LIVE UPDATES
Bota

Në Bruksel u fol edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, zbulohet biseda e Borrell me Kurtin

Sipas burimit, Borrell i ka thënë Kurtit se është i gatshëm të rekomandojë heqjen e masave nëse do të raportonte për sukses në takim. Por, raundi i dialogut dështoi pa një ujdi.

16 Shtator 2023, 16:06 Nga f.i

Në Bruksel u fol edhe për masat ndëshkuese ndaj Kosovës,

BRUKSEL- Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Kështu i tha Radios Evropa e Lirë një burim në Bruksel, që shtoi se për çështjen e masave, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë rundit të fundit të dialogut më 14 shtator.

Sipas burimit, Borrell i ka thënë Kurtit se është i gatshëm të rekomandojë heqjen e masave nëse do të raportonte për sukses në takim. Por, raundi i dialogut dështoi pa një ujdi, pasi siç tha blloku evropian, Kosova nuk pranoi një propozim të BE-së për marrëveshjen për normalizim, prandaj nuk pati edhe lëvizje sa i përket masave.

Zyrtari i BE-së, i tha REL-it se masat ndaj Kosovës janë fleksibile, të përkohshme, mund të hiqen, por edhe të shtohen, pasi për to janë pajtuar 27 shtetet anëtare të bllokut të cilat nuk i vënë në dyshim masat. 

Qeveria e Kosovës ishte njoftuar për masat e BE-së më 28 qershor dhe ato hynë në fillim të korrikut. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe u rritën në fund të majit.

Masat ndëshkuese përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Po ashtu masat përfshijnë edhe ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Pas takimit në kuadër të dialogut më 14 shtator, nga deklarata e përfaqësuesit të lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ishte e dukshme se lehtësuesit e këtij procesi nuk mendojnë se janë përmbushur kushtet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Kjo pasi Borrell deklaroi se masat që i ka ndërmarrë Kosova për shtensionimin e situatës në veri, ndonëse mirëpriten nga blloku, nuk mjaftojnë dhe nuk janë në përputhje me kërkesat dhe pritjet e BE-së.

Kosova dhe BE-ja në korrik u pajtuan për disa hapa që synojnë shtensionimin e situatës në veri. Që atëherë, Prishtina ka thënë se ka reduktuar praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Po ashtu, është hartuar edhe një udhëzim administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

Këto hapa të ndërmarra nga Kosova në BE janë vlerësuar si “veprime në drejtim të duhur”, por jo të mjaftueshme, sepse, sipas një diplomati me të cilin bisedoi REL-i, ato “nuk janë as të menjëhershme, as të mjaftueshme dhe nuk janë tërësisht në përputhje me kërkesat” e bllokut evropian.

Serbia “nën monitorim”

Pas takimit të 14 shtatorit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të enjten mbrëma ka njoftuar ambasadorët e shteteve anëtare në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së për bisedimeve. Ndonëse aty, sipas burime diplomatike është përsëritur thirrja për “një qasje të balancuar kur janë në pyetje masat”, Lajçak ka marrë mbështetjen për punën e tij, dhe sipas të njëjtave burime, “askush nuk ka vënë në dyshim masat ndaj Kosovës”. Ambasadorët kanë kërkuar që masa të tilla të shqyrtohen edhe për Serbinë sepse ka shumë shtete që besojnë se Kosova nuk është e vetmja fajtore për tensionet në veri.

Burimet në BE kanë thënë se shtetet e bllokut “po monitorojnë edhe sjelljen e Serbisë” dhe se “lehtësuesit do të preferonin sikur të mos kishte fare masa ndaj asnjërës palë”.

Në BE për një kohë përmendin sanksionimin e Serbisë si “një mundësi”, por deri më tani masa janë vendosur vetëm ndaj Kosovës. Kosova për veprimet apo mosveprimet e saj sa i përket situatës në veri është qortuar edhe publikisht, ndërkaq Serbia është qortuar në takime të mbyllura, por jo edhe publikisht.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në prill – në votimet e bojkotuara nga serbët lokalë – hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës. BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe që në katër komunat veriore të mbahen zgjedhje të reja.

Ndërkaq, gjatë këtij viti, Kosova dhe Serbia kanë arritur gojarisht Marrëveshjen drejt normalizimit dhe Aneksin për zbatimin e saj, por blloku evropian ka thënë se zbatimi i saj nuk ka nisur. Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Pas përfundim të rundit të fundit të dialogut në nivel të lartë në Bruksel, Borrell ka deklaruar se “të dyja palët janë në shkelje serioze të obligimeve të tyre nga marrëveshja e dialogut”.

joseph borrel albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet