Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan. Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë të sistemit Patriot gjatë ditëve në vijim dhe do të furnizojë me komponentë të tjerë në dy-tre muajt e ardhshëm, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
GJERMANI- Gjermania tha se së shpejti do të nisë dërgimin e dy sistemeve të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, teksa Kievi po përballet me intensifikim të sulmeve ruse me dronë dhe raketa.
Sistemet Patriot janë të prodhimit amerikan. Pas arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, ushtria gjermane do të dorëzojë lëshues shtesë të sistemit Patriot gjatë ditëve në vijim dhe do të furnizojë me komponentë të tjerë në dy-tre muajt e ardhshëm, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.
Në këmbim, Gjermania është pajtuar me Departamentin amerikan të Mbrojtjes që të jetë “shteti i parë” që do të marrë me përparësi sistemet Patriot të gjeneratës më të re. Berlini aktualisht ka nëntë sisteme Patriot, teksa që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës i ka dërguar Kievit tri sisteme të tilla.
Dy Patriot të Gjermanisë momentalisht janë të stacionuar në juglindje të Polonisë, ndërkaq një tjetër po përdoret për të trajnuar ushtarët ukrainas. Gjermania është mbështetësja e dytë, pas SHBA-së, sa i përket ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Sistemet Patriot prodhohen nga kompania amerikane e mbrojtjes, Raytheon dhe konsiderohen se janë një nga sistemet më efektive për rrëzimin e dronëve dhe raketave. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se njoftimi i së premtes “tregon edhe një herë se Gjermania është mbështetësja më e fuqishme e Ukrainës sa i përket mbrojtjes ajrore”.
Njoftimi vjen teksa javën e kaluar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij po punon që të sigurojë financimin për 10 sisteme Patriot, pas marrëveshjes së arritur me SHBA-në, sipas së cilës, shtetet evropiane do të blejnë armatim amerikan dhe më pas do t’ia japin Kievit.
Përveç Gjermanisë, Norvegjia, Holanda, Danimarka dhe Suedia kanë shprehur vullnet që të financojnë blerjen e këtij sistemi në bazë të marrëveshjes me Uashingtonin./ REL
Kolumbi KOLUMBI- Një burrë është arrestuar pasi ka goditur një grua për një karrige në një aeroport ...
Dodik BOSNJE- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, është dënuar me v...
donald trump RUSI- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me Rusinë, pas sulmeve të saj vdekjeprur&eu...
Femija GAZA- Pamje të dhimbshme e shumë të rënda qarkullojnë në mediat teksa paraqesin pasojat e luftës në Gaza. Qi...
foto ilustruese EVROPË- Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar ulje të ndjeshme, teksa investitorët vlerësojnë&...
Foto SHBA- Presidenti amerikan, Donal Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtë...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se marrëdhënia e Delhit me Moskën mbetet një "pik...
foto ilustruese SLLOVENI- Qeveria sllovene njoftoi të enjten se do të ndalonte tregtinë e armëve me Izraelin p...
Foto GAZA- Vogëlushja Lana Al-Basous ka mbijetuar mrekullisht pas një sulmi izraelit nga Gaza. Videoja e saj e cila tregon plumbin në kok&eu...
foto ilustruese SHBA- Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, dhe Guvernatorja në detyrë e New Jersey, Tahesha Way, kanë shpallur gjendje t&e...