LIVE UPDATES
Bota

Në Gjermani jetojnë dhjetëra mijëra persona, çfarë do të thotë të mos kesh shtetësi të asnjë vendi

Bukalo, vajza e prindërve afrikano-perëndimorë me kombësi të paqartë, është një nga numri në rritje i njerëzve në Gjermani që nuk kanë asnjë shtetësi. Aktualisht janë 126.000 prej tyre. Ka një numër të madh palestinezësh dhe kurdësh, por edhe ish-qytetarë të Bashkimit Sovjetik apo Jugosllavisë, shtetet e të cilëve nuk ekzistojnë më. Është jeta në margjinat e shoqërisë – njerëzit pa shtetësi janë të përjashtuar nga shumë gjëra.

7 Nëntor 2023, 11:17 Nga A.B

Në Gjermani jetojnë dhjetëra mijëra persona,

Hapja e një llogarie bankare është e vështirë pa kartë identiteti. Ose dhe prenotimi i një hotel – sepse ka edhe një fushë ku kërkohen të dhënat për shtetësinë. Të martohesh është pothuajse e pamundur pa shtetësi, ndërsa që të bëhesh nëpunës civil nuk mund të bëhet fjalë.

Për njerëz si Christiana Bukalo, 29-vjeçare, e lindur në Gjermani, por pa shtetësi, jeta e përditshme mund të bëhet një sfidë në çdo moment. “Nuk mund të udhëtosh, sepse të duhet një dokument udhëtimi. Keni vështirësi kur vjen puna për të gjetur një punë. Shpesh është e vështirë për të filluar një studim, por është gjithashtu e vështirë për ta përfunduar atë. Njoh njerëz që nuk mund të diplomonin, sepse përfunduan me vetë paraqitjen e çertifikatës së lindjes për provim. Përveç kësaj, personat pa shtetësi nuk kanë të drejtë të votojnë, edhe nëse kanë jetuar gjithmonë këtu”, tha ajo për DW.

Bukalo, vajza e prindërve afrikano-perëndimorë me kombësi të paqartë, është një nga numri në rritje i njerëzve në Gjermani që nuk kanë asnjë shtetësi. Aktualisht janë 126.000 prej tyre. Ka një numër të madh palestinezësh dhe kurdësh, por edhe ish-qytetarë të Bashkimit Sovjetik apo Jugosllavisë, shtetet e të cilëve nuk ekzistojnë më. Është jeta në margjinat e shoqërisë – njerëzit pa shtetësi janë të përjashtuar nga shumë gjëra.

Bukalo mësoi që në moshë të vogël se çfarë do të thotë të jesh pa kombësi. “Edhe si fëmijë të thonë që nuk të takon këtu dhe se nuk duhet të rrish këtu, por në të njëjtën kohë nuk mund të shkosh askund. Këto janë gjëra shumë banale: shkëmbime studentore, udhëtime gjuhësore, ski jashtë vendit – asgjë nga këto nuk është e mundur. Dhe sigurisht, shoqërohet me një ndjenjë të madhe turpi, sepse vazhdimisht duhet të shpjegosh diçka që nuk të është shpjeguar kurrë.”

Përpjekjet për zgjidhjen e problemit

Për një kohë të gjatë, informacioni për personat pa shtetësi ishte po aq i padukshëm për ta sa edhe vetë personat. Por dy vjet më parë, Christiana Bukalo vendosi t’u japë zë njerëzve pa shtetësi. Ajo themeloi organizatën e të drejtave të njeriut Statefree në Mynih. Qëllimi: të edukohen njerëzit, të mblidhen të prekurit dhe të bëhet e dukshme pashtetësia.

Por edhe për të bërë kërkesa ndaj politikanëve. “Ne kemi një riprodhim ekstrem të pashtetësisë në Gjermani sepse nuk ka asnjë ndërveprim me fëmijët pa shtetësi të lindur këtu. Prandaj kërkojmë që fëmijët pa shtetësi të lindur në Gjermani të identifikohen menjëherë si pa shtetësi. Dhe për të marrë të drejtën e nënshtetësisë gjermane në pesë vitet e para të jetës”.

Ligji i modernizuar i imigracionit pa shtetësi

Tradicionalisht, në sistemin ligjor gjerman, më shumë vëmendje i kushtohet origjinës së një personi sesa vendit të lindjes së tij. Nëse prindërit janë pa shtetësi, foshnja e porsalindur është gjithashtu pa shtetësi. Rezultati: çdo i treti pa shtetësi në Gjermani është i mitur. Nga ana tjetër, Bukalo njeh edhe 65-vjeçarë që kanë lindur në Gjermani dhe janë ende pa shtetësi.

Statefree kishte shpresa të mëdha për ligjin e ri të shtetësisë të qeverisë aktuale të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP), e cila e përshkroi veten në marrëveshjen e koalicionit si një koalicion progresiv. Por tema e pashtetësisë nuk figuron në projektligj.

Në pyetjen e DW-së, Ministria Federale e Brendshme (BMI) u përgjigj: “Interesat e personave pa shtetësi tashmë merren parasysh mjaftueshëm në ligjin e shtetësisë”. Gjithashtu, rregullat e përgjithshme për marrjen e shtetësisë gjermane zbatohen edhe për personat pa shtetësi, pasi edhe ata janë të huaj në kuptim të këtij ligji”.

Evropa po diskuton deportimet, jo integrimin

Reforma e ligjit të ri të shtetësisë, me natyralizim të shpejtë dhe stimuj për punëtorët e huaj të kualifikuar, vjen në një kohë kur në Gjermani ka një debat të nxehtë për emigracionin dhe të huajt. Kancelari Olaf Scholz ka njoftuar se njerëzit që duhet të largohen nga vendi do të dëbohen dhe qeveria federale sapo ka shtrënguar rregullat e dëbimit.

Prandaj, Bukalo nuk është e befasuar nga keqkuptimi i çështjes së integrimit të personave pa shtetësi. “Nga njëra anë ka të bëjë me mosnjohjen e përgjithshme të situatës, në të cilën ndodhen personat pa shtetësi, e nga ana tjetër, situatën e përgjithshme politike, kthesën djathtas në Evropë. Partitë gjermane aktualisht po e kanë të vështirë të pozicionohen dhe të avokojnë për zgjidhje ‘progresive’, të cilat kanë qenë të zakonshme në vende të tjera, si Spanja apo Portugalia, për një kohë të gjatë.”

Judith Beyer, profesoreshë e etnologjisë në Universitetin e Konstanzës punon edhe si dëshmitare eksperte në gjykatat e Britanisë së Madhe në procedurat ku personat pa shtetësi kërkojnë azil. Ajo thotë për DW: “Pashtetësia është një problem që ende nuk ka hyrë në debatin publik në Gjermani”.

Një shembull nga gjyqësori: ndërsa ekspertë si Judith Beyer në MB shqyrtojnë në mënyrë të pavarur historitë e jetës së personave pa shtetësi dhe ekspertiza e tyre përfshihet në gjykimin përfundimtar, në Gjermani ekspertët konsultohen rrallë. Në këtë vend, vendimi shpesh varet vetëm nga gjyqtarët.

Përveç kësaj, nuk ka procedura të standardizuara për përcaktimin e pashtetësisë në Gjermani: zyra e imigracionit në Mynih ndonjëherë vendos ndryshe nga ajo në Hamburg ose Këln. “Në fund gjithçka varet nga kush është ulur në anën tjetër të tryezës”, thotë Beyer. “Kjo është ajo për të cilën ankohen vazhdimisht shumë persona pa shtetësi: nuk ka siguri juridike, ndërsa fati i tyre varet nga disponimi i zyrtarëve dhe niveli i njohurive të tyre. Shpesh nuk bëhet fjalë për qëllime të këqija, por thjesht për mungesë njohurie se si të silleni me personat pa shtetësi”.

Personat pa shtetësi të rendit të parë dhe të dytë

Në varësi të asaj që vendos zyra e imigracionit, njerëzit pa shtetësi ndahen në radhë të parë ose të dytë. Janë rreth 30.000 njerëz në Gjermani, të cilët, si edhe Christiana Bukalo, njihen zyrtarisht si persona pa shtetësi. Ata mund të natyralizohen pas gjashtë vjetësh.

Por shumica e tyre, pothuajse 100.000 njerëz, kanë titullin e kombësisë së paqartë – refugjatë që nuk mund të provojnë identitetin e tyre, siç janë Rohingya që është dëbuar nga Mianmari. Ose fëmijë që kanë lindur në Gjermani, por kanë prindër me kombësi të paqartë. Për ta, natyralizimi shpesh është i mundur vetëm shumë më vonë. “Të drejtat e njeriut mund të realizohen vetëm në kuadër të shtetit. Kjo do të thotë se personave pa shtetësi u mohohet shpesh ‘e drejta për të drejtat'”, vëren etnologia Judith Beyer. /DW/

gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet