LIVE UPDATES
Bota

Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat e viteve ‘90

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90”, i bërë nga Iniciativa joqeveritare e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), tregon se të rinjtë në Serbi dinë pak për luftërat e viteve ‘90.

18 Nëntor 2023, 10:15 Nga I.A
Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat
Foto ilustruese

SERBI- Mësime të historisë që “kryesisht kapërcehen” dhe “mezi përmenden”. Kështu i përshkruajnë të rinjtë nga Serbia njohuritë e marra në shkolla për luftërat e viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë. Kata, 19 vjeçe, nga Beogradi, thotë se kjo temë “nuk i intereson”.

“Një pjesë e të rinjve është e interesuar për këtë temë, por një shumicë e madhe nuk është”, beson ajo.

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90”, i bërë nga Iniciativa joqeveritare e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), tregon se të rinjtë në Serbi dinë pak për luftërat e viteve ‘90.

Tri të katërtat e të anketuarve, nga mosha 18 deri në 30 vjeç, besojnë se kjo temë është trajtuar “pak” ose “fare” në shkolla.

Nevena, 26 vjeçe, thotë po ashtu se “nuk është e interesuar për këtë temë”.

“Së pari, nuk e kam atë kulturën e bisedave politike në shtëpi. Mua asnjëherë nuk më ka interesuar politika, ndryshe prej bashkëmoshatarëve të mi që janë shumë të interesuar për të”, thotë Nevena për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se mban mend që në shkollë mësohej, por jo shumë.

“Kryengritja e Parë dhe e Dytë Serbe [kryengritjet kundër sundimit osman në shekullin e 19-të] dhe Lufta e Parë Botërore pasqyroheshin më shumë, ndërsa vitet 1990 shumë sipërfaqësisht”, thotë Nevena.

Jovani, 20 vjeç, thotë se në shkolla mësohet për luftërat e viteve ‘90, por “jo objektivisht”.

“Të rinjtë dinë vetëm atë që u kanë thënë prindërit e tyre, e kjo ndoshta është mjaft e njëanshme. Është interesante të shohësh numra realë, motive reale... Informacioni i besueshëm është gjithmonë i vështirë për t’u gjetur”, thotë Jovani.

Marija Vasiç, profesoreshë e sociologjisë në gjimnazin “Jovan Jovanoviq Zmaj” në Novi Sad, tha gjatë prezantimit të hulumtimit se të rinjtë nuk janë të painteresuar, por atyre nuk u janë ofruar njohuri adekuate për luftërat e viteve ‘90.

“Mësimet vendosen në fund të librit dhe ajo që shohim, është se mësuesit u shmangen, pra justifikohen gjithmonë, duke thënë se është fundviti dhe nuk kanë arritur”, tha Vasiq, duke shtuar se shumë mësimdhënës nuk pajtohen me atë që shkruhet në tekstet shkollore.

Anja Zlloporuboviq, nga Nisma për të Drejtat e Njeriut në Serbi, thotë se shmangia e bisedave për luftërat e viteve ’90, krijon një lloj frike te të rinjtë.

“Të rinjtë nuk guxojnë t’i pyesin të moshuarit, t’i pyesin profesorët... nuk guxojnë ta pyesin askënd për këto tema, sepse ose do të marrin përgjigje të njëanshme, shumë subjektive, ose nuk do ta marrin fare atë. Aty vjen momenti kur kjo frikë shkakton injorancë, e pastaj ajo injorancë shkakton urrejtje dhe çdo gjë tjetër që shkon bashkë me të”, thotë Zlloporuboviq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas profesoreshës Vasiq, është e nevojshme të gjendet një mënyrë për t’iu afruar të rinjve, në mënyrë që përmbajtja të jetë më e kapshme për ta.

“Para së gjithash, duhet të kemi një kulturë kujtimi dhe ballafaqimi, ta shohim se cila është e vërteta, kush ka bërë çfarë, në emër të kujt, a jemi fajtorë apo jemi përgjegjës nëse heshtim dhe nëse nuk reagojmë... dhe vetëm atëherë të niset me disa procese pajtimi”, thotë Vasiq për Radion Evropa e Lirë.

Vasiq thotë se e gjithë shoqëria duhet të kalojë nëpër një “ridefimim të plotë të atyre gjërave”.

“Por, kjo bëhet përmes konsensusit kulturor, përmes miratimit të vlerave... dhe është një proces i gjatë dhe i vështirë”, thotë ajo.

Sipas saj, gjëja e parë që duhet bërë, është pranimi i krimeve, por edhe largimi i personave të dënuar për krime lufte nga hapësirat publike.

Sa për ilustrim, ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99, iu bashkua programit të Shkollës Fillore “Gjura Jakshiq” në Vojvodinë, në maj të këtij viti, përmes një video-lidhjeje nga burgu në Finlandë, ku po vuan dënimin.

