LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i luftës së Putinit në akademinë perëndimore

Në universitetet e Perëndimit, kjo luftë e ka vënë diskutimin për imperializmin dhe kolonializmin rus në krye të diskutimit akademik, duke përfshirë departamentet e historisë, shkencave politike, artit dhe letërsisë.

26 Dhjetor 2022, 09:30 Nga A.B

Ndikimi i luftës së Putinit në akademinë perëndimore

Kur më shumë se 2.000 ekspertë të studimeve sllave, të Evropës Lindore dhe atyre të Euroazisë, do të mblidhen në konferencën më të madhe që mbahet në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara më 2023, lufta në Ukrainë do ta dominojë diskutimin – apo do ta marrë kohën më të madhe.

Në Ukrainë, lufta e Moskës ka lënë mijëra persona të vdekur dhe ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të infrastrukturës shtetërore.

Në universitetet e Perëndimit, kjo luftë e ka vënë diskutimin për imperializmin dhe kolonializmin rus në krye të diskutimit akademik, duke përfshirë departamentet e historisë, shkencave politike, artit dhe letërsisë.

Lufta është duke detyruar profesorët, por edhe zyrtarë tjerë të universitetit, që të vënë në pikëpyetje mënyrën se si ligjërojnë historinë e Rusisë dhe të ish-Bashkimit Sovjetik, dhe se çfarë burime dhe libra përdorin, kë e punësojnë, nëpër cilat arkiva bëjnë kërkime dhe si të emërojnë departamentet.

Asociacioni i Studimeve Sllave, të Evropës Lindore dhe Euroaziatike (ASEEES) ka thënë se në konferencën e vitit 2023, tema kyçe e diskutimit do të jetë “dekolonizimi”, të cilin e ka përshkruar si “një akt thellësisht politik i rivlerësimit të hierarkive të krijuara prej kohësh”.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë ka shtuar thirrjet për rivlerësim dhe transformim të marrëdhënieve që kanë Rusinë në qendër, por edhe hierarkinë në rajon dhe mënyrën si e studiojmë atë”, ka thënë asociacioni në njoftim.

“Lufta është ngjarje që ka shkundur botën dhe akademia – si pjesë e asaj bote – është shkundur po ashtu”, ka thënë Edward Schatz, drejtor i Qendrës për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike (CERES) në Universitetin e Torontos, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Më duket se është e pamundshme që të vazhdojmë punën sikur deri më tani. Diçka duhet të ndryshojë. Pyetja është se sa shumë do të ndryshojë situata dhe në çfarë dimensioni”.

Schatz ka thënë se qendra që drejton ai do të zhvillojë një takim dyditor në janar, për të diskutuar një mori çështjesh, përfshirë kurrikulën dhe nëse duhet ndryshuar emrin e institucionit.

Disa studiues madje kanë thënë se pse një institucion që mbulon një rajon të ndarë të dy kontinente dhe zgjerohet nga Oqeani Atlantik deri në Oqeanin Paqësor duhet të ketë një shtet – Rusinë – në emrin e tij.

Në Britani, Universiteti i Kembrixhit është duke mbajtur disa ligjërata me thirrjen “Rishqyrtimi i studimeve sllave”.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, studiuesit janë duke punuar në një libër që do të fokusohet në “dekolonizim të materialeve të kulturës dhe artit të Evropës Lindore dhe asaj Euroaziatike”.

Shumë studiues kanë thënë se shteti rus gëzon shumë vëmendje në akademi falë grupeve, rajoneve dhe kombeve të kolonizuara, përfshirë Ukrainën, Kaukazin, Azinë Qendrore, si dhe komunitetet etnike në vetë Rusinë.

Dominimin kryesor e kanë pikëvështrimet nga Shën Petersburgu dhe Moska – kryeqytetet e Rusisë prej epokës cariste të Bashkimit Sovjetik.

Përkrahësit e dekolonizimit ose “decentralizimit”, janë duke bërë thirrje për përfshirje të pikëpamjeve të ndryshme në rajonet ku shtrin ndikim literatura, kultura dhe ekonomia ruse.

Oxana Shevel, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Tufts në Masaçusets dhe presidente e Asociacionit amerikan për studime ukrainase, e ka “analizuar në masë të madhe” traumën e shkaktuar nga imperializmi dhe kolonializmi rus.

Ajo e ka në fokus qasjen e Moskës, sipas së cilës, Rusia dhe shtetet sovjetike kanë ndikuar në “modernizimin, edukimin dhe industrializimin” e këtyre komuniteteve.

“Personat që studiojnë rajonet joruse dhe ish-hapësirën sovjetike thuajse janë të njëzëri për nevojën e dekolonizimit të studimeve sovjetike dhe periudhës që e ka pasur atë”, ka thënë Shevel për Radion Evropa e Lirë.

Mirëpo ky zë nuk dëgjohet nga të gjithë në teren. Hulumtuesit janë duke bërë thirrje për ndryshim, pasi sipas tyre, ata janë duke hasur në rezistencë të disa akademikëve që e kanë fokus primar Rusinë.

Ndikimi fillestar i luftës shkon përtej nevojës për rishkrim të ligjëratave dhe inkorporimit të materialit të ri.

Situata e re nxit projekte të reja kërkimore dhe mund të ndikojë edhe në kthim mbrapa në kohë, për rivlerësim të asaj që është mësuar.

Dekolonizimi “nuk është çështje shumë e lehtë për t’u diskutuar për shumicën e kolegëve të mi, mirëpo mendoj se është e pashmangshme në këto kohë”, ka thënë Valentina Izmirlieva, drejtoreshë e Institutit Harriman për Studime Ruse, Euroaziatike dhe të Evropës Lindore, që funksionon në kuadër të Universitetit Columbia.

“Kjo është ende ngjarje në zhvillim dhe është e vështirë të dihet si do të ndryshojnë gjërat tash një vit”, ka thënë Izmirlieva për Radion Evropa e Lirë.

Erica Marat, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin për Mbrojtje Kombëtare në Uashington dhe eksperte për Azinë Qendrore, ka thënë se shtytja e studiuesve të Ukrainës për të sfiduar status quon, i ka inspiruar edhe studiuesit tjerë që merren me qasjen e dominuar nga Moska.

“Lufta në Ukrainë dhe mënyra se si studiuesit ukrainas janë duke diskutuar për këtë gjë, është duke na dhënë mundësi të gjithë neve”, ka thënë Marat për Radion Evropa e Lirë.

Vitaly Chernetsky, profesor i lindur në Ukrainë, i cili studion gjuhët dhe literaturën sllave dhe euroazike në Universitetin Kansas, ka thënë se puna e ekspertëve nga rajonet joruse dhe komunitetet tjera, nuk është duke u marrë shumë seriozisht.

Me këtë qëndrim pajtohet Marat dhe disa studiues tjerë.

Ukraina është “gjykuar keq dhe është keqkuptuar” në Perëndim, sepse studiuesit e Rusisë e dominojnë diskutimin”, ka thënë Chernetsky.

Sipas tij, një arsye pse shumë persona kanë besuar se Kievi do të binte shpejt në duart e rusëve është edhe për shkak të narrativës që Ukraina është komb “i ndarë” dhe me identitet të dobët kombëtar.

Pak universitete në botë ofrojnë kurse për historinë dhe kulturën e Ukrainës, shtetin të madh në Evropë për nga territori dhe të shtatin për nga popullsia.

Ndër arsyet kyçe ka qenë mungesa e kërkesës nga studentët. Profesorët besojnë se një mungesë e tillë është rezultat i fokusit të madh në Rusi, pavarësisht se lufta ka ndikuar në rritje edhe më të madhe të interesimit.

Studiuesit thonë se studimet për Euroazinë, Rusinë dhe periudhën sovjetike, janë ligjëruar historikisht në Shtetet e Bashkuara sipas perspektivës së Moskës, për shkak të ndikimit të madh të studiuesve rusë, të cilët kanë ndihmuar në këtë aspekt.

Susan Smith-Peter, profesoreshë e historisë ruse në Kolegjin e Staten Island në Nju Jork, ka thënë se qasja e Vasily Klyuchevsky, studiues i epokës imperialiste dhe një prej themeluesve të historigrafisë moderne ruse, është transportuar edhe në Shtetet e Bashkuara.

Klyuchevsky, i cili ka vdekur më 1911, e ka mohuar ekzistencën e Ukrainës si popull dhe kulturë e ndarë nga Rusia, ka thënë ajo.

Në mesin e studentëve tij në Moskë ka qenë Michael Karpovich, i cili ka ligjëruar për tri dekada në Universitetin Harvard më 1927 deri më 1957.

Mark Steinberg, profesor i historisë ruse në Universitetin Illinois dhe bashkautor me të ndjerin, Nicholas Riasanovsky në librin ‘Historia e Rusisë’, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se debati aktual për çështjen ruse nuk është diçka e re.

Ai ka thënë se akademia ka shtruar pyetje për imperializmin dhe kolonializmin rus e sovjetik, dhe mënyrën si duhet ligjëruar për këtë periudhë, prej rënies së komunizmit në fund të viteve 1980.

Ai ka thënë se fusha e studimit ka ndryshuar gjatë viteve, pasi universitetet tani janë në kërkim të studiuesve që specializojnë për Perandorinë Ruse, dhe jo për Rusinë si shtet.

Pushtimi rus në Ukrainë ka krijuar nevojën “që të kuptohet më mirë perandoria dhe kolonializmi”, ka thënë Steinberg.

“Më parë ka ekzistuar diskutimi akademik, mirëpo tani njerëzit janë duke vdekur për këtë gjë”.

Sfida me të cilën po përballen akademikët është që të kuptohet sesi ndikon imperializmi dhe kolonializmi rus në mënyrën sesi ata mendojnë apo i qasjen një teme të caktuar.

“Mendoj se ky është ndryshimi më interesant dhe ndoshta edhe më kontroversi”, ka thënë ai.

Sa i përket librit ‘Historia e Rusisë’, Steinberg i ka bërë disa “ndryshime të rëndësishme duke hedhur dyshim për vazhdimësinë e Kievit me Moskën dhe do ta trajtojë këtë temë më gjerësisht në edicionin e 10-të”.

Ndonëse disa institucione dhe profesorë kanë bërë ndryshime sa u përket ligjëratave dhe kurrikulës, Chernetsky ka thënë se kjo fushë ende ka nevojë për ndryshim “të thellë, strukturor”.

“Është e rëndësishme që të mos humbet momentumi, sepse institucionet e mëdha akademike kanë tendencën që të jenë inerte”, ka thënë ai./REL

putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë