LIVE UPDATES
Bota

"Ne na mashtruan": Robërit rusë të luftës në Ukrainë

Ushtarët rusë të zënë rob në Ukrainë mbahen në burg. Si trajtohen ata atje dhe çfarë mendojnë për luftën? Një reportere e Deutsche Welles arriti të flasë në vend me të burgosurit.

29 Qershor 2022, 08:17 Nga d.d
"Ne na mashtruan": Robërit rusë të luftës në
Foto ilustruese

Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë dënuar ende, vendin e saktë Deutsche Welle nuk e thotë për shkaqe sigurie. Kati i dytë i ndërtesës është ndarë për robërit rusë të luftës. Ata mbahen të shkëputur nga të burgosurit e tjerë, për "t'i mbrojtur”, siç thuhet.

Pas një kërkese të gazetarëve bërë Shërbimit Shtetëror të Burgjeve në Ukrainë, Deutsche Welles iu krijua mundësia që të flasë me të burgosurit rusë, duke qenë kështu media e parë që bën një gjë të tillë. Edhe xhirimet në burg kanë qenë ekskluzive. Leja u dha me kusht që Deutsche Welle të mos e thotë as vendndodhjen e saktë të të burgosurve, as të mos i tregojë fytyrat e tyre. Po ashtu gazetarët u lejuan të flasim vetëm me të burgosurit që nuk akuzohen për krime lufte dhe ndaj të cilëve nuk është hapur ende ndonjë process penal. Për të folur me persona të tillë do të duhej një leje tjetër e hetuesve ose prokurorisë.

"Kur erdha këtu m'u hapën sytë" 

Në një qeli ndodhen shtatë burra të moshave të ndryshme. Vizita e gazetarëve nuk i habit ata. Ata thonë se përfaqësues të Kombeve të Bashkuara ose të Kryqit të Kuq vijnë çdo javë.


Gjatë intervistës gazetarët e Deutsche Welles shoqërohen nga punonjësit e burgut. Ata i ofruan Deutsche Welles mundësinë që të vendosë vetë me kë do të flasë. Deutsche Welle zhvilloi intervista me katër të burgosur, pasi ata patën dhënë pëlqimin për të folur: ata të gjithë janë ushtarë profesionistë dhe thanë se nuk kanë çfarë të fshehin.

"Sinqerish: Ne na mashtruan,” tregon Romani, nga Vyborgu rus. "Në fillim n u tha se kishim të bënim me çështje humanitare. Por mua më dërguan menjëherë në front.” Gjatë luftimeve në rajonin e Karkivit Romani u plagos. Ushtria ukrainase e mori me vete dhe la mjekun ta trajtojë, tregon ai. 

Kurse Artjomi, një i burgosur tjetër, thekson se pati vendosur vetë që të marrë pjesë në "operacionet speciale” kundër Ukrainës. (Kështu quhet zyrtarisht në Rusi lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Shënim i redaktorit). Pasi kishte lexuar një lajm në internet ai shkoi në Doneck që kontrollohet nga separatistët prorusë, ku në pak ditë mësoi të drejtojë një tank T-72. Pastaj e dërguan në drejtim të Saporishtjas. Por tanku i tij u shkatërrua dhe ai u kap nga regjimenti ukrainas Asow. Ai siguron se i është dhënë ushqim dhe cigare dhe shton: "Nuk pashë asnjë fashist”. I pyetur se pse shkoi në Ukrainë, Artjomi përgjigjet: "Në televizion thuhet se ne luftojmë për një çështje të drejtë, por në fakt kjo nuk është e vërtetë. Këtu filluan të më hapen sytë.” Ai e quan ushtrinë ruse "plaçkitëse dhe vrasëse”.

Si e kalojnë ditën të burgosurit?

Qelia e të burgosurve është e pajisur me mobilje, ajo është e vogël por e pastër. Mbi tavolinën e përbashkët ka enë plastike, secili ka enët e veta. Lugët dhe pirunjtë janë prej metali. Sipas rojes tek të burgosurit e zakonshëm edhe lugët e pirunjtë janë prej plastike, për shkaqe sigurie. Por me robët e luftës është më lehtë, ata nuk janë agresivë dhe presin vetëm që të bëhet këmbimi i të burgosurve.


Ushqimi i drekës shpërndahet tek rusët nga një i burgosur ukrainas, i cili mbahet nën vëzhgim nga një roje. Tek të çarat e dyerve të çdo qelie futet një pjatë supë borshç dhe një qull me grurë. Në mëngjes kishte qull misri me mish, tregojnë të burgosurit. Sipas planit të ushqimit që është varur në korridur, ushqimi jepet tri herë në ditë. Përveç kësaj të burgosurve u lejohet të shëtisin dhe të lahen përditë.

"Zhdukuni! Nuk keni çfarë kërkoni këtu!"

Në një qeli tjetër ndodhen tre djem të rinj rreth të njëzetave. Mbi tavolinën që ndodhet në krah të krevateve ka një tufë librash. Të burgosurit thonë se lexojnë romane artistikë dhe policorë.

Një prej tyre është Dmitrij. Ai thotë se nuk e ka ditur që më 24 shkurt do të shkojë në Belgorodin rus në Ukrainë. "Nuk na u tha ku ishim duke shkuar. Vetëm kur u ndodhëm në territorin ukrainas dhe pamë tabelat dhe flamujtë, na u bë e qartë. Unë pyeta komandantin çfarë jemi duke bërë këtu dhe morra përgjigjen, të mos shtroj pyetje të panevojshme,” kujton Dmitrij. Kur tanku i tij u godit në afërsi të Pryluky-t në Rajonin Tschernihiw, ai u dorëzua tek ukrainasit. 

