LIVE UPDATES
Bota

Presidentët Biden dhe Obrador bisedime për emigracionin dhe fentanilin

Marrëdhënia mes Presidentëve Biden dhe López Obrador ka qenë ndonjëherë e tensionuar, pjesërisht për shkak të kritikave të Presidentit Biden ndaj Meksikës për tema të tilla si prodhimi i fentanilit dhe vrasjet e gazetarëve.

18 Nëntor 2023, 09:22 Nga I.A
Presidentët Biden dhe Obrador bisedime për emigracionin dhe fentanilin
Andrés Manuel López Obrador dhe Joe Biden

SHBA– Presidenti Joe Biden dhe Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador u zotuan të premten se do të punojnë së bashku për t'u përballur me trafikun e paligjshëm të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara dhe për të menaxhuar numrin në rritje të emigrantëve që udhëtojnë drejt veriut për ta kaluar kufirin me këmbë.

"Asgjë nuk është përtej mundësive tona, për mendimin tim, nëse Meksika dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë së bashku dhe punojnë së bashku", tha Presidenti Biden.

Marrëdhënia mes Presidentëve Biden dhe López Obrador ka qenë ndonjëherë e tensionuar, pjesërisht për shkak të kritikave të Presidentit Biden ndaj Meksikës për tema të tilla si prodhimi i fentanilit dhe vrasjet e gazetarëve. Dhe Presidenti López Obrador gjithashtu nuk ka ngurruar të kritikojë udhëheqësin amerikan. Ai nuk mori pjesë në një takim të nivelit të lartë në Los Anxhelos vitin e kaluar, ku udhëheqësit trajtuan çështjen e emigracionit, pasi Shtetet e Bashkuara nuk ftuan Kubën, Nikaraguan, apo Venezuelën. Ai gjithashtu tha fillimisht se nuk do të merrte pjesë në konferencën e këtij viti të APEC-ut (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor), por më pas ndryshoi mendim.

Ata u paraqitën me buzëqeshje dhe komplimenta përpara gazetarëve të premten, ndërsa Presidenti Biden i deklaronte Presidentit López Obrador se: "Nuk mund të kisha një partner më të mirë se ju" dhe ndërsa udhëheqësi meksikan e quajti Presidentin Biden një "njeri të mirë" dhe një "president të jashtëzakonshëm". ”

Ata ishin në San Francisko për konferencën vjetore të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ku Presidenti Biden ka patur një sërë takimesh në person me udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin e Kinës Xi Jinping dhe udhëheqësit e Japonisë dhe Koresë së Jugut, ndërsa po përpiqet ta sigurojë rajonin se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë konkurrentë, por jo në një rivalitet nga i cili humbasin të dyja palët.

Presidentët Biden dhe Lopez Obrador biseduan për emigracionin, ndërsa Shtetet e Bashkuara përpiqen të menaxhojnë një numër në rritje të personave që kalojnë kufirin jugor.

Ata diskutuan gjithashtu për trafikun vdekjeprurës të fentanilit, veçanërisht pasi Presidenti Biden siguroi një marrëveshje me Presidentin kinez Xi për të frenuar këtë opioid të paligjshëm. Meksika dhe Kina janë burimet kryesore për fentanilin sintetik të trafikuar në Shtetet e Bashkuara. Pothuajse të gjitha kimikatet e nevojshme për ta prodhuar atë vijnë nga Kina. Droga më pas prodhohet në masë në Meksikë dhe trafikohet nëpërmjet karteleve drejt Shteteve të Bashkuara.

Çështjet e fentanilit dhe emigracionit janë të ndërlidhura. Trafikimi i qenieve njerëzore përmes kufirit është pjesë e operacioneve të karteleve, që përfshijnë gjithashtu trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. Fentanili është droga më vdekjeprurëse tashmë në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 100 mijë vdekje në vit janë të lidhura me mbidozat e drogës që nga viti 2020 dhe rreth dy të tretat e tyre lidhen me fentanilin.

Marrë nga VOA

andrés manuel lópez obrador joe biden

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale