1 Gusht 2025, 18:54
Nga Dosja.al
Vladimir Putin
UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur mbi tre vjet më parë.
Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”. Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë.
“Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave. Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë. Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog.
Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.
Moska dhe Kievi rinisën bisedimet e drejtpërdrejta në maj për herë të parë që nga viti 2022. Tri rundet pasuese të bisedimeve rezultuan me shkëmbime të të burgosurve dhe trupave të pajetë të ushtarëve, por nuk sollën asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve.
Deklaratat e dy udhëheqësve vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Moskës duke e paralajmëruar me sanksione të ashpra. Ai po ashtu në fillim të muajit u vendosi palëve 50 ditë kohë që të pajtoheshin për një armëpushim. Por, më pas ai tha se i jep Rusisë 10 deri në 12 ditë kohë për përfundimin e luftës së nisur në shkurt të vitit 2022./REL
vladimir putin
Bota
1 Gusht 2025, 18:17
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Stuhitë e forta shkaktuan përmbytje të menjëhershme në të gjithë në të ...
Bota
1 Gusht 2025, 17:47
E. D
Alessandro Venier
ITALI- 62-vjeçarja Lorena Venier, ka pranuar para prokurorit se vrau dhe copëtoi djalin e saj, Alessandro Venier, s&eum...
Bota
1 Gusht 2025, 15:55
E. D
foto ilustruese
GAZA- I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, ka inspektuar qendrat për shpërndarjen e ndihmës në...
Bota
1 Gusht 2025, 15:45
E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 1 gusht se shpresonte që bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrain&eum...
Bota
1 Gusht 2025, 14:55
N.F
Foto
GAZA- Spanja njoftoi sot se ka dërguar 12 ton ushqime në Rripin e Gazës. Dërgesat janë hedhur nga ajri ndër ba...
Bota
1 Gusht 2025, 14:47
N.F
Foto
SERBI- Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beo...
Bota
1 Gusht 2025, 14:26
N.F
Foto
GJERMANI- Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Uk...
Bota
1 Gusht 2025, 13:55
N.F
Kolumbi
KOLUMBI- Një burrë është arrestuar pasi ka goditur një grua për një karrige në një aeroport ...
Bota
1 Gusht 2025, 12:26
N.F
Dodik
BOSNJE- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, është dënuar me v...
Bota
1 Gusht 2025, 10:40
r.ll
donald trump
RUSI- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me Rusinë, pas sulmeve të saj vdekjeprur&eu...