Gjatë zhvillimit të intervistës me të dhe dy robët të tjerë lufte, ndodhej prezent një roje, një psikolog burgu dhe një i burgosur tjetër. Gazetarët e Deutsche Welles patën përshtypjen se prezenca e punonjësve të burgut nuk kishte ndikim tek tregimi i të burgosurit ose dëshira e tij për të folur. Rojet nuk e ndiqnin bisedën. Ata ndodheshin në distancë dhe nuk bënin presion mbi partnerët e bisedës me Deutsche Wellen.

Me të burgosurin Oleg nga Karelien, Deutsche Welle foli vetëm në një dhomë të ndarë. Ai tregoi se në muajin mars kishte zgjatur kontratën me forcat e armatosura ruse. "Unë i besova lajmeve të televizionit, sipas të cilave ne vijmë në Ukrainë për të ndihmuar, sepse këtu ka nacionalistë, që vrasin njerëzit dhe i torturojnë,” tregon i riu. Por kur erdhi në rajonin e Karkivit, ai nuk pa asnjë nacionalist. "Kur erdhëm në fshat, njerëzit na thanë direkt: "Zhdukuni! Nuk keni çfarë kërkoni këtu!'"


Kur nënshkroi kontratën, tregon Olegu, atij iu premtua t'i jepej shkollim dhe të mos dërgohej në vijën e parë të frontit. Por mbas tri ditësh ai u transferua në rrethinat e qytetit milionësh Karkiv. Njësia e tij u mundua të kthehej në Rusi, por Komanda i ndaloi. Më vonë kontakti me Komandën u shkëput dhe njësia e tij u morr peng nga ushtria ukrainase.

A mund t'u besohet robërve të luftës?

Të gjithë të burgosurit me të cilët foli Deutsche Welle na sigurojnë se u vjen keq për pjesëmarrjen në pushtimin e Ukrainës dhe se nuk kanë qëlluar mbi njerëzit paqësorë në fshatra dhe qytete. Hetuesit ukrainas nuk kanë dëshmi për krime të mundshme lufte të kryera prej tyre. Të burgosurit do të kontrollohen edhe me aparaturën dedektuese për gënjeshtrat. 

Punonjësit e burgut pretendojnë se ushtari rus Wadim S., i cili ka qenë po ashtu në këtë burg, ka pranuar gjatë kontrollit në makinën e gënjeshtrave se ka qëlluar mbi një civil në rajonin e Sumy-t dhe e ka vrarë atë. Më 23 maj ai u dënua nga një gjykatë ukrainase me burgim të përjetshëm. Ky ka qenë gjykimi i parë dhënë në një proces kundër një robi rus lufte në Ukrainë.

Sa kushton mbajtja e një robi lufte të burgosur? 

Në bisedë me Deutsche Wellen asnjë nga të burgosurit nuk ankohet për kushte të këqija ose për trajtim çnjerëzor: "Çdo ditë na pyesin nëse na duhet gjë. Kur është e mundur na e sjellin atë gjë që na duhet. Ushqimi është në rregull,” thotë Romani.


Sipas të dhënave të Ministrisë ukrainase të Drejtësisë për një të burgosur lufte nevojiten çdo muaj rreth 3000 grivna (rreth 95 euro) për ushqime, veshje, artikuj higjene si dhe ujë dhe drita. Këtyre u shtohen shpenzimet për aparate mjekësore dhe medikamentet si dhe kostot e personelit.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Olena Wysozka i tha Deutsche Welles se shpenzime të tilla justifikohen, sepse kushtet e burgimit për të burgosurit duhet të përtshtaten me Konventën e Gjenevës. Përveç kësaj të bursogurit rusë duhet të jenë të gjallë dhe të shëndetshëm për të bërë këmbime me ukrainasit e kapur nga rusët.

Trajtimi i të burgosurve në Ukrainë dhe Rusi

Në një intervistë me Deutsche Wellen, drejtuesja e Misionit të OKB për të drejtat e njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner, deklaroi se kushtet e burgimit për robët rusë të luftës janë në përgjithësi të kënaqshme. Sipas Bogner vëzhguesit e OKB kanë pasur edhe informacione se ushtarët rusë janë keqtrajtuar pas kapjes dhe janë torturuar.


Ka të dhëna se të burgosurot ukrainas në Rusi dhe territoret e kontrolluara nga rusët në Ukrainë, janë torturuar direkt pas kapjes, thotë Bogner: "Ka pasur mungesa ushqimi dhe higjene, trajtimi i të burgosurve nga rojet ka qenë i ashpër.” OKB kërkon nga të dy palët që t'i trajtojë me humanizëm të burgosurit e luftës dhe të hetojë pa vonesë me efektivitet të gjitha rastet e pretenduara për tortura dhe keqtrajtime të të burgosurve.

Të dhëna zyrtare për numrin e ushtarëve rusë që ndodhen të burgosur në Ukrainë, nuk ka. Numri i tyre ndryshon vazhdimisht për shkak të këmbimeve të herëpashershme. "Shpresa vdes e fundit,” thotë 20 vjeçari Dmitrij, i cili shpreson po ashtu të këmbehet. Mbas tre muajsh burgim ai nuk do gjë tjetër, por vetëm të kthehet në shtëpi. Dhe ai thotë se nuk do të shërbejë më kurrë në ushtri.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës