LIVE UPDATES
Bota

Ndizet debati: Çfarë përfitojnë vërtet migrantët në Gjermani

"Kultura e mirëseardhjes" i përket së djeshmes. Debati për politikën e migracionit po fokusohet tek kufizimi i fluksit të migrantëve dhe nëse kontributet sociale që jep Gjermania dërgojnë sinjale të gabuara.

30 Shtator 2023, 13:25 Nga A.B

Ndizet debati: Çfarë përfitojnë vërtet migrantët

Kontributet sociale që merr dikush në Gjermani varen nga statusi i refugjatit.

Refugjatët nga Ukraina për shembull marrin pa procedurë azili leje qëndrimi si mbrojtje të përkohshme, kjo përmban edhe një të drejtë të pakufizuar për punë. Rreth 1,1 milionë refugjatëve ukrainas në Gjermani në rast nevoje u vihet në dispozicion tërësia e ndihmave sociale që jepen. Këtu bën pjesë kontributi qytetar, që në janar 2023 zëvendësoi ndihmën e papunësisë II. Aktualisht, (shtator 2023) për një person të rritur në Gjermani ai kap shifrën e 502 eurove në muaj. Rrefugjatët pa strehim kanë të drejtë të strehohen përmes zyrës sociale - si çdo person pa apartament në Gjermani. Ky strehim mund të jetë një strehim emergjence, bujtina apo qendra strehimi për refugjatët. Krahas kësaj ata që kanë këtë status të përkohshëm mbrojtjeje kanë qasje tek kujdesi shëndetësor përmes sigurimit shëndetësor. Leja e qëndrimit vlen në fillim për dy vjet.

Për ata që hyjnë në Gjermani dhe bëjnë kërkesë për azil vlejnë rregulla të tjera.

Strehimi

Azilkërkuesit strehohen si rregull në një qendër të parë pranimi refugjatësh. Për këtë janë përgjegjëse landet gjermane. Qendrat e para të pranimit janë strehime të mëdha si për shembull ish-kazerma. Njerëzit jetojnë në dhoma me disa shtretër pa mundësi gatimi, por marrin ushqimin në të gjitha vaktet. Qëndrimi aty mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj. Pas kësaj ata shpërndahen në qarqe e komuna.

Kontrolle kufitare për të penguar kontrabandën e migrantëveFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance
Shumica e komunave kanë strehime fikse, të cilat shumica janë strehime në komunitet, që mund të mbajnë 30 persona për shembull ose disa qindra. Spektri është i gjerë - nga ndërtime të reja të mirëorganizuara me kopsht dhe mundësi loje për fëmijët, mundësi gatimi në një apartament të mbyllur - deri tek godina të vjetra në zona periferike, ku refugjatët duhet të ndajnë një dhomë me katër ose pesë vetë. Gjatë procesit të azilit është e kufizuar liria e lëvizjes për azilkërkuesit. Ata janë të detyruar gjatë procedurës e pjesërisht më tej që qëndrojnë në një vend.

Mbështetja financiare

Ligji për kontributin e azilkërkuesve rregullon se çfarë kanë të drejtë të marrin si mbështetje azilkërkuesit. Nëse azilkërkuesit jetojnë në një qendër të pranimit ape strehimit në komunitet ata marrin vetëm të ashtuquajturën "furnizim i nevojshëm". Kjo përfshin ushqimin, strehimin, ngrohjen, veshjet, produktet higjienike e shëndetësore si edhe mjete shtëpiake. Për nevojën e drejtpërdrejtë personale azilkërkuesit kanë të drejtë të marrin edhe para xhepi. 150 Euro në muaj për një azilkërkues të vetëm. Nëse "furnizimi për nevoja" nuk ofrohet në formë materiale, atëherë ata kanë të drejtë të marrin para në dorë që përfshin 367 euro në muaj. Po ashtu shpërblehet edhe angazhimi vullnetar. Nëse azilkërkuesit punojnë në punë të ndryshme vullnetare kanë të drejtë të marrin deri në 200 euro në muaj.

 Si shfrytëzohen migrantët ilegalë nga kontrabandistët?

Rastet e urgjencës shëndetësore si për shembull lëndimet trajtohen në spital. Spitalet pastaj e kërkojnë kompensimin tek zyra sociale. Përndryshe kujdesi shëndetësor varion nga landi në land. Nëse disa lande azilkërkuesit marrin një kartë shëndetësore elektronike, me të cilën mund të shkojnë tek mjeku, në të tjera duhet që para se të trajtohen duhet të bëjnë në zyrën përkatëse një kërkesë për trajtim. Por në rast nevojekujdesi shëndetësor merret i tërësishëm. Pas njohjes së statusit të mbrojtur ose pas 18 muajsh qëndrim ata që kanë të drejtë për shërbime marrin qasjen e plotë tek shërbimet shëndetësore, ashtu si të gjithë të siguruarit e tjerë të sigurimit ligjor.

Refugjatëve, të cilëve i është refuzuar kërkesa e azilit, por që kanë të drejtën e qëndrimit të toleruar, pra Duldung-ut iu jepet edhe e drejta të marrin të gjitha shërbimet sipas ligjit përkatës. Që do të thotë: ata duhet të largohen, por qëndrojnë përkohësisht për arsye të ndryshme që pengojnë udhëtimin, ose se nuk mund të dëbohen. Për shembull kur nuk kanë dokumente identifikimi, apo kanë një sëmundje që nuk trajtohet dot në vendin e tyre.

Për të përcaktuar shpejt identitetin e personave të caktuar dhe dokumentet e udhëtimit duhet bashkëpunimi me autoritetet e vendit origjinë. Qeveria gjermane ka mbyllur disa marrëveshje me vende të caktuara dhe përpiqet të mbyllë marrëveshje me vende të tjera. Interesi në shumë vende për të pranuar sërish nënshtetasit është i vogël. Një nga arsyet janë transfertat e parave, edhe të migrantëve të parregullt tek familjet e tyre, një faktor ekonomik me rëndësi në këto vende. Në disa vende këto pagesa madje përbëjnë më shumë se ndihma për zhvillim dhe shkojnë drejt e tek njerëzit në nevojë./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë