7 Qershor 2024, 10:00
Nga E. D
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Kurti tha gjithashtu se zgjedhjet parlamentare do të mund të mbahen në vjeshtë ose dimër, në varësi nëse do të mund të dakordësohen me opozitën.
“Kosova është gjithmonë gati (për zgjedhje) për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion profesional edhe i pavarur. Mirëpo, përderisa për zgjedhjet lokale dihet që afati është në vjeshtën e vitit të ardhshëm, për zgjedhjet parlamentare kjo do të jetë më herët, do të mund të jenë në vjeshtë ose në dimër, varësisht se a do të mund të ketë ndonjë herë ndonjë dakordim me opozitën aktuale që të bëhet caktimi i muajit për zgjedhjet e reja”, ka deklaruar Kurti.
Ai tha se ky dakordim nuk u arrit për në këtë pranverë, e mbetet të shihet se çfarë do të sjellë vjeshta e dimri, duke shtuar se kishte shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje meqë është në vitin e fundit të mandatit dhe për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
"Unë tashmë ndodhem në vitin e fundit të këtij mandati dhe kanë ngelur më pak se dhjetë muaj, andaj edhe pata shprehur gatishmërinë time që në njërën anë t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë të rëndësishme pavarësisht partive politike, dhe në anën tjetër të caktojmë datën që do të ishte e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme. Nuk u bë në këtë pranverë, ta shohim çka do të sjellë vjeshta e dimri”, tha Kurti.
Kurti kishte deklaruar se është i gatshëm të ofrojë votat e VV-së për shpërndarjen e Kuvendit vetëm nëse për këtë gjë pajtohet të gjitha partitë opozitare. LDK dhe AAK kanë dalë kundër, pasi që kanë kërkuar fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Kurti, në mënyrë që pastaj vendi të shkojë në zgjedhje.
albin kurti zgjedhjet ne kosove
Bota
7 Qershor 2024, 09:36
E. D
foto ilustruese
UKRAINA- Ushtria ruse ka vijuar sulmet gjatë natës në Ukrainë. Siç raportohet forcat ajrore ukrainase kanë ...
Bota
7 Qershor 2024, 09:15
N.F
Xhungla Darien
KOLUMBI- Pak më shumë se 170,000 emigrantë kaluan xhunglën e rrezikshme të Darien në kufirin natyror mes ...
Bota
7 Qershor 2024, 08:58
E. D
Milorad Dodik dhe Vladimir Putin
SHËN PETERSBURG- Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës u takua dje më 6 qershor,...
Bota
7 Qershor 2024, 08:47
E. D
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden
FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, n&eum...
Bota
7 Qershor 2024, 08:46
N.F
Foto ilustruese
KORE- Punëtorët e gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, e kanë nisur të premten grev...
Bota
7 Qershor 2024, 08:36
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë së fundmi kanë zhvilluar një intervistë në nj&...
Bota
7 Qershor 2024, 08:35
E. D
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi se do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirage në...
Bota
7 Qershor 2024, 08:22
E. D
joe biden
SHAB- Presidenti amerikan Joe Biden tha se demokracia është më e kërcënuar tani se në çdo kohë në...
Bota
7 Qershor 2024, 08:26
r.ll
Demonstratë e përkrahësve të Peter Magyar në Budapest
HUNGARI- Kur Hungaria ndodhet para zgjedhjeve, Viktor Orban fillon...
Bota
7 Qershor 2024, 08:22
r.ll
foto ilustruese
AZI- Fenomeni ende i ri i quajtur "sextortion" nënkupton seks dhe më pas - shantazh. Në shumicën e rasteve, burrat tako...