Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha po ashtu se respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë.
SERBI-Zyra Ndërlidhëse e Misionit Ushtarak të NATO-s në Beograd tha se çështja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi është çështje e autoriteteve shtetërore serbe.
“NATO do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Serbisë për të modernizuar forcat e saj të armatosura brenda kornizës së zhvillimit dhe partneritetit dypalësh”, tha NATO në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 10 janar.
Aleanca ushtarake perëndimore e NATO-s tha po ashtu se respekton plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë.
“Gjithçka që Serbia dhe NATO-ja bëjnë së bashku është e përshtatur që të plotësojë nevojat e Serbisë dhe të ndihmojë atë të përmirësojë forcat e saj të armatosura në bazë të kornizës së Partneritetit për Paqe”, u tha në përgjigjen e Zyrës Ndërlidhëse të aleancës në Beograd.
Nisma për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë serbe dhe propozimi i është dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 4 janar.
Në shpjegimin e saj, ushtria tha se propozimi vjen “pas një shqyrtimi të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral”.
Serbia kishte hequr dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak më 1 janar 2011 dhe që atëherë vetëm personat që duan, mund t’i bashkohen ushtrisë.
Serbia e ka deklaruar veten si shtet ushtarakisht neutral dhe kjo është përfshirë edhe në Strategjinë e Mbrojtjes dhe Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, që janë miratuar nga Parlamenti më 2019.
Zyrtarët serbë kanë thënë se Serbia nuk dëshiron t’i bashkohet NATO-s, me të cilën bashkëpunon që nga viti 2006 përmes Programit të Partneritetit për Paqe. Serbia është një nga vendet e pakta në Ballkanin Perëndimor që nuk dëshiron t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore./REL
foto ilustruese SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar pë...
Foto ilustruese BRITANI-Një e re nënë e tre fëmijëve ka vdekur papritur disa ditë pas një ndërhyrjeje estetike n&e...
Foto ilustruese SHBA-NASA në bashkëpunim me kompaninë Lockheed Martin ndërtuan një aeroplan supersonik, i cili do të jet&eum...
Foto ilustruese LONDËR-Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer e etiketoi kryeministrin britanik Rishi Sunak të mërkurën ...
Oscar Elias Biscet KUBË-Një bashkëpunëtor i ‘Radio Marti” u arrestua të martën në mëngjes në Hav...
Daniel Noboa EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa tha të martën se vendi është mbërthyer nga një “konflikt i b...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkret&...
Foto ilustruese IZRAEL-Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajis...
Foto ilustruese KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për shkak se ishin marrë me kontraband...
Lloyd Austin SHBA- Pentagoni ka ofruar detaje të reja trajtimit të fshehtë në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin...