dhe fëmijëve, që do të nënkuptonte një pauzë dhe një vonesë në ofensivën tokësore. Zyrtarët amerikanë debatuan me izraelitët nëse ofensiva tokësore duhet të vonohet apo jo.

Izraelitët argumentuan se kushtet nuk ishin mjaft të forta për të vonuar ofensivën, pasi nuk kishte prova nëse pengjet ishin të sigurta. Hamasi pretendoi se nuk mund të përcaktonin se kush po mbahej peng ndërsa lufta vazhdonte. Amerikanët dhe izraelitët e shihnin pozicionin e Hamasit si të pasinqertë. Zyrtari tha se plani i ofensivës tokësore të Izraelit ishte hartuar në atë formë që krijonte mundësinë për të mbështetur një pauzë nëse arrihet një marrëveshje.

Më pas Presidenti Biden u angazhua gjatë tre javëve të ardhshme në bisedime të detajuara pasi propozimet për lirimin e mundshëm të pengjeve bënin hapa para e prapa. U bënë kërkesa që Hamasi të ofronte listat e pengjeve që mbante, informacionin e tyre identifikues dhe garancitë e lirimit.

Procesi ishte i gjatë dhe i rëndë - komunikimi ishte i vështirë dhe mesazhet duhej të kalonin nga Doha ose Kajro në Gazë dhe mbrapa, thanë zyrtarët. Zoti Biden mbajti një telefonatë të panjoftuar më parë me kryeministrin e Katarit kur nisën të merrnin formë fazat e lirimit të pengjeve, tha zyrtari.

Sipas marrëveshjes që po merrte formë, gratë dhe fëmijët pengje do të liroheshin në fazën e parë, së bashku me një lirim proporcional të të burgosurve palestinezë nga izraelitët. Izraelitët këmbëngulën që Hamasi të sigurojë që të gjitha gratë dhe fëmijët të lirohen në këtë fazë. Pala amerikane ra dakord dhe kërkoi përmes Katarit prova të jetës ose informacione identifikuese për gratë dhe fëmijët e mbajtur nga Hamasi.

Hamasi tha se mund të garantonte lirimin e 50 pengjeve në fazën e parë, por refuzoi të ofronte një listë identifikuese. Më 9 nëntor, Drejtori i CIA-s, Burns u takua në Doha me udhëheqësin e Katarit dhe zotin Barnea, Drejtorin e Mossad-it për të shqyrtuar tekstet e marrëveshjes në zhvillim. Pengesa kryesore në atë pikë ishte se Hamasi nuk e kishte identifikuar qartë se kë po mbante.

Tre ditë më vonë, zoti Biden telefonoi emirin e Katarit, Al Thani, dhe kërkoi të dinte emrat ose informacione të qarta identifikuese për 50 pengjet, duke përfshirë moshën, gjininë dhe kombësinë. Pa informacion, tha zyrtari, nuk kishte bazë për të ecur përpara. Menjëherë pas thirrjes së zotit Biden, Hamasi dha detaje për 50 pengjet që tha se do të liroheshin në fazën e parë të një marrëveshjeje.

Presidenti Biden, gjatë në një telefonate të 14 nëntorit i kërkoi Kryeministrin izraelit Netanyahu të pranonte marrëveshjen – zoti Netanyahu ra dakord. Përfaqësuesi amerikan për Lindjen e Mesme, McGurk u takua me Kryeministrin Netanyahu po atë ditë në Izrael. Duke u larguar nga takimi, Kryeministri Netanyahu kapi për krahun zotin McGurk dhe i kishte thënë “ne kemi nevojë për këtë marrëveshje” dhe i kërkoi zotit Biden të telefononte emirin e Katarit për kushtet përfundimtare, tha një nga zyrtarët për Reuters.

Bisedimet ngecën pasi komunikimet u ndërprenë në Gazë. Kur ato rifilluan, Presidenti Biden ishte në San Francisko duke marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë Azi-Paqësor. Ai thirri emirin e Katarit dhe i tha se ky ishte shansi i fundit dhe zoti Al-Thani u zotua të ushtronte presion për të arritur marrëveshjen, thanë zyrtarët.

“Presidenti këmbënguli se marrëveshja duhej të arrihej tani. Kohë nuk kishte më”, tha një zyrtar. Më 18 nëntor, përfaqësuesi amerikan për Lindjen e Mesme, McGurk u takua në Doha me kryeministrin e Katarit. Drejtori i CIA-s, Burns u përfshi në takim përmes telefonit pasi foli me shërbimin sekret izraelit, Mossad. Takimi identifikoi mangësitë e fundit të mbetura drejt një marrëveshjeje.

Marrëveshja tani ishte e strukturuar që gratë dhe fëmijët të liroheshin në fazën e parë, por me pritjet për lirime të ardhshme dhe me synimin për të sjellë të gjithë pengjet në shtëpi te familjet e tyre.

Në Kajro të nesërmen në mëngjes, zoti McGurk u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane Abbas Kamil. Nga udhëheqësit e Hamasit në Gazë erdhi fjala se ata kishin pranuar pothuajse të gjitha pikat e arritura të marrëveshjes një ditë më parë në Doha. Mbeti vetëm një çështje e lidhur me numrin e pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë dhe strukturën përfundimtare të marrëveshjes për të nxitur lirimin përtej 50 grave dhe fëmijëve të identifikuar, thanë zyrtarët.

Pasuan një sërë komunikimesh shtesë dhe më në fund marrëveshja u finalizua./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës