Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas tij, nëse SHBA-ja do të kishte ndonjë rol në vendimarrje sa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, atëherë i gjithë rajoni do të ishte brenda BE-së deri në vitin 2030.
KOSOVË- Emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se kryeministri Albin Kurti është partner i SHBA-së edhe pse ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë. Në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi i Evropës Juglindore, Escobar ka theksuar se Kosova është dhe vazhdon të jetë partner i SHBA.
“Më duhet ta bëj të qartë. Albin Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një bashkëpunëtor i vështirë, por ai mbetet një partner. Kosova është partneri ynë. Në të ardhmen, ne duam t’i shfrytëzojmë marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën, t’i përmirësojmë e marrëdhëniet me Serbinë”, thekson Escobar.
Sipas tij, nëse SHBA-ja do të kishte ndonjë rol në vendimarrje sa i përket integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, atëherë i gjithë rajoni do të ishte brenda BE-së deri në vitin 2030.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të avokojnë për përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe ta shohin atë si një zonë me mundësi të jashtëzakonshme që duhet të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian”, u shpreh Escobar.
Ai shton se për SHBA-në, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme.
“Ne vazhdojmë të mbesim të angazhuar në Ballkanin Perëndimor. Për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Karakteristika përcaktuese e Ballkanit Perëndimor për momentin është rritja ekonomike dhe potenciali i lartë ekonomik. Rajoni ka potencialin për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, transport dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka një fuqi punëtore të talentuar dhe relativisht të re. Kështu që ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë se investimi në të ardhmen e rajonit do të ndihmojë për të kapërcyer disa nga problemet politike”, ka shtuar ai.
Escobar ka thënë se duhet të gjenden mënyrat për të de-përshkallëzuar gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.
“Në Ohër arritëm një marrëveshje. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme që hapi derën për një marrëdhënie paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sipas rregullave evropiane. Kur u larguam nga Ohri, ishim optimistë. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thosha se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën [në veri të Kosovës] dhe menjëherë ta kthejmë fokusin në zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jepet fund bllokimit të integrimit evropian dhe ndërkombëtar të Kosovës. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai.
Tensionet në veri të Kosovës
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Albin Kurti dhe Bajram Begaj KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falenderuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj p&e...
Taiwani TAIWAN- Tajvani dërgoi luftëtarë dhe vendosi anije dhe sisteme raketore me bazë tokësore për të v&eu...
Mal të Zi MAL I ZI- Ka vijuar pa incidente procesi zgjedhor në Mal të Zi. Mediat vendase raportojnë se sipas të dhënave t&eum...
MAL I ZI- Kandidati për deputet i "Koalicionit Popullor" dhe kryetar i Malit të Zi të Lirë, Vladislav Dajkoviç, ka votuar n&eu...
Dmitry Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaron se nuk ka asnjë marrëveshje dhe asnjë parakusht për bi...
Nik Gjeloshaj MAL I ZI- Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar në një deklaratë për mediat procesin z...
Shaina FRANCË- Një gjykatë në Francë ka dënuar me 18 vjet burg një 22-vjeçar pasi vrau me thikë dhe m&e...
Foto ilustruese GREQI- Policia bregdetare greke shpëtoi rreth 100 migrantë në det pranë ishullit Kythera. Operacioni i shpëtimit u...
Somalia SOMALI- Një ngjarje e rëndë është raportuar në rajonin e Poshtëm Shabelle të Somalisë, ku shpërth...
Kriptomonedha KOSOVË- Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhimin e kriptovalu...