Në Panairin e Librit në Beograd, këtë vit, sikurse edhe në vitet e kaluara, librat i promovoi edhe Vojisllav Sheshel, udhëheqës i Partisë Radikale Serbe, i dënuar për krime lufte në fshatin Hërtkovci të Vojvodinës në vitin 1992.

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90” tregon se kur bëhet fjalë për besimin në Tribunalin e Hagës - ku u gjykuan përgjegjësit për krimet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë - pothuajse 41 për qind e të anketuarve besojnë se qëllimi kryesor i kësaj gjykate ka qenë “vendosja e fajit për krimet e luftës mbi serbët”.

Edhe pse Serbia ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe ka ekstraduar të pandehurit për krime lufte që janë fshehur në territorin e saj, udhëheqësit qeveritarë nuk i kanë pranuar verdiktet dhe përgjegjësitë e udhëheqjes serbe për krimet e luftës, ndërsa kanë mohuar edhe përfshirjen e shtetit në ngjarjet e viteve ‘90.

Përveç udhëheqjes policore dhe ushtarake, edhe ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në paraburgim në vitin 2006, është gjykuar para Tribunalit të Hagës për krime lufte.

Partia Socialiste e Serbisë, e udhëhequr nga Millosheviq, është edhe sot pjesë e Qeverisë në Serbi.

Autori i hulumtimit, Rodolub Jovanoviq, thotë se të rinjtë në Serbi dinë më së shumti për ngjarjet që kanë kërcënuar grupin etnik serb.

“Qëndrimi i tyre bazohet më pak në njohuri dhe më shumë në ndjenja”, thotë Jovanoviq.

Si krimet më të mëdha nga luftërat e viteve ‘90, të rinjtë kanë përmendur operacionet e ushtrisë dhe policisë kroate “Olluja” dhe “Blesak”, në vitin 1995, me të cilat Kroacia ka rifituar kontrollin mbi të vetëshpallurën Republika Sërpska Krajina.

Kroacia e cilëson “Ollujën” si fitore të saj vendimtare në Luftën e Atdheut më 1991-95, ndërsa Serbia e shënon atë si spastrim etnik të serbëve nga Kroacia.

Varësisht burimit, përllogaritjet për numrin e serbëve që janë larguar nga Kroacia gjatë “Ollujës”, variojnë nga 130.000 deri në 300.000.

Të intervistuarit kanë përmendur edhe bombardimet e NATO-s në Jugosllavi më 1999 si ngjarje kyçe në vitet ‘90. NATO-ja ka nisur bombardimin e caqeve të ushtrisë jugosllave më 24 mars 1999, pas raportimeve të shumta për dhunë të ushtruar nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Bombardimet kanë përfunduar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, pas së cilës ushtria dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova. Në bombardimet e NATO-s kanë humbur jetën 756 persona, përkatësisht 452 civilë dhe 304 pjesëtarë të forcave të armatosura, sipas të dhënave të Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe në Kosovë.

Megjithatë, shteti serb nuk ka përpiluar asnjëherë ndonjë listë të viktimave, kështu që numri i tyre është shpesh subjekt i manipulimeve nga zyrtarët qeveritarë. Pak më pak se pesë për qind e të anketuarve në sondazhin e Iniciativës joqeveritare të të rinjve për të drejtat e njeriut e kanë veçuar Srebrenicën si krimin më të madh të viteve ‘90.

Në vitin 1995, forcat serbe kanë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës. Autoritetet në Serbi, përkundër vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e pranojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Qëndrimet e njëanshme ndodhin sepse në Serbi përkujtohen vetëm krimet në të cilat janë vrarë serbët, por jo ato kundër popullatave të tjera, sipas profesoreshës Vasiq.

“Për shembull, Srebrenica është një nga temat më tabu në Serbi, për të cilën pakkush guxon të thotë se cili ka qenë vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Shumë pak njerëz guxojnë të thonë se vendimi ka qenë gjenocid, jo vetëm një krim lufte”, thotë Vasiq.

Ajo shton se vetë tekstet shkollore spekulojnë për numrin e viktimave. Procedura për miratimin e teksteve shkollore të historisë, si edhe të tjerave, është e rregulluar me Ligjin për tekstet shkollore në Serbi. Së pari, miratohet kurrikula për një lëndë specifike, të cilën e sjell shteti dhe jo botuesit. Botuesit shkruajnë tekste sipas planit të miratuar, ndërsa Instituti për Avancimin e Arsimit dhe Aftësimit jep vlerësimin profesional.

Nëse teksti i plotëson të gjitha kriteret, procedura përfundon me vendimin e Ministrisë së Arsimit që teksti të vihet në përdorim. Pas kësaj, shkollat zgjedhin se cilat tekste do t’i përdorin nga katalogu i Ministrisë.

Marrë nga REL

marija vasiç

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale