Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Varrimi i Papës pritet të bëhet brenda nëntë ditëve, ndërsa procesi për zgjedhjen e pasuesit të tij, do të nisë muajin e ardhshëm.
VATIKAN- Pas vdekjes së Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare, sytë e botës katolike janë kthyer nga Roma, ndërsa Kisha Katolike hyn në një periudhë të re pritjeje dhe vendimesh. Varrimi i Papës pritet të bëhet brenda nëntë ditëve, ndërsa procesi për zgjedhjen e pasuesit të tij, do të nisë muajin e ardhshëm.
Zgjedhja historike e Papës së parë të Amerikës Latine shënoi një pikë kthese në Kishën Katolike. Sipas mediave të huaja pyetja që lind tani është nëse ka ardhur koha për Papan e parë me ngjyrë apo aziatik.
Cilët janë 8 kandidatët që mund të zëvendësojnë Papa Françeskut?
Peter Turkson
Peter Turkson, ish-peshkop i Cape Coast, konsiderohet si një kandidat i mundshëm për t'u bërë Papa i parë me ngjyrë. Me origjinë nga Gana, ai ishte dërguar nga Papa Françesku si i dërguar paqeje në Sudanin e Jugut. Për çështjet LGBTQ+, ai merr një rrugë të mesme, duke theksuar se ligjet në shumë vende afrikane janë shumë strikte, por gjithashtu se duhet të respektohen pikëpamjet lokale. Në të kaluarën, ai konsiderohej gjithashtu favorit në Konklavën e 2013-ës.

Luis Antonio Tagle
Zgjedhja e Luis Antonio Tagle do të shënonte ngritjen e Papës së parë aziatike, në një rajon me një popullsi katolike në rritje të shpejtë. Edhe pse ai ka shprehur kundërshtimin e të drejtave të abortit në Filipine, ai konsiderohet si një nga zërat më liberalë në Vatikan. Ai është shprehur se Kisha është treguar e ashpër ndaj homoseksualëve dhe çifteve të divorcuara, fakt që sipas tij pengon punën baritore.

Pietro Parolin
Kardinali Pietro Parolin, ish-sekretar i shtetit të Vatikanit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut, është kandidati që mundë të zëvendësoj Papën. Edhe pse konsiderohet i moderuar, ai nuk arrin pozitat liberale të paraardhësit të tij. Në vitin 2015, ai e quajti legalizimin e martesave të të njëjtit seks në Irlandë një humbje për njerëzimin. Reputacioni i tij është dëmtuar vitet e fundit për shkak të marrëveshjes së Vatikanit të vitit 2018 me Kinën, të cilën shumë e shohin si shumë të përshtatshme për Partinë Komuniste.

Peter Erdogan
Péter Erdő, Kryepeshkopi i Esztergom-Budapestit, do të ishte Papa i dytë pas Gjon Palit II që do të vinte nga ish-blloku sovjetik. Ai ka mbrojtur veprën e paraardhësit të tij, Josef Minsedi, i përndjekur nga regjimi komunist. Erdogan ka shprehur qëndrime strikte, duke thënë se të divorcuarit dhe të rimartuarit nuk duhet të marrin Kungimin e Shenjtë.

Jose Tolentino
José Tolentino, nga Madeira, është një nga kandidatët më të rinj dhe paraqitet si përfaqësues i një Kishe më moderne. Ai u ka bërë thirrje teologëve që të angazhohen me kulturën bashkëkohore përmes kinemasë dhe muzikës. Ai ka shërbyer në shumë poste të Vatikanit dhe konsiderohet një prani "e freskët".

Matteo Zupi
Matteo Zuppi, kryepeshkop i Bolonjës që nga viti 2015 dhe kardinal që nga viti 2019, u zgjodh nga Papa Françesku si i dërguar për paqen për luftën në Ukrainë. Në vitin 2023, ai vizitoi Moskën, duke u takuar me Patriarkun Kirill, por pa ndonjë rezultat thelbësor.

Mario Grek
Mario Grek, ish-peshkopi i Gozos dhe Sekretari aktual i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve, i ka bërë thirrje Kishës të adoptojë "një gjuhë të re" për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me çiftet e të njëjtit seks dhe të divorcuarit. Megjithatë, qasja e tij mbetet mjaft tradicionale për çështjet kyçe.

Robert Sarah
Robert Sara nga Guinea Franceze është një tjetër kandidat i mundshëm që mund të bëhet Papa i parë me ngjyrë. Mosha e tij vepron si një disavantazh, por ai ka një përvojë të gjatë në Vatikan, që daton që nga koha e Gjon Palit II. Tepër konservator, ai ka dënuar "ideologjinë gjinore" dhe ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër fundamentalizmit islamik.

Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Trump përme...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Papa Francesku TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta t&e...
Papa Françesku VATIKAN- Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e ...
foto ilustruese PARIS- Trazira janë shkaktuar në Notre Dame de Paris në mëngjesin e djeshëm kur një shoqërues ...
Takimi i Trump me Papën në vitin 2017 SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françesk...
Klaus Schwab SHBA- Klaus Schwab, themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si president dhe an&eum...
foto ilustruese EKUADOR- Një burrë është sulmuar në mënyrë çnjerëzore në Ekuador nga një...
Papa Francesku VATIKAN- Papa Françesku ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas disa kohësh i shhtruar në spital me pneumo...
Kulla Eiffel PARIS- Kulla Eiffel nuk do t'i ndezë sonte dritat e saj në nder të Papa Françeskut i cili ndërroi jet&eum...
papa francesku VATIKAN- Vdekja e Papa Françeskut mëngjesin e të hënës së Pashkëve solli dhe aktivizimin e n...