LIVE UPDATES
Bota

Mungesa në 148 profesione, Gjermania në kërkim të forcës punëtore

Mungesa e punëtorëve në Gjermani është në rritje si në industri, ashtu edhe në zejtari ose në kujdesin shëndetësor. Marrja e forcave të specializuara nga jashtë nuk po funksionon. Pritet reforimi ligji të migracionit

27 Korrik 2022, 12:15 Nga d.a.
Mungesa në 148 profesione, Gjermania në kërkim të
Foto Ilustruese

GJERMANI- Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kisha rezervuar një tavolinë për të,” thotë në telefon pronari i restorantit, “por për fat të keq nuk kisha askënd që të gatuante”. Kjo histori tingëllon si shaka, por është në fakt serioze. Në Gjermani mungojnë kuzhinjerët, ndihmësit në kuzhinë dhe forcat e shërbimit. Dhe nga mungesa e fuqisë punëtore nuk vuan vetëm gastronomia. 

Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të rradhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët. 

Mungesa në 148 profesione 
 
Në një sondazh të bërë nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e miliona ndërmarrjeve nga industria, tregtia dhe shërbimet, 56 përqind e ndërmarrjeve ankohen për mungesën e puntorëve dhe e quajnë këtë mungesë si një nga rreziqet më të mëdha për biznesin.  

Agjencia Federale e Punës ka rradhitur aktualisht mungesë fuqie punëtore në 148 profesione. 122 profesione të tjera ndodhen nën vëzhgim. Tetë muaj zgjat mesatarisht deri sa një strehimore të moshuarish të gjejë një punonjës kujdestar për shëndetin. Firmat e ndërtimit duhet të llogarisin pritje gjashtë mujore deri sa të gjejnë një punëtor ndërtimi. Në të gjithë Gjermaninë janë shpallur vakant 1.7 milionë vende pune. 

Nuk mungojnë vetëm forcat e specializuara  
 
"Për të shitur shërbimet tona ne kemi shpërndarë njoftime pesë deri dhjetë vjet me radhë. Sot ne bëjmë reklama në të gjitha llojet e mediave për të fituar punonjës të rinj”, thotë Markus Winter, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve, IDS, në Baden-Vyrtemberg. Firma ka 750 punonjës dhe kërkon personel në më shumë se 20 profesione duke filluar nga teknikë bravash, tek bojaxhinjtë, punonjësit e ngarkim shkarkimit, punonjësit e montimit dhe shoferët për furnizimin e pijeve. 

"Ne nuk kemi më një problem me forcat e specializuara, por një problem të përgjithshëm me fuqinë punëtore”, thotë Winter. Edhe vendet e punës për punonjësit pa eskperiencë pune, nuk zihen. “Këto janë sektorë që janë vërtet relevant për industrinë, pa to nuk funksionon.”  

Së shpejti dalin në pension njerëzit e lindur në kohën e lindjeve të shumta 
 
Kjo mungesë nuk është e papritur. “Ne ndodhemi tani në një situatë relativisht dramatike, për të cilën kemi bërë faktikisht parashikime prej kohësh,” thotë Herbert Brücker, profesor në Institutin për Studimin e Tregut të punës dhe profesioneve në Nyrnberg. Ndryshimet  demografike kanë filluar të ndihen. Gjermania humbet çdo vit rreth 350 mijë vetë që janë në moshë pune. Ndërkohë që njerëzit e lindur në vitet me nivel të lartë lindjesh, fillojnë të dalin në pension. Ekspertët si puna e Brücker-it, llogarisin që deri në vitin 2035, tregu i punës të ketë në dispozicion rreth shtatë milionë vetë më pak.  

Ky nuk është një mangësi e vogël, por është një mungesë e madhe. Para së gjithash, sepse nuk mund të plotësohet as nga fuqia punëtore e punës që ndodhet në vend dhe as nga ardhjet e punëtorëve nga Bashkimi Europian. 

Sipas studiuesit të tregut të punës, Brücker, numri i migrantëve nga vendet e BE-së është vazhdimisht në rënie. "Të ardhurat janë duke u rritur edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilat po ashtu janë prekur nga ndryshimet demografike." Potenciali i njerëzve të rinj, të gatshëm për të migruar është vazhdimisht në rënie në BE. "Në parim festa ka mbaruar, ta them kështu troç." 

Zhgënjyes ligji për migrimin e forcave të specializuara  
 
Për të zgjidhur çështjen e mungesës aktuale në tregun e punës, duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë migrantë, që edhe të qëndrojnë. Ata duhet të jenë njerëz nga të ashtuquajturat vende të treta jashtë Bashkimit Europian. Që prej vitit 2012 forcat akademike kanë pasur mundësi të vijnë në Gjermani nëpërmjet Kartës Blu të BE-së. Përveç kësaj në vitin 2020 hyri në fuqi ligji për migrimin e forcave të specializuara (FEG), që kishte të bënte me profesionet jo-akademike. Por ai nuk pati efektin e shpresuar, dhe kjo jo vetëm sepse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani shpesh e kanë të vështirë të marrin forca të huaja të specializuara. Në vitin 2020 në Gjermani erdhën nga vendet e tjera 30 mijë forca të specializuara, ndërkohë që nga Gjermania u larguan 20 mijë vetë. Studiuesi i tregut të punës, Brücker, flet për "zhgënjim". 

Qeveria gjermane kërkon të reformojë ligjin dhe të prezantojë në muajin shtator pikat e para të ndryshimeve. Këtu bëjnë pjesë hapja e tregut të punës edhe për forcat e specializuara që kanë një kontratë pune, por nuk kanë diplomë shkolle profesionale në Gjermani. Këtë e bëri të ditur para pak kohe ministrja e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministri i Punës, Hubertus Heil. Diploma profesionale mund të merret më vonë edhe me ndihmën e punëdhënësit gjerman. 
 
Specializim në vendin e punës 
 
Me një propozim të tillë ministrave u hapen dyert e ekonomisë. Ligji kërkon ende ekuivalencën me kualifikimet gjermane. “Shteti kontrollon sot nëse dikush është i përshtatshëm për ne si ndërmarrje,” thotë Winter duke treguar ku qëndron problemi. “Ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.  

Winter vëren që tani tek klientët nga industria, se i zenë vendet e punës edhe me fuqi të pakualifikuar punëtore. "Unë vlerësoj se gati 20 përqind nuk janë fuqi e specializuar, por janë punëtorë që mësojnë profesionin." Madje edhe në ndërtimin e makinerive është e mundur, që të specializosh fuqinë punëtore “me kualifikim të lartë dhe shumë specifik” për vende të caktuara pune nëpërmjet kurseve dhe krijimit të karrierës brenda për brenda ndërmarrjes.  

"Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë sistem të ndryshëm shkollimi profesional nga ai i Gjermanisë,” thuhet edhe në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kjo organizatë shpreson që reforma e ligjit të migracionit të lehtësojë edhe zbatimin e ligjit. "Kjo fillon me procesin e dhënies së vizave, gjatë të cilit dokumentat dërgohen nga njëri cep i botës në tjetrin, dhe mbaron me punonjësit e autoriteteve që nuk i zbatojnë në mënyrë unike dhe transparente rregullat komplekse.”  

Dyshime për punëdhënësit  
 
Çfarë do të thotë kjo gjë në praktikë, e di mirë avokatja Bettina Offer, e cila këshillon ndërmarrjet që duan të marrin forca të huaja punëtore. Edhe me kontratë pune në xhep është e vështirë të marrësh në ambasadën gjermane një takim për të aplikuar për marrjen e vizës dhe procesi i aplikimit mund të kërkojë muaj të tërë. "Unë has herë pas here zyrtarë që në vend që ta kuptojnë se punëdhënësi im është në kërkim të krahut të punës kanë në përgjithësi dyshime se ai kërkon të fusë të huajt kontrabandë në Gjermani.” 

Offer flet për një "qëndrim mbrojtës që i ka rrënjët e thella" të autoriteteve gjermane në zyrën e të huajve. "Unë kam gjithnjë problemin se më duhet të luftoj këtë lloj qëndrimi, që nuk e ka origjinën vetëm tek qëndrimi mbrojtës ndaj azilantëve, ku zyrtarët thonë se “i huaj i mirë është ai i huaj që nuk qëndron në Gjermani”, dhe kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Neve duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Çdo punëtor që vjen tek ne është përfitim për vendin." 

Më shumë mundësi pune për azilantët 

Sipërmarrësi Markus Winter shpreson po ashtu që të bëhen ndryshime edhe të ligjit të migracionit. Pengesat për azilkërkuesit që kërkojnë të punojnë janë shumë të mëdha. Winter ka marrë që nga vitin 2016 gati 300 azilantë në punë dhe bën mbikqyrjen e tyre. “Nga përvoja ime mund të them se nuk është e thjeshtë dhe dy të tretat e njerëzve nuk erdhën tek ne që me përpjekjen e parë.” 

Por megjithë problemet e gjuhës dhe integrimit të punonjësve të rinj, mes azilkërkuesve ekziston potencial i madh. “Unë mund ta kuptoj politikisht që me ligjin e azilit nuk mund të bëhet politikë e fshehtë migracioni. Por edhe këtu duhen bërë ndryshime.” /DW/

papunesia ne gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës