Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
“Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.
BRUKSEL- NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.
“Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.
“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.
Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.
Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.
Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride.
Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021.
Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë./ REL
Foto ilustruese HOLANDA- Një shërbim i koduar i mesazheve që përdorej për trafikun ndërkombëtar të drogës...
foto ilustruese SHBA- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dërgojnë Ukrain&eu...
Yoon Suk Yeol KORE E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim të paparalajm&eu...
Foto ilustruese GAZA- Zyrtarët palestinezë thanë se Fatahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Sht...
Foto ilustruese BRUKSEL- Problemi demografik në Bashkimin Evropian (BE) po përkeqësohet pasi numri i foshnjave të lindura arr...
Michel Barnier FRANCË- Kryeministri francez Michel Barnier do të përballet me mocion votëbësimi. Asambleja Kombëtare do t&eum...
Foto ilustruese ANGLI- Raste të shumta vjedhjeje dëgjojmë çdo ditë por si një grabitje që ka ndodhur në Angli nuk...
Masoud Pezeshkian IRAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka shfaqur dyshime për legjislacionin e ri që parasheh ndëshkime më t&e...
UKRAINË- Ukraina ka bërë sërish thirrje për anëtarësim në NATO, duke thënë se vetëm duke iu bashkuar pl...
Foto ilustruese MAQEDONI E VERIUT- Përpjekjet që të destabilizohen marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut n...